Xhabir Zharkun, SHBA e shpalli “non grata”, kush e ka radhën pas tij?

Opinione

Xhabir Zharkun, SHBA e shpalli “non grata”, kush e ka radhën pas tij?

Nga: Faton Mehmeti Më: 19 mars 2024 Në ora: 14:25
Autori Faton Mehmeti

Në vitin 2012, Agjencia Kundër Korrupsionit deklaroi se pasuria e paluajtshme e Xhabir Zharkut kap vlerën e rreth 1 milion eurove, saktësisht 880 mijë euro. Ai fitoi 11 mijë e 640 euro të hyra vjetore nga komuna dhe 42 mijë 100 euro fitime nga kompania X-Fort.

Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut, u shpall "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai u përfshi në "listën e zezë" për përfshirjen në korrupsion të konsiderueshëm. Në një deklaratë, DASH njoftoi se Zharku ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme ndërtimin në pronën e komunës për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjykata e Apelit konfirmoi aktgjykimin e lirimit të Zharkut nga akuzat për shpërdorim të pozitës zyrtare, megjithatë, dihej botërisht se ai ishte pjesë e një grupi që kërcënoi me vrasje në tenderin e një ferme në Ferizaj.

Pavarësisht faktit që ishte liruar nga akuzat, Zharku është simbol i korrupsionit të një periudhe të errët në Kosovë.

Ai, së bashku me disa persona të tjerë, ka qenë përgjegjës për veprime të paligjshme dhe kërcënime serioze ndaj të dëmtuarve.

Ai është vetëm një prej shumë figurave të korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka kryesuar në Kosovë për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat