Gjuha fyese e Petkoviqit, ndaj presidentes osmani, është ulërimë e zagarëve të Vuçiqit

Opinione

Gjuha fyese e Petkoviqit, ndaj presidentes osmani, është ulërimë e zagarëve të Vuçiqit

Nga: Dedë Preqi Më: 19 mars 2024 Në ora: 20:07
Autori Dedë Preqi

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovën, në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, këto ditë përdori gjuhë fyese ndaj presidentes së Kosovës, dr. Vjosa Osmani, duke e quajtur «mashtruese» dhe fjalë tjera fyese për çështjen e dinarit serb në Kosovë, të cilat fjalë do ti përdornin vetëm rrugaçët e rrugëve me një paraqitje të tillë primitive.

Ky zyrtar(zagar) i Vuçiqit, edhe më herët nuk është përmbajtur nga fjalët nxitëse me retorikat e tij urrejtëse, sa herë që vinte në Kosovë, prandaj këtij gjuhë-flliqani duhet ti ndalohet hyrja e tij në Kosovë, që sjell përçarje dhe urrejtje në mes dy popujve.

Edhe më herët Petkoviq, kishte folur për zonjën Osmani, kur kjo flet në një rast dhe thotë se Vuçiqi, i takon një klase politike, që jeton akoma me të kaluarën, sepse e ofendon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Malit Zi, Gjukanoviq, duke i quajtur «hiena», ndërsa vetën e quan «ujk të vetmuar».

Gjuha fyese apo gjuha e helmit që e vjell për çdo ditë Vuçiqi, si president i një vendi «demokratik» ndaj autoriteteve dhe vetë shtetit të Kosovës, nuk është kurrgjë më shumë se një retorikë «bajate» e cila nën ndikimin e urrejtjes dhe shkatërrimit, sjell me vete në mënyrë fatale vetëm karikaturën e tij fashiste dhe dhunën nder njerëzore.

Në këtë rast edhe Petkoviqi, nuk na befason me gjuhën e tij fyese dhe urrejtëse ndaj presidentes znj. Vjosa Osmani, sepse e dëshmon traditën dhe mendësinë serbe, e cila nuk ka asgjë për të argumentuar për presidenten e Kosovës, z.Vjosa Osmani, e cila është një ndër zonjat më të votuara në Ballkan dhe rajon.

Nuk ka pikë dyshimi se të ardhmes do ti duhet të përballet me problemin e rritjes së tensioneve ndër njerëzorë, ku një pjesë e tyre mbetën akoma të atillë si në kohën e mesjetës, siç është dhe po dëshmohet Serbia me politikat e saj hegjemoniste ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat