Ëndrrat e mitit serb në luftë për një Serbi të madhe

Opinione

Ëndrrat e mitit serb në luftë për një Serbi të madhe

Nga: Dedë Preqi Më: 6 maj 2024 Në ora: 10:49
Dedë Preqi

Secili duhet t’ia bëjë këtë pytje vetëvetës se, a jetohet apo qëndrohet vazhdimisht nën zgjedhë, nëse jetët njerëzore shtypen nga pesha e keqtrajtimeve dhe format e dhunës, kujna do i duket se një jetë e tillë nuk është e tmershme dhe e pa jetueshme.

Nuk harrohet lehtë, sepse bëhët fjalë për një luftë ç’farosëse të njerëzimit, sikur që ishte lufta e fundit në Kosovë, ku përveq malltretimeve, dhunimeve, përndjekjeve dhe masakrimeve nga kriminelët serb, kufomat e kësaj popullate shqiptare një pjesë e tyre është djegur dhe një pjesë tjetër janë bartur dhe fshehur kufomat nëpër pusete të thella në Serbi dhe gjetiu për t’i humbur gjurmat e tyre.

Megjithatë, problemet nuk kanë mbaruar akoma edhe mbas çlirimit të këtij vendi, kur Serbia dhe udhëheqja e sotme në krye me Vuçiqin, e kërcënon me luftë në çdo moment Kosovën, dhe sikur këto probleme bëhën përditë e më komplekse, të cilat vazhdojnë dhe nuk lënë të ecën përpara në rrugëtimet e veta të zhvillimit dhe shtet ndërtimit, dhe ta jetojë plotësisht jetën e qetë ashtu sikur e meriton ky popull.

Përpjekjet e botës së sotme bashkëkohore nuk duhet që edhe sot të prodhojnë përbindësha, gjakpirësa, psikopata e eksperta që planifikojnë katastrofa të tmershme dhe gjenocide ndërnjerëzore dhe zhdukjen e njëri-tjetrit, të shtyrë nga forca e miteve të verbëra, sikur të mos vlente fare jeta e tjetrit, duke mos llogaritë se jeta e sëcilit mund të jetë një atom i vogël në këtë univers.

Përkundrazi, vetëm kultura njerëzore është ajo, e cila ti qel sytë e afron mendjen dhe tregon pasqyrën individuale e shoqërore, përmes vlerave të saj etike dhe formës edukative-njerëzore, që janë mundësi të natyrshme të njeriut, të cilat koha bashkëkohore i ka zbuluar dhe zhvilluar.

Këto vlera dhe qëndrime janë të lidhura ngushtë me natyrën njerëzore, dhe qëndrojnë në një marrëdhënie të veçantë me elementin e prekshëm njerëzor, duke e tëhequr në rrjedhat e veta, por jo edhe të lirohet në tërësi nga barra e miteve të vjetra, siq e ka barrë me shekuj Serbia, që dominimin dhe shtypjen ndaj popujve « jo serb » e ka trashëgimi të saj ndër gjenerata dhe e sheh si parim të kësaj race njerëzore.

Kënd po e pengon sot Kosova, në një atmosferë të lirë dhe të shtetndërtimit si dhe inkuadrimin e saj në marrëdhënie me vendet dhe organizatat ndërkombëtare, duke shprehë vullnetin dhe optimizmin e vet si popull liridashës e paqëdashës, i cili gjatë gjithë historisë së vet edhe sot synon nga fakti i të qenit i lirë, i pa trazuar dhe zot në tokën e të parëve të vet.

Pse Serbia, vajton sot për Kosovën, kur ky vend me 1999, u çlirua nga NATO, dhe me ndihmën e forcave të veta vullnetare të UçK-së, duke e marrë vulën e vet të shtetit të lirë dhe demokratik me shpalljen e Pavarësisë me 17 shkurt të vitit 2008-të, të cilin e kanë njohur pothuaj e gjithë bota dhe ato vende më të fuqishme të planetit, në krye me SHBA-të dhe aleatët e saj.

Edhe Kosova, sikur edhe vendet tjera të botës, që rilindën si shtete dhe kombe sovrane pas një periudhe të gjatë të pushtimit e të huajve, tani më Serbia, duhet ta ketë të qartë dhe duhej ndalur me ëndërrat e miteve të saja, që do të rridhnin nga ekspansionet serbe, që ndezin dhe nxisin vetëm luftëra e pushtime të reja, të pushojnë njëherë e përgjithmonë.

Nuk mund ta kuptosh dhe shpjegosh avanturën e sotme politike të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, edhe pas gjithë asaj lufte të tmershme dhe gjenocidiale ndaj njerëzve të pa fajshëm të shqiptarëve në Kosovë, dhe rajon nga regjimi i Millosheviçit, në vend që të kërkojë falje për krimet e shkakëtuara, ky president i lavdëron dhe i gradon autorët e dhunës dhe krimit, duke u dhënë edhe pozita kyqe në qeverinë e Serbisë, ndërsa kreu i Politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrel dhe të tjerë këtë udhëheqje dhe këtë lloj pushteti e përgëzojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat