Dikur goja e juaj plotë Bashkim, ndërsa tani, keni kaluar në përafrim

Opinione

Dikur goja e juaj plotë Bashkim, ndërsa tani, keni kaluar në përafrim

Nga: Petrit Dibrani Më: 31 mars 2024 Në ora: 20:46
Petrit Dibrani

1. Nga Bashkimi deri te përafrimi!

Bashkimi jo vetëm Shqipëri-Kosovë, mirëpo i t’gjitha trojeve tona, është “Domosdoshmëri”.)

Citoj, kaçurrelin!

Kosova dhe Shqipëria janë gjuhë dhe kulturë, arte dhe tradita, të mishëruara në brendi të kombit tonë. Abetarja e unifikuar dhe fillimi i punës për Enciklopedinë Shqiptare, i vulosin vlerat e historinë tonë të përbashkët.

Albin,

Vlerat e historisë tonë kombëtare të përbashkëta, i vulos “Bashkimi në një Shqipëri Natyrale”.

- Kthimi nga Bashkimi te përafrimi, është MASHTRIMI!

- S’jemi të mishëruar, përderisa nuk jemi një trup i vetëm dhe të Bashkuar.

- Bashkimi ishte dhe mbeti fjalë boshe, ngase pushteti ishte dhe po mbetet, më i “rëndësishmi”!

Pse, duhet shqiptarët të bashkohen dhe në një Shqipëri Natyrale të fuqizohen?

Ka shumë pse….

- Fillimisht, trojet e tyre, i Madhi Zot u’a ka falur.

- Shqiptarët padrejtësisht janë ndarë dhe ngado kthejnë kokën, kufizohen me veten e tyre.

- Shqiptarët kanë një gjak.

- Shqiptarët kanë një gjuhë.

- Shqiptarët kanë një traditë dhe shqiptarët, kanë një flamur kombëtar.

Duke mos harruar dhe ripërsëritur, shqiptarët e bashkuar janë faktor stabiliteti në Ballkan, ngase me gjakun e tyre, e kanë shkruar më shumë se një faqe në histori të Evropës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat