Anëtarët e LDK-së vriteshin nga shërbimet sekrete serbe

Opinione

Anëtarët e LDK-së vriteshin nga shërbimet sekrete serbe

Nga: Milazim Maraj Më: 15 mars 2024 Në ora: 19:00
Milazim Maraj

Themelimi i LDK në Istog u përcoll me pengesa të mëdha dhe të pa ndërprera nga policia serbe dhe shërbimet sekrete të tyre. Rruga e themelimit të saj ishte e përgjakeshe. Aktivistët arrestoheshin dhe vriteshin pa dhimbje. Bisedat e quajtura informative ishin të përcjella me dhunë fizike, shpesh herë më pasoja jetësore për aktivistet. Më 13 janar të vitit 1992 pas përfundimit të mbledhjes së LDK, të aktivit në Zabllaq i Komunës së Istogut, ku ishin caktuar shtëpitë ku do të mbahej mësimi pasi qe shkolla ishte mbyllur nga okupatori serb. Vullneti dhe gatishmëria e qytetarëve anëtar të LDK ishte në nivel të lartë.

Mbledhja u mbajt në shtëpinë e Osman Dervishaj. Një burrë mikpritës, bujar, trim dhe patriot i përcaktuar, por fjalë pak. Njerëzit lajmëroheshin të gatshëm edhe ata që nuk kishin oda. Jemi të gatshëm që t’i liroi dhomat tona të fjetjes vetëm që mësimi të mos ndalet ishin deklaruar shumë anëtarë të LDK të fshatit Zabllaq.

Pas përfundimit të mbledhjes ata u shpërndanë. Pasi që lajmet në” Radio Zagreb” ishin për pak minuta ata zgjodhën të hyjnë në shtëpinë e kushëririt të tyre Adem Mehmetaj. Pasi i dëgjuan lajmet që ishin mjaftë të dhimbshme nga se nga të gjitha pjesët e Kosovës lajmëroheshin raste dhunë të pa mëshirshme nga policia serbe dolën të mllefosur dhe bezdisur. Që ishin i vetmi burim informativ i Kosovës në gjuhën shqipe që transmetonte realitetin në Kosovë. Ata nuk e pritën që shërbimet sekrete serbe kishin zënë prit pas gardhit përball shtëpisë së Ademit. Ora tani kishte kaluar 22.00, Sokol Mehmetaj doli i pari ai i pari u gjend i pari para tytave të shërbimeve serbe. Sokoli ishte ndër nismëtaret e themelimit të LDK. Aktiviteti i tij i palosshëm dhe i guximshëm u kishte rënë në sy kriminelëve serb. Që kishin zënë pritë për të vrarë aktivistet e LDK që po punonin për shtetin e Kosovës së okupuar.

Arsimi shqip i Kosovës mbahej me plane të arsimit të Kosovës me shumë vështirës dhe vuajtje. Papritmas u dëgjuan rafalët dhe u panë flakët e pushkëve. Nga rafalët e kriminelëve në këtë natë të errët dhe të kobshme, mbetët i vdekur Sokol Duq Mehmetaj ndërsa plagohet rënd vëllai i tij Ali Duq Mehmetaj. Policia serbe nga Istogu e arrestojnë Adem Mehmetajn e rrahun pa mëshirshëm. Kjo po ndodhte që të hapët frikë dhe të ua vrasin shpresën për liri shqiptarëve. Ademi ishte i tëri i mavijosur. Gjendja e tij pas këtij trajtimi ishte vështirë të përshkruhej. Pranë tij qëndronin dy të afërmit e tij që po i ndihmoni të qëndroj në këmbë. Këshilli i informimit të LDK lajmëruan menjëherë, këshilli për mbrojtje të drejtave dhe lirive të njeriut morën shënime dhe fotografi, që ishin rrëqethëse për çdo njeri normal dhe të civilizuar. U vranë dhe u plaguan pa asnjë vepër kriminale. Pranë derës së Ademit i cili po i përcillte. Por ata që shtien ishin kriminelet serb me detyrë nga shteti kriminel serb. Në varrim të kushëririt të vet Sokolit; Ademi mëzi qëndronte në këmbë në mes të dy kushërinjve të vet, ishte i dërrmuar nga rrahja. Atë e mbanin të kushërinjtë e vet. Ishte i mavijosur i teri, pamja e tij ishte mesazhi për të tjerët çka do të pësojnë nëse merren me aktivitete të LDK. Kjo pamje ma shumë së çdo tjetër përmbante një kërcënim. Kërcënimi nuk frikonte.

Shqiptarët ishin të vendosur për liri ata ishin të vetëdijshëm së liria nuk vjen pa sakrifica; nuk u ndalën vazhduan më shumë vuajtje, mundime dhe humbje në familje por lirinë e synuar e fituan me ndihmën e SHBA dhe NATO-s. Kriminelet kurrë nuk u hetuan dhe as nuk u gjetën, jo vetëm para lufte por as pas lufte. As sot e kësaj dite. Për këto krime duhet të përgjigjët Momqillo Pantiq, Zharko Zariq, edhe Ekrem Bajroviq. Ndoshta këto krime i kanë krye Vesko Raiq me Vllatko Miniq. Varët cilin nga këta e urdhëroj Momo Pantiqi tani më i burgosur për krime lufte në Kosovë. Ai duhet të i tregojë. Ato ndodhën ndërsa nuk u zbuluan.

Mbledhja ishte mbajt në shtëpinë e Osman Dervishit. Familje e përcaktuar dhe e dëshmuar sa herë e kishte kërkuar mbrojtja e atdheut. Osman Dervishaj burrë që ishte i gatshëm që të jap çdo gjë për lirinë e Kosovës. Kjo u vërtetua në vitin 1999, tre djemtë e Osmanit ranë dëshmor për lirinë e Kosovës ballë për ballë me forca kriminele serbe. Në vitin ishte babë që kishte edukuar fëmijët e vet për sakrificë për lirinë dhe pavarësinë e vendit të vet. Ata e kishin të çartë se jeta pa liri është më keq së vdekja. Osmani lirisë së Kosovës i dha tre djemtë e vet dëshmor. Janari i vitit 1992 në Komunën e Istogut filloj më vrasjen e Sokol Mehmetaj dhe plagosjen e Ali Mehmetaj. Për të vazhduar në fund të këtij muaj më 31 janar vozhdoj më Dëshmoret e Shkollës Shqipe në Uçë dhe më 25 prill me vrasjen e kryetarit të këshillit të informimit të LDK nëndega në Rakosh z Hajriz Metaj nga Kërrnina në moshën 38 vjeçare.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat