Deputeti i pavarur, që ishte dikur në Lëvizjen Vetëvendosje, si pa pritmas njoftoi dhe hapi të « pame » në formë mortore para Kuvendit të Kosovës, për vdekjen klinike të dy Institucioneve, atë të Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Deputeti i pavarur H.Abazi, këtë skandal të jashtëzakonshëm e mendoi apo nuk e mendoi mirë, duke e akuzuar Qeverinë e vendit për manipulime dhe fshehje të çështjeve për Asociacionin e komunave të pakicës dhe minoritetit serb në Kosovë.
Ai këtë Qeveri në krye me Albin Kurtin, e cilëson si më të dobëtën në radhët e deritanishme dhe përgjegjësi për gjitha këto të pa arritura dhe ngulfatje i dedikohet Qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti, mu për atë deputeti Abazi, nuk di se çfarë të veprojë, sepse ka « dhembje » dhe brengosje për vendin dhe popullin e vet, prandaj e konsideron këtë Qeveri si të vdekur, duke e vendosur një karrigë dhe peshqir para Kuvendit, sikur është adeti shqiptar kur shpallet një rast mortor.
Çfarë dëshiron të demostrojë dhe të fantazojë deputeti i pavarur Abazi, me veprimin e vet skandaloz dhe të pa parë ndonjëherë, duke e shpallur të vdekur Kuvendin dhe Qeverinë e vendit të vet, të cilin e kemi ëndërruar me shekuj dhe ja tani, duam ta kthejmë edhe njëherë mbrapa me gjeste dhe mrekulli të tilla.
Deputeti Abazi, me siguri që nuk është pajtuar me kryeministrin Kurti, për çështje që ndoshta nuk mundet askush ti shpjegojë, por cili pasa pasë të drejt, që në marrëdhëniet në mes tyre të merr etiketën e mëkatëve si do qofshin ato në llogarinë e çështjeve madhore dhe shtetërore apo në ato private, por po dihet se, deputeti Abazi, e ka shkelur njëherë bishtin e shatit dhe kjo është e dyta herë, që po i përsëritë të njëjtat gabime.
Ndashta deputeti Abazi, në një mënyrë me këtë gjest skandaloz ka dashur ta tërheq vëmendjen e publikut shqiptar dhe atë ndërkombëtar, duke vepruar në këtë mënyrë si një deputet i pavarur, duke treguar se demokracia mund të shprehet edhe në këtë mënyrë, por nuk i besohet këtij gjesti dhe as gjesteve të tilla që abuzojnë me Institucionet e popullit dhe vendit të vet.
Për ta tërhequr publikun dhe opinionin e vet, deputeti Abazi, ka mundur jo më keq të veproi se në këtë mënyrë, sikur do të ishte zdeshur i tëri në një qendër të kryeqytetit dhe të kishte bërë sfilata para qytetarëve të vet, ky gjest do i kishte tërhequr edhe më shumë simpatizantët e tij dhe miqtë e ndershëm, të cilët do i kishin dhënë edhe ndonjë kompliment, përndryshe turpi nuk ka kufi dhe ska se ku do të ndalej më keq.