Albini, flet pa frikë se është i pakorruptuar, ata para tij ishin të korruptuar dhe pa dinjitet

Opinione

Albini, flet pa frikë se është i pakorruptuar, ata para tij ishin të korruptuar dhe pa dinjitet

Nga: Faton Mehmeti Më: 7 prill 2024 Në ora: 14:58
Autori Faton Mehmeti

"SHBA dhe BE ishin mësuar se si duhet vepruar me liderët e institucioneve dhe partive politike në Kosovë. Në rolin e mentorit para tyre kishin të bënin me njerëz pa kredibilitet njerëzor dhe intelektual, të korruptuar deri në fytyrë.

Këto gjëra ata i dinin përmes mekanizmave të tyre, pavarësisht se në vendet nga vijnë këto gjëra nuk ndodhnin, në raste të caktuara edhe u levrështnin.

Kur ke dikë të korruptuar dhe ai e di se ti e di këtë, nuk mund të ngrehësh zërin, edhe kur ka të drejtë. Këtë gjë e kanë shfrytëzuar për të pasur më të lehtë zbatimin e urdhërave që jepnin tek liderët e institucioneve të Kosovës.

Ndërkombëtarët nuk kishin respekt për ata që vjedhin vendin e tyre, nuk e bëjnë në vendin e tyre, mirëpo kjo veç sa ua shtonte atyre mundësinë e zbatimit të vullnetit të tyre, edhe kur ato në raste të caktuara nuk ishin në favor të vendit. Kështu ndodhi derisa në krye të qeverisë erdhi Albin Kurti.

I njohur për zgjuarsinë e tij të papërfunduar, dhe çka është më rëndësi, i pakorruptuar.

Kjo, ua ka bërë më të vështirë ndërkombëtarëve të përdorin shantazhin e moderuar ndaj Kurtit për pranimin e 'urdhërave' të tyre në raport me Serbinë. Edhe pse të gjithë këta që akuzojnë Kurtin për mungesë bashkëpunimi, pranojnë se Kurti ka të drejtë të shtrijë sovranitetin në çdo cep të vendit. Imagjino sikur të ishte i korruptuar Albin, nuk do të mund të refuzonte kërkesat e ndërkombëtarëve, siç vepronin paraardhësit e tij.

Kështu pra, kur nuk je i korruptuar dhe ke kokën lart dhe jeton dhe punon me dinjitet. Ky është dallimi thelbësor me Albin Kurtin dhe të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat