Vetëvendosje nuk është më e mira, por opozita është “llum”

Opinione

Vetëvendosje nuk është më e mira, por opozita është “llum”

Nga: Faton Mehmeti Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:51
Autori Faton Mehmeti

Është pothuajse e sigurt se në fund të këtij viti kalendarik do të kemi zgjedhje të rregullta, varësisht datën se kur presidentja Osmani do t'i shpallë ato konform kompetencave të saja.

Qysh tani dihet rezultati, përkatësisht fituese, opozita në gjumë duket ëndërruar ardhjen në pushtet, por vetëm në gjumë, por realiteti është ndryshe. Kjo opozitë e ka të vështirë ardhjen në pushtet, së paku jo me rrugën që po ndjek.

Ardhja në pushtet ndodh kur opozita reformohet, bëhet e besueshme tek qytetarët e rrjedhimisht pozita e humb besimin, mbështetjen. Tani për tani asnjëra s’kanë ndodhur, opozita po fle, qeveria po punon, e si mund të pritet rezultat në favor të opozitës derisa nuk reflekton, nuk ka asgjë diçka të besuar që ofron qytetarëve.

E dua opozitën e fortë, qoftë edhe si barometër të demokracisë ai dhe alternativë për të ardhmen, sa më e madhe rivaliteti i cilësisë shtohet edhe luksi i qytetarëve në përzgjedhje.

Në situatën aktuale, s’ke alternativë tjetër përveç Vetëvendosjes, jo se është më e mira por të tjerat janë më të dobëta. Aq më tepër, partitë në opozitë mbajnë në qafë "medaljen" e turpit të të qenurit kampion në hajni, me zhvatje, intriga deri edhe vrasjet e dyshimta të Astrit Deharit, Dino Hasanaj dhe proceset gjyqësore të kurdisura.

Aq të shumta janë mëkatet e kësaj opozite, zullumet ndaj qytetarëve sa drithërohem veç duke i përmendur. Shto këto edhe gjumin e saj letargjik, mungesë reforma dhe reflektimi, s’ka rrugë tjetër veç reprizë e rezultatit të 14 shkurti të 2021, me këtë opozitë të dërrmuar nga gabimet e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat