Alarm në Ballkan: Ndërmjetësimet në Bruksel dhe ambiciet e Vuçiqit dhe Putinit të nisin luftën në Kosovë

Opinione

Alarm në Ballkan: Ndërmjetësimet në Bruksel dhe ambiciet e Vuçiqit dhe Putinit të nisin luftën në Kosovë

Xhevdet Mazrekaj Nga Xhevdet Mazrekaj Më 20 prill 2024 Në ora: 11:53
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga “Bota sot”

Ndërsa tensionet globale vazhdojnë të rriten, sytë e të gjithëve duhet të jenë të drejtuar nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht nga Kosova, ku rreziku i një lufte të re është më i madh se kurrë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë bërë të qartë ambiciet e tyre që të shfrytëzojnë situatën e brishtë në rajon për të nxitur konflikte. Veprimet e Vuçiq, të mbështetura nga strategjia e Putin për të devijuar vëmendjen nga sfidat në Ukrainë, krijojnë një klimë të përshtatshme për nisjen e një luftë në Kosovë. Vladimir Putin, i cili përballë sfidave në Ukrainë, mund të shohë një krizë në Ballkan si një mënyrë për të devijuar vëmendjen dhe për të dobësuar mbështetjen perëndimore për Ukrainën. Ndërmjetësimet e vazhdueshme në Bruksel, përkundër përpjekjeve, deri më tani nuk kanë arritur të frenojnë ambiciet e tyre agresive.

Vuçiq ka treguar një mospërfillje të vazhdueshme për Marrëveshjen e Brukselit, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, e cila synon të sigurojë marrëdhënie paqësore midis Kosovës dhe Serbisë. Ky refuzim jo vetëm që rrit tensionet, por gjithashtu sugjeron një gatishmëri për të rrezikuar stabilitetin rajonal për fitime politike afatshkurtra.

Përballë kësaj situate potencialisht shpërthyese, është thelbësore që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të përfshihen më aktivisht. Diplomacia intensive dhe mbështetja për institucionet demokratike në rajon janë jetike për të parandaluar një përshkallëzim të dhunës dhe për të mbrojtur vlerat e paqes dhe stabilitetit që janë kaq thelbësore për sigurinë evropiane.

Si një vëzhgues i politikës ndërkombëtare, besoj fuqishëm se është e rëndësishme që liderët perëndimorë të qëndrojnë vigjilentë dhe të angazhuar në mbrojtjen e principeve të shtetësisë ligjore dhe të qëndrojnë të përgatitur për të adresuar çdo ndërhyrje të mundshme nga forcat e jashtme që synojnë të përfitojnë nga trazirat në Ballkan. Lufta nuk është e pashmangshme, por veprimi ynë i vendosur mund të jetë kyç në parandalimin e saj.

Së fundmi, pritshmëritë janë të larta për zavendësimet e Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell në Bruksel, të cilët vijnë nga shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Këto përpjekje pritet të sjellin ndriçime të reja mbi Marrëveshjen e Brukselit, e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ky zhvillim i fundit ofron një shpresë për një zgjidhje diplomatike që mund të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të sigurojë stabilitet në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat