Nëse Rama nuk mund ta padisë RAI 3 brenda EU, do ta padis në Serbi!

Opinione

Nëse Rama nuk mund ta padisë RAI 3 brenda EU, do ta padis në Serbi!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 27 prill 2024 Në ora: 19:40
Sherif Ramabaja

Piktorin natën vonë e zgjuan nga gjumi. RAI 3 çmos ka folur për ju. Akuzë mbi akuza për ju, Rilindjen dhe PS për korrupsion, i kishin thënë. Piktori i përgjumur kishte dhënë urdhër: RAI 3 me zbardhjen e dritës, ti rrënohen objektet ashtu siç i ishin rrënuar Prestige - Resortit. I kishin treguar se RAI 3 nuk ndodhet në Shqipëri, po në Itali.

 Piktori për momentin u humb se nuk dinte si të vepronte, po e kapi telefonin dhe filloi t´i fyente gazetarët, reporterët, fotografët, redaktorët, kryeredaktorët, regjisorët, kameramanët, grimuesit, stilistët, pastruesit, kamerierët, gjellëbërësit, Berishën, Metën, Lulin, opozitën dhe të gjithë stafin i televizionit.

Unë u vura në shërbim të Italisë dhe bëra marrëveshje me Melonin që të gjithë refugjatët nga Afrika, Afganistani, Siria, Turqia, Azia, Arabia etj. tash e tutje t´i sillni në Shqipëri, kurse ju mua ma varni në qafë korrupsionin, ma përqeshni Rilindjen dhe partinë time.

Kryeredaktori ishte përpjekur t´i tregonte se janë medium i pavarur, apolitik dhe bazohen vetëm në fakte, po piktori tërbohej tërësisht kur ia ceknin faktet.

Askush nuk ka fakte ndaj meje, u kishte thënë ai. Edhe rastin e Safet Gjicit opozita ishte munduar të ma m ‘veshte mua, edhe pse unë s´kisha fare të bëja fare me skenat seksuale të krye bashkiakut, Gjici.

Ky ishte vetëm një argument për të cilin unë dhe Rilindja, e as partia ime nuk merr përgjegjësi. Fakti tjetër është se unë nuk merrem as me tendera, e as me iceneratorët. Kam thënë që secili përgjigjet për veten e tij.

Po të kishit qenë në Shqipëri, u kishte thënë piktori, lehtë do ta zgjidhnim këtë mosmarrëveshje, po nëse nuk i tërhiqni akuzat ndaj meje, nuk më mbetet tjetër përpos t´ju padis në gjyq, i kërcënoi piktori.

Në gjyq e pata paditur edhe Ramush Haradinajn, për shpifjet ndaj meje, gjoja se me Thaçin angazhoheshim për ndarjen e Kosovës.

Angazhimi im ishte dhe mbetet vetëm për pajtimin e dy popujve tanë. Unë hoqa dorë po ashtu edhe nga Ballkani i Hapur, sepse tërë kosovarët mu hodhën në shpinë.

 Shikojeni me Ballkanin e Hapur të Ramës, se si e mbuloi Serbia me qumësht Shqipërinë, kurse blegtorët shqiptar duke protestuar, po detyrohen ta derdhin qumështin e tyre.

 Këto janë pasojat e Ramës largpamës me Ballkanin e Hapur, më akuzojnë. Në realitet qëllimi im ishte vetëm për integrime ekonomike dhe lëvizje të lirë të njerëzve.

Unë shikoja më larg, derisa Kurti merrej me teneqet. Unë po ua bëjë edhe një herë me dije, ose tërhiqni akuzat për korrupsion ndaj meje dhe më kërkoni ndjesë, ose do të detyrohem të ju padis në Gjyqin Evropian.

Po ma refuzuan padinë në gjyqin e Bashkimit Evropian, do t´ju padis në Serbi, si  vend neutral. Së paku në Serbi qëndrojnë të gjithë pas meje, duke filluar nga Vuçiqi, Daçiqi, Bërnabic – ka, Vulin, Dodik, Shesheli, Radojçiq, Gjuriq etj.

 Dua sqarim të menjëhershëm, u kërcënua piktori dhe ua mbylli telefonatën!

Mars – Rover (Satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat