Kur jeni në tension të lartë ose depresion!

Opinione

Kur jeni në tension të lartë ose depresion!

Nga: Agron Shabani Më: 5 prill 2024 Në ora: 09:42
Autori Agron Shabani

Në "kozmosin" ose botën e çrregulluar shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikologjike të personave ose individëve të ndryshëm me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikofizike, psikosociale dhe të tjera, gjithmonë ose vazhdimisht duket sikur ekziston një "dikush tjetër" si rival, kundërshtar apo si armik i tyre imagjinar ose fiktiv në një "botë" imagjinare ose fiktive të stërmbushur ose mbingarkuar me "forcë" ose "energji të madhe" iracionale dhe tepër negative!

Ndërkohë, zemra e një njeriu të shëndetshëm ose normal shpërndan rreth 7000 litra gjak në trupin e tij brenda 24 orëve, furnizuar muskujt, organet dhe trurin me oksigjen dhe elemente të rëndësishme për funksionimin e tyre.

Po ashtu, zemra e një njeriu të shëndetshëm ose normal kryen më shumë se 100,000 rrahje brenda 24 orëve.

Në këtë kontekst, sipas studimeve, analizave dhe teorive të njohura shkencore ose sociopsikologjike të Zigmund Frojdit, Karl Gustav Jungut, Maks Veberit, si dhe të shumë studiuesve dhe psikoanalistëve të tjerë në këtë fushë, të gjitha anomalitë, patologjitë, mediokritetet, turbulencat, fenomenët, reaksionet, destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme shoqërore ose qytetare në kontekstin e reaksioneve negative të shoqërisë serbe janë rezultat i ndryshme objektive dhe subjektive të natyrës dhe karakterit të përgjithshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikofizik të një personi ose individit shoqëror ose qytetar, si dhe proceset, zhvillimet ose fenomenët e kundërta të tyre.

Frojdi, Karl Gustav Jungu, Alfred Adler dhe psikoanalistë të tjerë, në kuadër të studimeve dhe analizave të tyre mbi individët në shoqëri dhe shtet, kanë paraparë dhe prognostifikuar përceptimet, akceptimet, anticipimet dhe justifikimet e tyre teorike dhe praktike mbi ndikimet dhe reflektimet e tyre në fenomene shoqërore dhe qytetare.

Për të pasqyruar qëllimet, ideologjitë, vizionet dhe pretendimet e një personi ose individit shoqëror, qeveritar ose politik, studimet dhe analizat shkencore dhe metodologjike përfshijnë nevojat dhe kërkesat objektive dhe subjektive të tyre, si dhe ambiciet dhe qëllimet e tyre në sfidat e shoqërisë dhe qytetarëve. Kjo përfshin edhe "egon" dhe "libidon" e tyre, si pozitive ashtu edhe negative.

Top of Form

Gabriel Tardi, në kuadër të studimeve dhe analizave të tij shkencore ose sociopsikologjike me titullin "Ligjet shoqërore ose qytetare", përqendrohet në natyrën dhe karakterin e njohur shpirtëror, emocional, mental ose psikofizik të personave ose individëve. Vepra e tij vë në dukje se zhvillimet, proceset, ose fenomenet shoqërore ose qytetare, në radhë të parë, janë rezultat i kësaj natyre dhe karakteri të personave të caktuar. Kjo veprimtari shpirtërore dhe mendore e tyre përfshin pozitat dhe funksionet e tyre në shtet, qeveri dhe shoqëri politike.

Maks Veberi, në veprat e tij të shquara si "Etika Protestante", "Shkenca si thirrje", "Politika si thirrje", etj., vë në dukje që të gjitha zhvillimet, proceset, dukuritë, reaksionet ose fenomenet e ndryshme shoqërore ose qytetare janë pasoja të natyrës dhe karakterit të lartëpërmendur të personit. Ai argumenton se aksionet dhe reaksionet e individëve janë në përputhje me qëllimet dhe idealet e tyre, duke përfshirë aksionet individuale dhe kolektive, si dhe reagimet në raport me qëllimet objektive dhe subjektive të tyre.

Në këtë kontekst, sipas pikëpamjeve të njohura të J. Hajnzinh, H. G. Gadamer, H. Arendt dhe të tjerëve, raportet ndërmjet nacionalizmit ekstrem ose radikal dhe patriotizmit të sinqertë shpesh herë krahasohen me marëdhëniet e njohura mes dashurisë dhe urrejtjes. Kjo përcakton një kornizë për të kuptuar dinamikën dhe kompleksitetin e ndërveprimeve shoqërore dhe politike.

Në këtë kontekst, mungesat ose deficitët e hetueshme të shtetit dhe pushtetit ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratik vazhdimisht kanë sjellë ngritjen dhe krijimin e strukturave elitare dhe pushtetmbajtëse të karakterit autoritar, totalitar dhe të tjera. Këto struktura përfshijnë qarqet policore, ushtarake, burokratike, politokratike, kleptokratike, anrakoindividualiste, anarkoliberaliste, etj., të ngjashme ose analoge me ato të regjimeve diktatoriale të kaluara si ai i Millosheviçit, Putin etj. Këto struktura kanë për qëllim bllokimin e zhvillimeve politike dhe demokratike për të rimobilizuar shtetin dhe pushtetin autoritar dhe totalitar.

Ndërkaq, faktorët ndërkombëtarë po përballen me kërcënime raketore, nukleare dhe atomike nga Rusia në konflikte si ai në Ukrainë. Ndërkohë, ata reagojnë ndaj veprimeve hegjemonike, ekspanzioniste, ushtarake dhe paramilitare të Serbisë ndaj Kosovës dhe vendeve të tjera.

Patriotizmi, sipas studimeve në fushën e sociopsikologjisë politike, është një ndjenjë e thellë emocionale dhe një obligim moral që i shërben identitetit kombëtar dhe historisë së një populli. Ndërkohë, nacionalizmi shpesh është i kundërt.

Roli dhe funksioni optimal i mediave të shkruara dhe elektronike varet nga mënyra se si ato raportojnë dhe interpretojnë ngjarjet politike dhe shoqërore. Ata duhet të sigurojnë një raportim të drejtë dhe të balancuar dhe të promovojnë debatin e lirë dhe pluralizmin e mendimeve për të ndihmuar në informimin dhe përfshirjen e publikut në proceset demokratike. në drejtim të një shoqërie më të përgjegjshme dhe të informuar.

Roli dhe funksioni optimal ose maksimal i mediave të shkruara dhe elektronike janë të rëndësishëm në shoqëri, sidomos në momente të rëndësishme politike, ushtarake, ose historike. Gazetat, portaleve, agjensitë e lajmeve, radio-televizioni dhe media të tjera shërbejnë si institucione mendore, ideore, kulturore, politike, patriotike dhe të tjera, duke shpërndarë informacion dhe ndikuar në opinionin publik.

Për shembull, gazeta autoritative shqiptare "Bota Sot" u bë një zë i rëndësishëm në promovimin dhe afirmimin e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK) para fillimit të konfliktit në Kosovë. Kjo gazetë, së bashku me media të tjera si Radio-televizioni shqiptar dhe revista "Eurozëri", përcollën këtë luftë si një luftë heroike për liri dhe pavarësi.

Ndërkohë, për themeluesin e gazetës "Bota Sot", Xhevdet Mazrekaj dhe familjen e tij, angazhimi në frontet e luftës çlirimtare të UCK-së, si dhe kontributi për kombin dhe atdheun, i bën ata subjekte të njohura dhe të respektuara në opinionin publik.

Megjithatë, është e rëndësishme që mediat të ofrojnë informacion të saktë dhe të verifikuar, duke shmangur gënjeshtrat dhe sensacionalizmin për të fituar audiencë. Studimet, analizat dhe anamnezat shkencore, institucionale ose neuropsikiatrike sigurojnë një bazë të rëndësishme për kuptimin e ngjarjeve dhe fenomeneve shoqërore dhe individuale, duke i shmangur manipulimet dhe spekulimet e panevojshme.

Prandaj, në një kontekst ku mediat mund të përdoren për të formuar opinionin publik dhe për të ndikuar në perceptimet e njerëzve, është e rëndësishme që ato të jenë të drejta dhe të përgjegjshme në raportimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat