Kush po brengoset më shumë përveç Radoijqiqit për konfiskimin e pasurisë së tij? Ai, apo miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, serbë dhe shqipfolës?

Opinione

Kush po brengoset më shumë përveç Radoijqiqit për konfiskimin e pasurisë së tij? Ai, apo miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, serbë dhe shqipfolës?

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 7 prill 2024 Në ora: 16:06
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla në pronën e konfiskuar të Radoiçiqit

Serbia, përveç shtabeve terroriste, po formon edhe ato politike kundër Dardanisë për të penguar anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare në kundërshtim me pikën 4 të Marrëveshjes së Ohrit. BE por edhe DASH-i, i kanë futur veshët në lesh, s’ka reagim ndaj Serbisë.

Shtabi anti-qeveri Kurti, është më seli në Tiranë, me anëtarët e devotshëm të opozitës dardane.

Në ulurimat tragjikomike të opozitës dardane për largimin e kësaj qeverie, e cila po bën çmos për t'u kundërvënë kur janë në pyetje reagimet zyrtare në emër të shtetit serb, për Bashkësinë Ndërkombëtare e cila, fatkeqësisht, tani po duket se ka marrë anën e Serbisë, po ëndërrojnë që ta riorientojnë atë nga trungu i saj rus agresor e imperialist në atë pro-perëndimor, duke nënqmuar, shtypur, qoftë edhe me masa ekonomike Dardaninë, po e anashkalojnë, duke mos respektuar vullnetin e popullit, i cili, për të jetuar i lirë pas gjithë atij gjenocidi që e përjetoi nga shteti kriminal serb, nga ish-udhëheqja dhe kjo aktuale kriminale antishqiptare. Krah tyre e kanë edhe Qeverinë e Tiranës dhe kjo është e keqja e madhe që po përjetojnë shqiptarët e Dardanisë që i ndodhi gjatë gjithë historisë, nga mercenarë dhe bashkëpunëtorë me armikun tonë historik, Serbinë, e pa penduar deri në ditët e sotme.

Veprimet e Qeverisë rreth konfiskimit të pasurisë marramendëse të kryekriminalit Miljan Radojqiq janë një hap i pa parë në historinë e shekullit të fundit në këtë pjesë të vendit, e cila është e okupuar në heshtje nga Serbia, duke pranuar komplotin e ish-udhëheqësve. Kjo veprim i hedh në vend tokën këtij kryeterroristi, komandantit dhe torturuesit të pakicës serbe në veri, të cilët, nëse do të kishin lirinë për të thënë të vërtetën, do të deklaroheshin publikisht se nuk kanë presion nga shqiptarët dhe as nga qeveria dardane, por nga ky komandant, udhëheqësi i të gjitha krimeve politike, ekonomike dhe njerëzore. Siç theksua në kryetitull të këtij shkrimi, kush po brengoset më shumë përveç Radojqiqit, është fjala për bashkëpunëtorët e tij politikë dhe biznesore, përfshirë jo vetëm serbët por edhe shqiptarët të cilët kishin një bashkëpunim të ndërsjellë, edhe kur ishin në pozita të larta shtetërore. Nuk është e drejtë që pasuria ilegale të konfiskohet vetëm tek krimineli Miljan Radojqiq, por edhe te të tjerët, megjithëse ky ishte njeriu më i fuqishëm në Dardanisën veriore, si dhe në Serbi, dhe që ka në dorë presidentin Vuqiq dhe e shantazon në mënyrën e tij. Në të njëjtën mënyrë, ai shantazon edhe opozitën dardane, ata të cilët kanë pasur biznese ilegale të cilat kanë pasur biznese ilegale dobiprurëse

REKOS 2024, vendim shumë i qelluar i Qeverisë

Agjencia e Statistikave të Dardanisë (Kosovës), do të realizojë Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familiare dhe Banesave në tërë teritorin e Republikës së Dardanisë. Ky akt është një hap i rëndësishëm që do të sjellë një pasqyrë të plotë dhe të përfshirë të realitetit, duke ofruar përgjigje për shumë pyetje që nuk janë adresuar më parë.

Pas direktivave të regjimit të Beogradit, Lista serbe kërkon që ky regjistrim të bojkotohet nga pakica serbe, duke eliminuar veten nga të drejtat e tyre kushtetuese. Megjithatë, qeveria e Dardanisë nuk mbanë asnjë lloj përgjegjësie për këtë.

Pas përfundimit të regjistrimit të popullsisë, veprimi i mençur i Qeverisë do të jetë shumë i rëndësishëm. Në një mënyrë zyrtare, publike dhe demokratike, do të ketë një pasqyrë të vërtetë të numrit të popullsisë, dëmet e luftës nga Serbia në periudhën fashiste dhe gjenocidale të vitit 1998/99, si dhe nivelin arsimor dhe intelektual të çdo familje. Por mbi të gjitha, duhet të fillojë konfiskimi i pasurisë, edhe ndaj shqiptarëve të cilët e kanë vjedhur dhe vjedhin shtëpinë e tyre dhe popullin e tyre në mënyrë ilegale, duke e varfëruar pjesën më të madhe të popullatës së ndershme dhe kontribuuese në shtet ndërtim dhe stabilizim ekonomik.

Urdhrat e atyre që janë të përfshirë në këto biznese ilegale, si laboratorët e drogës dhe valutat e falsifikuara, si dhe kontrabanda e mallrave nga Serbia dhe infiltrimi i doganave, tregon se duke iu kundërvënë kësaj qeverie, ata po dëshmojnë për Miljan Radojqiqin se po bëjnë përpjekje të pamundura për ta "rrëzuar" atë. Megjithatë, kërkojmë që të mos bëjnë publike ato që i kemi ndërmarrë bashkërisht.

Sigurisht, Millan Radojqiqi nuk do të heq dorë nga përpjekjet për të krijuar konflikte mes shqiptarëve, duke njohur mirë mentalitetin e tyre. Ky është zavalli i madh i opozitës përveç pushtetit, të cilin, nëse ta merrnin, qëllimi parësor do të ishte vënia e kapakut ndaj të gjitha marifeteve antishtetërore, antinjerëzore, ekonomike dhe politike.

Lista serbe, e drejtuar nga Beogradi, është e kundërshtuari kryesor i regjistrimit të popullsisë, numrit të familjeve, pasurisë dhe aspekteve të tjera. Qëllimi i tyre është të kushtëzojnë çdo gjë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, si hap i parë drejt bashkimit me Serbinë. Kjo organizatë terroriste, antishtetërore dhe mosnjohëse e Republikës së Dardanisë ka frikë nga gjendja demografike reale e pakicës serbe në veri. Ajo zbulon të vërtetën se kush faktikisht jeton në veriun e Mitrovicës, duke u frikësuar nga kthimi i shqiptarëve të vrarë dhe përzierë me dhunë. Duke marrë parasysh sjelljen e refugjatëve nga Kroacia dhe renegatëve rusë, që mund të jetojnë ende atje, reagimet do të jenë të fuqishme deri në moszbatimin e këtij vendimi. Serbia, sigurisht, do të reagojë me qëllim që të defunkcionalizojë Republikën e Dardanisë dhe ta mbajë në gjendje të tendosur, nëse i lejohet.

Qeveria duhet pa dyshim të zbatojë ligjin në të gjithë vendin, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të çdo qytetari, dhe nuk duhet të lejojë asnjë ndërhyrje. Në fakt, kjo do të forconte forcat që do të arrinin qëllimet e tyre me çdo kusht.

Vërehet një dukuri e mjerueshme në punimet e Kuvendit, të cilat kanë sjellë funksionimin e shtetit në pikëpyetje, duke mos i përmbushur kërkesat dhe obligimet ndërkombëtare. Prandaj, punimet e Kuvendit nuk po kanë rrjedhje normale. Opozita ankon mungesën e pjesëmarrjes së ministrave të detyruar të përgjigjen në pyetjet e deputetëve, ndërsa Qeveria ankon se opozita nuk po voton marrëveshjet ndërkombëtare. 300 milion euro qëndrojnë të bllokuara dhe dëmi ekonomik është shumë i madh në shumë aspekte tjera.

Qeveria, megjithatë, duhet t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve sepse është në detyrim, por deputetët, pa marrë parasysh të keqen partiake, duhet të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, sepse para botës demokratike, do të dukemi si shtet jo seriozë.

Nëse opozita me sjelljet e tyre dëshiron që me dhunë dhe arrogancë të largojë këtë qeveri, në të vërtetë, po sjellin efekte kundërproduktive, për ata vetë që, përveç se duan një mjegullim dhe paqartësi në momente të një sigurie të brishtë të kërcënuar nga Serbia, nuk kanë aftësinë jo vetëm për ta rrëzuar, por as për ta përmirësuar besimin e elektoratit. Disa prej këtyre partive nuk janë për t'u habitur nëse luftojnë edhe për kalimin e pragut zgjedhor. Sovrani po iu monitoron të dyja palët, dhe ai do t'u caktojë fatin të cilin, nuk mendoj se do të jetë në favor të asnjërës pale nëse ata vërtetë do të jenë në nivel të interesit qytetar, shtetëror dhe kombëtar.

Vizitat e Kryeministrit Kurti në komunat veriore me shumicë serbe, të cilat udhëhiqen nga shqiptarët, po politizohen sipas përkatësisë partiake, gjithmonë sipas tyre në bazë të kërkesave të ndërkombëtarëve, pa marrë parasysh vendimet e Qeverisë sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Vendosja e tyre, dikush në ndërtesat zyrtare dhe dikush në baraka sipas rekomandimeve nga BE dhe SHBA, u respektua sipas direktivave partiake. Kryetarët që vijnë nga PDK-u u vendosën në baraka, ndërsa ata të VV-së në ndërtesat zyrtare komunale.

Prandaj, reagimet e kryetarëve të vendosur në baraka, se Kryeministri nuk i vizitoi dhe as i paralajmëroi, duhet të gjykohen në mënyrë të sinqertë dhe të reale, sepse bëhet fjalë për dallimin midis qendrimeve politike dhe atyre shtetërore.

Megjithatë, në rend të parë duhet të zbatohen vendimet e Qeverisë, ato politike, duke pasur parasysh që ato nuk janë edhe obligative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat