Nuk më dhimsen këto vite të jetës time, që nuk janë pak!

Opinione

Nuk më dhimsen këto vite të jetës time, që nuk janë pak!

Nga: Faridin Tafallari Më: 18 mars 2024 Në ora: 15:50
Faridin Tafallari

Jam në vitin e 50-të, të vuajtjeve të jetës sime dhe, po i arrij të shtatëdhjetat! Po, a e dini se po vuaj nga jo natyra e as nga zoti, por, po vuaj shpirtërisht nga pisat e pushtetit, që nuk janë ka e ndreojnë aspak këtë popull e këtë Kosovë!!! Këta pisa, sikur të ishin tamam kopila të Serbisë!...

E kanë kap për gryke këtë shtet, sikur me pasë pronë private të tyren! Grinden si qentë mes vete, ndër ato seancat skandaloze parlamentare, pa menduar fare, mo hiç fare për popullin e Kosovës!

Kurrë në jetën time veprimtare, kurrë, nuk ju frigova armikut pushtues, por dhe as veglave qorre të shkjaut, udbashëve e spiunëve titistë, që i shërbyen me ‘’besnikëri’’ këtij armiku. Sepse, luftoja me mish e me shpirt për lirinë e atdheut dhe popullit tim, dashuria për të cilët tek unë, nuk kishte kufi e çmim, ashtu si tek shumë bashkatdhetarë e bashkëveprimtarë të mi, ku kishim respekt për njëri tjetrin, gjë, që, në ato vite të stuhishme lufte, nuk mungoi kurrë! Nuk e njihnim urrejtjen midis nesh, sepse e kishim një urrejtje të vetme kolektive, atë urrejtjen e madhe për pushtuesin, vetëm për pushtuesin dhe tradhëtarët e popullit e të atdheut!!!...

Po sot ? Urrejtja për këtë kategori njerëzish po më gërryen çdo ditë. Kjo është ajo, që më bën të vuaj më shumë për popull e Kosovë. I urrej për vdekje vetëm tradhëtarët dhe pushtetarët, që fatkeqësisht e kanë marrë nëpër këmbë këtë popull e po luajnë me të çdo ditë, si po ju a do qejfi! Sepse, për fat të keq tonin, në këtë shtetin tonë të ‘’brishtë’’, në pushtet mbetën edhe ato mbeturina, që na i la shkjau, shqipfolësa udbashë, rankoviça, titista, rugovista, që u mbështetën nga këta pisat tanë politiqenë dhe hypën aty ku deshën, në shtet e pushtet!? Ashtu si dikur, edhe pas luftës së UÇK-së, këta pisat tanë, krerët tanë politiqenë, i lejuan edhe rankoviçët edhe titistët ta sundojnë këtë vend e këtë popull!? Dhe, sot i kemi “zot” në Kosovë, si rugovistët me në krye Isa Mustafën, dhe të tjerë të atij soji. Pra, edhe pas këtyre shumë vuajtjeve pushtimi, edhe pas luftës së UÇK- së, jemi të ‘’okupuar’’!?

Ja kam falë popullit tim, Kosovës sime, të gjitha ato vuajtjet e përpjekjet e mia, me dekada e dekada, së bashku me shokët e mi të idealit, për liri e Bashkim

Kombëtar! Por kurrë nuk mund të duroj e të shoh Is Mustafën, këtë farë skeleti të njeriut të mbaruar e më tinzar, që me kompaninë e tij po na del e po thotë gjoja, se po e dashka ky ma fort se të tjerët Amerikën!? E për UÇK-në, e ze tartakuti!?... Kurrë nuk e përmendi, kurrë asnjëherë të vetme!!!

‘’ATDHEU MBI Të GJITHA’’!Po, kjo moto tepër e shtrenjtë për mua, më ka udhëhequr gjithë jetën time se, duhet luftuar e sakrifikuar, për atdhe e popull pa t’u dhims asgjë nga vetja! Por kurrë nuk mund të hesht e të duroj, gjoja për atdhe, lloj lloj qenefash si Isën, Hashimin, edhe një farë Memllush pordhëmadhi, që kurrë nuk e ka lodhur bythën për këtë popull e për Kosovë, por drejt e në ulsen e butë të pordhamentit! Ka edhe shumë qenefa të tjerë si Is Bastuni e Hash Majmuni në këtë Kosovë të shumë vuajtur, por, gajret e durim, duke shpresuar se, një ditë do t’thejnë qafën këta horra gjakshprishur!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat