Lumiri si Isa, nuk i përballon kritikat e analistëve, akuzon ata se paguhen për ta sharë LDK-në

Opinione

Lumiri si Isa, nuk i përballon kritikat e analistëve, akuzon ata se paguhen për ta sharë LDK-në

Nga: Faton Mehmeti Më: 22 mars 2024 Në ora: 16:11
Autori Faton Mehmeti

Njësoj si paraardhësi i tij Isa Mustafa, Lumir Abdixhiku është kapur me analistët. Mungesa e rezultateve në terren prodhon gjuhën agresive ndaj atyre që nuk pajtohen me veprimet e kreut të LDK-së, e që sipas Lumirit duhet me çdo kusht të jenë krah tij. Humbja e arsyes përballë realitetit krijon situata edhe komike për njeriun që mëton të jetë kryeministër, e që sondazhet e porositura e nxjerrin në avantazh, por jo të vërtetat.

I vetëdijshëm për realitetin, Lumiri e di edhe sa paguhen analistët edhe misionin e tyre për " të sharë LDK-në". Dikur edhe vet opinionist politikë, Lumiri ka shpërthyer me kritika kundër analistëve, që sipas tyre paguhen "nga 1500 euro deri në 2000 euro në muaj për të sharë opozitën", sipas tij është e pamundur që për tri vite radhazi të atakohet LDK-ja.

Para se të drejtojë akuzat ndaj të tjerëve është mirë që z.Abdigjiku të shoh kah vetja më tepër, të merret me partinë e tij, të bëjë reforma të thella nisur nga një kërkim falje për gabimet e së shkuarës, për të cilat asnjëherë ska shprehur reflektim. Ndryshe nga dr.Rugova që promovonte kritikën si vlerë, Lumri nuk e pranon dhe as nuk e sheh si vlerë, përkundrazi kritikon ata që nuk e mbështesin.

Ka mijëra arsye për të kritikuar LDK-në, nisur nga fakti se Lumiri kurrë nuk është distancuar nga veprimet e Isës, njeri që ska fituar asnjë betejë, e që vazhdon me po njerëzit që kanë sjell LDK në këtë mjerim me pretendu me udhëheq shtetin.

Lumiri nuk mund të fitojë me metodën e Isës të linqimit të njerëzve, kritikave ndaj kujdo që nuk e mbështet, nëse nuk ndryshon do e ketë fatin e njëjtë si i Isës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat