Të kamufluar nën petkun politik dhe pa dallim

Opinione

Të kamufluar nën petkun politik dhe pa dallim

Nga: Petrit Dibrani Më: 5 maj 2024 Në ora: 21:12
Autori Petrit Dibrani

Nuk janë gjë tjetër veçse e njejta gënjeshtër, hipokrizi, andaj shtiren dhe fshihen, vetëm ndaj vetes së tyre. Krimi i organizuar në politikë ka emra të ndryshëm anembanë botës:

Në Itali quhet “Camorra”,

Në Amerikë “Mafia”, dhe në Kosovë deri tani, është quajtur qeveri.

Pse duhet të mbesim anash dhe t'i mbrojmë? Nepotizmi, punësimet familjare, krimi i organizuar, korrupsioni, gojën plot “drejtësi”, e tash pak ma zi me ardhjen në pushtet. Kuptoni o popull, këta janë të njejtë të gjithë, e duan vetëm pushtetin dhe aspak shtetin dhe qytetarët. Këta politikanë të pangopur dallojnë vetëm nga gënjeshtrat, të cilat nuk i kanë të njëjtat. Të gjithë janë demagogë, të shkathët me fraza të thata dhe gjeste ekspresive. Besoni ose jo, me këta gënjeshtarë, gjendja s'do të ndryshojë kurrë, ata nuk mund të bëjnë ndryshimin, ata vetëm shkaktojnë shkatërrim.

Ai që tregon apo shkruan drejtë gabimet e një politikani, është mësuesi i tij dhe ndihmës për shoqërinë, ai që vë në dukje veprimet e drejta të tij, është miku i tij, ai që e lajkaton është armiku i tij.

Delirantët e injoranca dhe (pa)fytyrësia e politikanëve në Kosovë! Nuk duhet edhe shumë që të shkatërruar një shoqëri. Gjithçka që ju duhet të bëni, është të bindni një pjesë të shoqërisë që puna që është bërë deri tani është krejtësisht e padobishme dhe e pakuptimt, nga veprimet tuaja, sigurisht.

Disa politikanë, çdoherë mendojnë se qytetarët i duan për shkak të së mirës së tyre, por ata kurrë nuk dyshojnë se të mirë janë ata që i duan politikanët! Kanë harruar se: "Delirantët ushqehen reciprokisht me delir". Delirantët e injoranca dhe (pa)fytyrësia e politikanëve në Kosovë! Politikanëve në Kosovë po u errësohet vetëdija, po shkëputen nga realiteti, po kanë ndryshime të shpejta të gjendjes së humorit, që shpesh shoqërohet edhe me fenomene psikotike. Po mendoj, nuk e di, ndoshta s’po ja qëlloj! Dy "këmbët" me të cilat ecën përpara qytetarët janë:

SHTETI i drejtë ligjor dhe

SHKOLLA, e cila është e duhur për jetën...

Hajde vazhdoni, sepse keni gjetur qytetar që shumë mirë po i mashtroni, tash e një çerek shekulli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat