Ukraina bombardohet, Europa pickohet/sabotohet!

Opinione

Ukraina bombardohet, Europa pickohet/sabotohet!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 6 maj 2024 Në ora: 23:04
Ilustrim

Karikaturisti Morten Mørland është frymëzuar nga Atlasi, i cili në mitologjinë greke mban qiellin qiellor në kokë dhe me duar. Putin dëshiron të shkundë rendin botëror.

Jo me armë vdekjeprurëse, siç po përjeton Ukraina nga  bombardimet e vazhdueshme ruse.

-Kundër Norvegjisë dhe vendeve të tjera perëndimore, Vladimir Putin përdor metoda të tjera, si sabotimi, spiunazhi, bllokimi i GPS-it, dezinformimi dhe hakimi.

Për ta arritur këtë, ai po bën një luftë hibride kundër vendeve perëndimore, me një mijë thumbime të vogla e të mëdha.

Sulmet sistematike synojnë të minojnë shoqëritë perëndimore, të dobësojnë besimin te autoritetet demokratike dhe të vendosin grupe politike kundër grupeve të tjera!

Një shembull i kësaj është ndërhyrja ruse e sinjaleve të navigimit, ose bllokimi i GPS.

-Javën e kaluar, dy fluturime të Finnair duhej të ktheheshin përsëri në Finlandë, ata nuk mund të fluturonin  në mënyrë të sigurt në destinacionin e tyre në Estoni nga ndërhyrjet elektronike!

 Ministri i Jashtëm Margus Tsahkna shkruan në X/Twitter se ndërhyrja GPS në hapësirën ajrore të Estonisë, e kryer nga Rusia, ndikon në aviacionin civil në rajon.

Sipas Financial Times, dhjetëra mijëra fluturime janë prekur nga ndërhyrja GPS në muajt e fundit. Në rastin më të keq, katastrofat në ajër janë të mundëshme!

-Në Republikën Çeke, Ministri i Transportit Martin Kupka tha më herët këtë pranverë se Rusia ka qenë pas disa mijëra përpjekjeve për të ndërprerë trafikun e trenave dhe infrastrukturën tjetër kritike gjatë dy viteve të fundit. Ndër të tjera, thuhet se janë bërë përpjekje për të hakuar sistemet e sinjalizimit të hekurudhës çeke. 

-Në Bayreuth në Gjermaninë juglindore, policia arrestoi dy burra të akuzuar si agjentë të Rusisë në prill. Ata thuhet se kanë planifikuar të bombardojnë objektet industriale ose bazat ushtarake për të ndaluar ose vonuar dërgesat e armëve perëndimore në Ukrainë.

Të dy janë identifikuar nga prokuroria si Dieter S (39) dhe Alexander J (37). Ata kishin shtetësi ruse dhe gjermane dhe thuhet se kanë qenë në kontakt me shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse (GRU).

Provat përfshijnë foto dhe harta të objektivave të mundshëm të sabotimit.

Pra kjo është Rusia e cila drejton fushata të gjera dezinformimi dhe hakerimesh në vendet perëndimore. Për një kohë të gjatë, ata kanë prodhuar lajme të rreme për të ndikuar në opinionin publik në vendet perëndimore, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet.

-Në fund të marsit, kryeministri belg Alexander De Croo tha se Rusia kishte paguar përfaqësues në Parlamentin Evropian për të promovuar propagandën ruse. Belgjika bashkëpunoi me Republikën Çeke e cila ekspozoi një rrjet propagandistik pro-rus në Pragë.

Fushatat e ndikimit rus janë bërë më të avancuara.

Në të kaluarën ata përhapnin lajme tronditëse që mund të ekspozoheshin lehtësisht si propagandë me paknaqësi dhe konflikte të brendshme në vende të caktuara! Me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), rusët mund të krijojnë përmbajtje që përshtatet me një audiencë perëndimore.

- Ata kërkojnë ndarje, dyshime dhe pasiguri dhe përpiqen ta zmadhojnë këtë, thotë Ralf Beste për Financial Times.

Kjo është më e vështirë të zbulohet  se kush qëndron pas këtyre përmbajtjeve. Informacioni i rremë përhapet shpejt dhe shumëfishohet në mediat sociale.

-Vitin e kaluar, autoritetet gjermane zbuluan një fushatë të gjerë ndikimi rus të përbërë nga 50,000 llogari të rreme në X/Twitter. Ata publikonin çdo ditë përafërsisht. 200,000 mesazhe se sa e dëmshme dhe e rrezikshme ishte për Gjermaninë të mbështeste Ukrainën.

Faktisk.no i referohet një raporti nga agjencia franceze Vignium, e cila ka zbuluar se ekziston një rrjet i gjerë faqesh ruse që përhapin dezinformata në një numër të madh gjuhësh.

Midis tyre, ekziston edhe një faqe interneti në gjuhën norvegjeze me përmbajtje që me sa duket është përkthyer automatikisht nga rusishtja.

H.R

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat