Vjedhë baba e vjedhë i biri (djali) në shtëpinë e babagjyshit!

Opinione

Vjedhë baba e vjedhë i biri (djali) në shtëpinë e babagjyshit!

Nga: Agron Shabani Më: 30 mars 2024 Në ora: 10:09
Autori Agron Shabani

Thuhet se Nastradin Hoxhës, dikur ia thyen shtëpinë dhe iu futën hajnat (hajdutët) brenda ....I tmerruar nga hajnat (hajdutë) e jashtëm që po ia vidhnin shtëpinë dhe krejt pasurinë: Nastradini e pyeti gruan e tij se çka (çfarë) me bërë tutje?

"Qyshë (si) me ia bërë tutje, oj qyqe! Po çohemi dhe po vjedhim me ta e ishalla na mbetët edhe neve diçka!"; iu përgjigj gruaja e vet, Nastradin Hoxhës.

Thonë se Kosova është bërë parajsë ose tokë e premtuar për politikanët ose diplomatët e ndryshëm vendorë dhe ndërkombetarë.

Shkojnë me duar në xhepa në Kosovë, për t'u kthyer dikur më vonë milioner, multimilioner ose miliarder (ndërkombëtarë), përderisa "hajnat (hajdutët) e vegjël" vendorë, nga anonimiteti, hici dhe kici, bëhen të pasur, të njohur, të famshëm dhe faktor! (lexo: duke falur blanco tokën e babës, babagjyshit, stërgjyshit dhe katragjyshit.

Kjo nuk ka asgjë të përbashkët me historinë, kulturën, traditat, reliktët, ritualet, idealet, vizionet dhe autoritetët, e popullit (kombit), shtetit dhe pushtetit. Absolutisht jo!

U mor vesh se aty dhe atëherë kur historia, shteti, pushteti, kultura, informimi, politika, diplomacia etj., bëhen punë, mision ose obligim i gjithëkujt, atëherë ato nuk janë më në dorën ose kompetencën e askujt. Dhe sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimësh ose opinionësh të ndryshme kontradiktore, anarkoteorike, anarkoindividualiste, anarkoliberaliste, përverse, linçuese, komplotiste, dinastike etj.

Në instancën e fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë dhe hipokrizisë individuale dhe kolektive të një shteti, populli ose kombi të tërë.

"Të marrëve, të paditurve, të robëruarëve, fukararënjëve, horrave dhe maskarënjëve, nuk u jep askush bukë, para, liri, drejtësi dhe barazi, por vetëm shëmbuj të ndryshëm, leksione dhe këshilla", thanë dikur grekë e lashtë.

Është e habitshme dhe interesante se gati asnjë formë shkencore, akademike, pedagogjike, letrare, kulturore, informative, politike, diplomatike etj....Asnjë mënyrë e të menduarit dhe logjikuarit konform me kohën dhe botën re që është (ishte) aktuale në botë, s'është reflektuar fare në Kosovë dhe Shqipëri.

S' e kupton dot se si ata ose ato që i thonë vetes politikan të kualifikuar ose diplomat kariere, profesor, intelektual ose akademik, apo analist ose opinionist portalesh dhe gazetash ditore ose periodike, nuk lexojnë fare, nuk dijnë të flasin dhe shkruajnë si duhet shqip etj..

Apo, së paku të mësohen të mendojnë dhe logjikojnë normalisht ose racionalisht....Në mënyrë racionale ose kritike....

Por merret me gjëra që nuk varen fare prej tyre.

Të mësuarit e të shkruarit të një eseje, analize, sinteze ose tregimi të vetëm mbi edukatën dhe kulturën shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike, është shumë më i levërditshëm se sa debatet, polemikat ose replikat e pafundme rreth asaj: "a duhet të jesh shqiptar musliman, katolik, ortodoks ose protestant", që shfaqen dhe manifestohen vazhdimisht në mënyrë imagjinare ose fiktive në "kosmosin" ose "universin" e ç'rregulluar shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik të skribomanëve; demagogëve, hipokritëve, filisterëve, mizantropëve ose maniakëve të ndryshëm pseudofetarë dhe kontrakulturor, të mbushur ose mbingarkuar me "forcë" ose "energji të madhe" iracionale dhe tepër negative.

Ndaj, pa ndryshuar esencialisht (substancialist) punët në Kosovë dhe Shqipëri, në trurin shqiptar, në mendimet, veprimet dhe reagimet e tij, vështirë se mund të ndryshojë diçka për të mirë tek shqiptarët.

Në Kosovë ose Shqipëri, vazhdon të ngrihet, manipulohet, spekulohet, rimohet, himnizohet, valorizohet dhe glorifikohet çdo gjë që është jo-njerëzore ose jo-humane, e cila me veprimin e vet qetësues, sedativ, terapik ose ngushëllues, kontribuon duke i mbajtur në jetë strukturat e korruptuara, diskredituara, demaskuara dhe kompromituara moralisht, politikisht dhe në çdo formë tjetër, në emër të ekzistencës së përbashkët individuale dhe kolektive.

Ç'është e vërteta, çdo foshnje ose qenie (krijesë) e mundshme njerëzore ose homo sapiente, sipas ligjëve të njohura hyjnore, natyrore dhe antropobiologjike, lindë e shëndetshme dhe inteligjente, por ia që më pas e bëjnë të sëmurë, të vrazhdë dhe të marrë shteti dhe shoqëria, gjegjësisht kushtët dhe rrethanat jetësore, shoqërore, familjare, fetare, kulturore, politike, sociale, ekonomike, ekzistencialiste etj.

Paradoksi tjetër (shqiptar ose kosovar) i radhës është ai se pushtuesit e dikurshëm turko-otoman dhe të tjerë, para dhe pas tyre: Krahas vrasjeve, masakrave, djegieve, plackitjeve, përdhunimeve, zhdukjes dhe shfarosjes masive dhe tepër enorme të iliro-shqiptarëve: I sollën dhe shkaktuan edhe shkombëtarizmin ose asimilimin e egër shkretor, nacional, fetar dhe kulturor të shqiptarëve me forma dhe metoda të egra brutale, inkuizicioniste, atrofike, autotrafike, heterotrafike, proksemative (largimi i detyruar), anabolike, diabolike, katabolike etj.

Sikur të mos ishin vrarë, zhdukur, masakruar, përndjekur dhe asimiluar nga turqit osmanlinjë për më shumë se 550 vite me radhë: Numri i shqiptarëve sot do ishte përafërësisht i njëjtë, apo i barabartë me numrin e italianëve, francezëve dhe anglezëve.

Në ndërkohë, politikanët, diplomatët, gazetarët, analistët ose opinionistët e ndryshëm të gazetave ose portaleve të ndryshme në shqip në Kosovë, Shqipëri dhe nëpër të gjitha vendet e tjera, edhe sot e kësaj dite i quajnë turqit dhe të tjerët "vëllezër, miq, partner dhe aleat historik dhe strategjik të Kosovës dhe shqiptarëve"!!!

Arsimi, shkenca, kultura dhe politika shqiptare, duket se u mungon gjithçka e njohur e shpirtit dhe mendjes së kualifikuar dhe racional, së bashku me 'metafizikën e moralit' të njohur shtetëror, kombëtar, fetar, kulturor, informativ, politik, diplomatik dhe patriotik tek shqiptarët. Dhe sidomos thellësia e mendimit, veprimit ose reagimit të hollë, të thellë, të ndërgjegjëshëm dhe racional të shqiptarit ndaj të gjitha çështjeve ose fenomeneve të mundshme shtetrore, kombëtare, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, fetare, kulturore, politike, diplomatike, strategjike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.

Për të qenë konkret, në Kosovë dhe Shqipëri, pa asnjë dyshim ka nevojë për ngritjen, shquarjen, artikulimin, kultivimin dhe avancimin e mendimit të njohur shkencor, racional, kritik, kontemplativ, komprehensiv, komplementar, suplementar, kompetent dhe inteligjent.

Së këndejmi, as poza ose pozicioni qyqar dhe i ulët i heshtjes, as retorika boshe ose patetike, nuk ndihmojnë për kapërcimin (tejkalimin) e "tabula rases" ose stadiumit të foshnjërisë shkencore, kulturore, informative, politike dhe diplomatike të 'homo sapiensit' shqiptar-kosovar.

Asnjë çmim komoditeti, servilizmi, konformizmi, oportunizmi dhe poltronizmi nuk na amnistojnë para të ardhmes së kombit dhe atdheut. Absolutisht jo.

Dhe, aq më pak përballjet e vazhdueshme infermale, ciklike ose enciklike në mes vlerave dhe antivlerave.

Në realitetin ose aktualitetin letrar, fetar, kulturor, gazetaresk, publicistik, analitik, politik dhe diplomatik të shqiptarëve, sot dominon shumë gjëra e asaj që quhet {kuazi, anti dhe pseudo}, së bashku me vardisje, parulla, slogane, recidive dhe elozhe të neveritshme, pllakative dhe ataviste.

Kujtoj se kjo është një karakteristikë e pashmangshme për periudhat pasluftarë dhe tranzicionit kudo në botë.

Ndaj, edhe nuk na shqetëson shumë ose aspak ky fakt, sepse pas kësaj stuhie infermale, diletante, deliriante, devijante dhe amateur, pashmangshëm vjen faza e seleksionimit natyror, intelektual dhe profesional.

Ritmi i jetës dhe i krijimtarisë shkencore, kulturore, gazetareske, publicistike, intelektuale, politike ose diplomatike etj, i ngjajnë një maratone ose metastaze. Në vijën e startit, rrjeshtohen të gjithë: të dobëtit dhe të fortët, kalamajtë dhe të rriturit, shtirakët dhe dinjitozët. Dihet kush do të arrijë në qëllim.

Në këtë rrjet vicioz ose biocenozë absurde ose abstrakte dhe obskure, deshe ose nuk deshe, do të japësh dhe do të marrësh sipas ligjeve biologjike, matematikore ose aritmetike.

Për më tepër, një qeveri e ndodhur ndërkohë në mes "nderit, moralit, ligjit, kualitetit, profesionalizmit, komplotit, shantazhit, dubiozitetit, kontroversive dhe hakmarrësise, e cila është në bashkëveprim me një opozitë ekstroverte, introverte, linçuese, bojkotuese, e shantazhuar, dubioze, kontroverse dhe tepër hakmarrëse, me një lider ose politikan të paditur, stupid, nebuloz dhe mediokrit (me përjashtime të rralla), të cilët shpesh e duan të luajnë rolin e "mbretërve fshatar" ("rex rusticorum"), si në luftërat ose kryengritjet e ndryshme fshatare në mesjetë, ose si në romanët e njohura "Wyatt Earp" dhe kështu me radhë...

Një Serbi me mentalitet, instikte, fiksione, imagjinata, fantazi, relikte, fetishe, slogane, parulla ose pamflete të ndryshme primitive, mesjetare, absolutiste, militariste, hegjemoniste, ekspansioniste, koloniale ose imperialiste si në kohën e Car Dushanit, Millutinit, Stevan Nemanjes, Karaxhorxheviçit, Pashiqit, Andriçit, Garashaninit, Çubrilloviçit, Rankoviçit, Millosheviçit etj..

Një Rusi cariste, imperiale dhe kolonialiste si në kohën e Ivan Groznit, Gollovkinit ose Volokolamskit...

Një SHBA-së e lodhur ose milsur nga roli dhe misioni i njohur i arbitrit ose policit të botës...

Një BE-së (UE-së) inkompakte, frakturë, poroze, heterogjene dhe tepër kontraverse, aglutinative dhe aproksimative në shumë çështje dhe aspekte bilaterale, multilaterale ose kolaterale...

Gazeta, portale ose media të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri që përhapin ose propagandojnë vazhdimisht (tra-la-la ose bla-bla-bla) të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" mbi "shtetin dhe popullin e madh e si vëlla" të Turqisë etj...! Nuk po dij...?!

Diçka ose shumëçka në Kosovë (edhe Shqipëri) nuk shkon siç duhet.

Atdhetarizmi është profan për njerëzit e shpirtit dhe besimit, sikurse besimi për njerëzit e civilizuar dhe të kulturuar. Edhe për njerëzit (heronjt) e luftës dhe politikës.

Kur e tërë lënda e pasur e librave fetare, kulturore dhe historike, do të dalë në dritë, do të shohim se, ndikimi i klerit katolik shqiptar në qytetërimin dhe historinë shqiptare, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot.

Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës ose Augustinit, duhet studiuar, analizuar dhe kuptuar në hollësi dhe brendi, dhe jo si jo të rastësishme. Sidomos dëshira e njëjtë ose identike, për të pajtuar filozofinë kombëtare, çlirimtare dhe patriotike me teologjinë etj.

Në të kundërtën, lufta çlirimtare, heroike dhe patriotike e djemve dhe vajzave të kombit, na nxori nga terri, minxyra dhe humnera e gjatë shekullore. Besoni në këtë!

Ndaj, mohimi, përbuzja, injorimi, shpërfillja ose anashkalimi i intelektualëve dhe patriotëve të shquar shqiptar nga ana e politikës dhe politikëbërjes kosovare, mendoj se nuk i bën mirë askujt.

Shqiptarët kanë kodin e tyre moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriotë deri në vdekje!", do thoshte dikur H. Charles Woods.

Shqiptarët janë një popull, një kulturë dhe një civilizim i veçantë. Edhe gjuha, kultura, lufta dhe historia e tyre janë të veçanta dhe specifike.

Shqiptarët janë një popull trim, tolerant, bujar dhe shumë fisnik.

Në nderin, moralin, kulturën dhe traditën e njohur të shqiptarit, është që të mos merrë gjak, ose të mos vritet hasmi ose gjakësori, nëse ka një grua ose fëmijë të vogël me veti, e jo të shahet nëna, gruaja, motra, etj.

Ndërkohë që shqiptarët e vërtetë, përveç Zotit, nuk njohin "figura supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! Shqiptarët e vërtetë dhe patriotë, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së mbretit ose sulltanit! E sidomos kokat e përulura ose nënshtruara, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Kurrë e asnjëherë më parë. Absolutisht kurrë!

Shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktorëve ose protagonistëve të njohur dhe kryesor të ngjarjeve, ndodhjeve, figurave dhe personalitetëve kryesore ose monumentale të historisë së tyre kombëtare.

Në të kundërtën, askush prej tyre nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, paranojak, diabolik, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lexuar, njohur dhe kuptuar mesazhet (porositë), ngjarjet, zhvillimet, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetet dhe zërat e kohës, shpirtit dhe historisë së njohur shqiptare!

Edhe pse dikush mund të përpiqet të shërbejë euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me shkrimet, vargjet, ose artin e tij vizual, letar, fetar, kulturor, politik, diplomatik, analitik, gazetaresk ose publicistik, pa as vetëm, ai shërben blasfemisë ose apostazisë!

P.S. "Historiae Magistra Vitae Est"

ASh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat