Po ku doni të na dërgoni o “trimat” e shtetit dhe “popullit të ri” të Kosovës?

Opinione

Po ku doni të na dërgoni o “trimat” e shtetit dhe “popullit të ri” të Kosovës?

Nga: Agron Shabani Më: 18 mars 2024 Në ora: 16:09
Autori Agron Shabani

Persiatjet, insinuatat, intencat, pretencat, tendencat ose lojërat e ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike të bedelëve, argatëve ose militantëve të verbër e fanatik për t'i himnizuar, valorizuar dhe glorifikuar përditë Albin Kurtin, Vjosën Osmanin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn ose atë tjetrin: Jo vetëm që janë qesharake ose tragjikomike, por ato janë edhe dogmatike, hipokrite dhe demagogjike. Ato ngjajnë me blasfemi politike ose propagandistike, në anomi, anomali, atrofi, amnezion, amorizitet, animozitet, ilaritet dhe fatalitet të skajshëm të individit dhe kolektivitetit (elektoratit-popullit) të dehur dhe ekzaltuar pas tyre.

Ç' kanë bërë Kurti, Osmani, Gërvalla, Bislimi dhe ai tjetri, ose ajo tjetra për Kosovën dhe shqiptarët? Absolutisht asgjë, duke u përqendruar dhe referuar shkencës së politologjisë, si dhe disiplinave të njohura të diplomacisë etj.

I kanë mbushur shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë dhe të gjitha mekanizmat ose institucionet tjera me militantët e tyre (të verbër e fanatik) politik, partiak, paranormal ose parapolitik, kanë vazhduar rrugën ose "zanatin e mocëme" të turqizimit enorm dhe tepër masiv të, apendiksizimit, parcializimit, enklavizimit; bunkerizimit ose serbizimit të skajshëm (cep me cep) të Kosovës, nën thirrjet, parullat, sloganet, pamfletet ose banderolat e ndryshme "senzacionale" ose "bombastike" të bërjes, shtrirjes ose funksionalizmit të shtetit, ligjit dhe pushtetit të Kosovës, të luftimit të korrupsionit, kontrabandës, krimit të organizuar, nepotizmit, familjarizimit, lokalizmit, provincializmit, tribalizmit, bajraktarizmit etj... janë ngritur, pozicionuar dhe pasuruar vet, duke i kapur për fyti popullin dhe shtetin e Kosovës, gjegjësisht duke i mashtruar, manipuluar ose spekuluar shqiptarët shpirtshitur, kokëtul (kokëbosh) dhe duarthatë me formula, agjenda, solucione dhe narrativa të "zjarrta" shtetërore, nacionale, politike ose patriotike që i shpartallon ose davarisë mëngjesi. Me fjalë tjera, i kanë ndjekur dhe zbatuar në teori dhe praktikë agjendat, formulat, idetë dhe teoritë e ndryshme (antishtetërore dhe antikombëtare) të paraardhësve ose paraardhësve të tyre. Por, vetëm sa ua kanë dredhur, përdredhur ose ndryshuar paska emrin, kohën dhe hapësirën e manovrimit, fushëveprimit ose manipulimit.

Në Kosovë (dhe në Shqipëri) sot keni politikanë ose udhëheqës (liderë) të ndryshëm institucional, funksional, politik ose partiak që janë më të pasur se sa i tërë (krejt) buxheti i përgjithshëm shtetëror dhe kombëtar. Ndërkaq, shqiptarët janë një prej popujve më të varfër dhe më të pazhvilluar të Evropës dhe gjithë globit ose planetit tonë.

Të gjithë ata që ua buzëqeshin, i zgjedhin dhe iu aludojnë atyre që i vjedhin (plaçkitin); vjelin, mjelin, kullotin, grahin, rrahin, i gënjejnë, mashtrojnë, manipulojnë dhe shfrytëzojnë përditë si kuaj, mushka ose gomar, vazhdimisht sikur fshehin dhe kanë diçka të përbashkët me salvuesit, skllavëruesit dhe sundimtarët e tyre... thotë psikologjia politike.

Sidoqoftë, psikologjia si shkencë, apo disiplinë e njohur e fullorësisë, duket se ka bërë aq shumë për njeriun, popullin ose elektoratin e manipuluar shqiptar në Kosovë, Shqipëri dhe trevat tjera shqiptare, duke i shtyrw ose ofruar përmes imazheve, figurave ose portreteve të ndryshme mbështetëse të disa bishave ose "kafshëve të larta" institucional, politik, partiak dhe të tjerë, të mbrojtur dhe të privilegjuar nga analizma, anamnezat, ekzaminimet, izolimi ose karantenat e specializuara neuropsikiatrike, psikopatologjike, defektologjike, reziliente, postraumatike etj.

Kështu që nëse i numëroni dhe llogarisni orët, minutat ose sekondat e jetës dhe veprimtarisë së pushte mbajtësve aktualë të Kosovës dhe paraardhësve të tyre, do të kuptoni se nuk do të mjaftonte për t'ua përkufizuar ose llogaritur të gjitha të këqijat, zezonat dhe fatkeqësitë e ndryshme objektive dhe subjektive që kanë sjellë dhe shkaktuar Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndërkohë, situata e ndjerë dhe e deprimuese e fatalizmit duket sikur sjell një ditë të zezë dhe një të ardhme të pa njohur për popullin dhe shtetin e Kosovës.

Zëvendësimet e ndryshme rotative të njërit politikan ose qeverie me një tjetër, duket si një konsilium, ku garda e vjetër zgjedh njeriun e ri. Megjithatë, lufta dhe lakmia për emër, pushtet, funksion, karrierë dhe pasuri janë gjithmonë pranë për të gjetur dhe krijuar shkaqe, motive, fakte, argumente dhe pretekste politike, diplomatike dhe të tjera për të luftuar, spekuluar dhe manovruar me të tjerët. Por, Kosova dhe shqiptarët nuk kanë ato mundësi.

Ndaj, e gjithë kjo duket e pamundur për t'u përballur me situata të ndryshme si lufta në Ukrainë, lufta në Lindjen e Mesme, pandemia e COVID-19 dhe krizat e rënda financiare dhe ekonomike në nivel global. Është e vështirë të besohet se Kosova dhe shqiptarët do të mund të shpëtojnë nga ndonjë lëkundje e mëtejshme në kontekstin shtetëror, nacional, politik, diplomatik, ushtarak, territorial ose gjeografik.

Për të përfunduar, procesi i nacionalizmit dhe patriotizmit shpesh ngjajnë në mes dashurisë dhe urrejtjes, duke u fokusuar në origjinën, etnitetin, racën, gjuhën, religjionin, politikën, kulturën dhe të tjera. Shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë nuk kanë arritur të integrojnë këto elemente në mungesë të vetëdijes, kulturës, arsyes dhe edukatës shtetërore dhe kombëtare.

P.S. Sipas Peter Ustinov, lufta e të varfërve të vegjëlve kundër të pasurve dhe të fuqishmëve shpesh quhet terrorizëm ekstrem ose radikal, ndërsa lufta e të pasurve dhe të fuqishmëve kundër të varfërve dhe të pafuqishmeve quhet luftë e pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat