“Pleqnarët e bisedimeve” janë ngulë n’karremin e Serbisë!

Opinione

“Pleqnarët e bisedimeve” janë ngulë n’karremin e Serbisë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 21 mars 2024 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Një grusht kriminelësh serbë, poshtërsuan forcat e KFOR-it në vitin 2023, vetëm se këta respektuan vlerat e demokracisë.

Kjo butësi ndaj politikës serbe po përsëritet për dekada, si një politikë e pa drejtë ndaj nesh, përderisa në këtë mënyrë është vendosur një barazi mes kriminelit dhe viktimës! Ndërmjetësuesit përherë urdhërojnë që bisedimet Serbi-Kosovë duhet të përparojnë, me bindjen se kjo është përgjegjësia e të dy shteteve, përndryshe pasojnë sanksionet për viktimën! Kjo sjellje e turpshme është evidente dhe duartrokitet nga soji ynë i etshëm për pushtet!

A është përgjegjësi e shtetit tonë si viktimë që jemi, t’a detyrojmë Serbinë që të bëhet demokratike dhe njëkohësisht të harrojmë gjithçka, të mos bëjmë zë për të bëmat e luftës së fundit, për viktimat, shkatrrimet dhe barbaritë ndër shekuj?

A duhet që ne të pranojmë gjithçka që dëmton shtetin tonë, pra të hiqim dorë nga shteti dhe shtetet që e kanë njohur republikën tonë?

Kam bindjen se pala shtetit tonë, në bisedime me Serbinë është “dresuar” prej kohësh për të mos u dëshmua në praktikë si një shtet i mirëfillt ndaj Serbisë. A nuk kuptohet kjo, si një lloj përkujdesjeje e dirigjuar nga “pleqnarët e demokracisë” ndaj durimit të politikës së egër serbosllave? Kështu vazhdojnë përkëdheljet dhe lutjet për Serbinë që kjo të kthehet kah Europa dhe Perëndimi, dhe përderisa këta janë në pritje të përgjegjësisë, bisedimet ngelin aty ku dëshiron Serbia.

Fatkeqësisht kemi ndërmjetësues të cilët janë ngulur në karremin e Serbisë sepse shpresojnë në mentalitetin e politikës serbosllave.

Kjo fatkeqësi është sukses për Serbinë dhe ndihmë për Rusinë kur dihet se Serbia e ka të ndarë mendjen! Mashtron Europën dhe Perëndimin, blenë kohë të armatoset, dhe në të njëjtën kohë kërcënon me luftë, në emër të Kremlinit. Ngrehë dhe mos e këput raportet me Perëndimin dhe në të njëjtën kohë e rrethon shtetin tonë me forca të armatosura!

Nuk e di sa kohë u duhet këtyre “pleqnarëve” të kuptojnë realitetin e këtij kombi gjakatarë, i cili nuk ka për të ndryshuar asnjëherë. Soji i bishës mbetet bishë përderisa ushqehet me ndjenjën e dominimit ndaj të tjerëve!

Pse ringjallen ëndrrat e Serbisë me sankcione ndaj shtetit tonë, pse gjykohen vetëm njerëzit tanë, pse s’kemi përkrahje edhe kur respektojmë shtetin dhe kushtetutën e Republikës? Shumë faje janë pronë e jona kolektive, sepse kjo patate e nxehtë nuk u mbajtë në dorë nga asnjë qeveri e mëparshme. Sot, të kërkojmë fajtorin për këtë mungesë guximi, nuk e gjen dot, sepse ne shqiptarët ndjehemi të pa gabueshëm. E drejta se jemi shtet dhe nuk duam shtet në shtet, tërbon Serbinë dhe nervozon këta “pleqnarët e demokracisë” të cilëve askush nuk bën me ua mbajtë anën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat