“Kur nuk ke çka i bën gomarit, i mëshon samarit”/ Kjo shprehje është mëse adekuate për raportet Dardani-Serbi

Opinione

“Kur nuk ke çka i bën gomarit, i mëshon samarit”/ Kjo shprehje është mëse adekuate për raportet Dardani-Serbi

Nga: Hafiz Shala Më: 6 mars 2024 Në ora: 10:36
Autori Hafiz Shala

Shprehje e vjetër, por shumë domethënëse, qysh atëherë kur vërtetë, nuk je në gjendje ta zgjidhesh problemin sipas drejtësisë shkon sipas inercionit gjithnjë në dëm të të drejtit, të dëmtuarit, duke i lëshuar pe të fortit i cili të nënçmon, kërcënon e shantazhon.

Kjo shprehje është mëse adekuate kur bëhet fjalë për raportet Dardani-Serbi.

Kjo e fundit thjeshtë tallet me ndërkombëtarët duke e kërcënuar hapur Dardaninë. Pra, Serbia nuk ndëshkohet as pas rastit Banja, as pas rastit të Navalnit serb Nikola Sanduloviq i njëjti sikur Navalni i Putinit por ja që u shpëtoi atyre torturave çnjerëzore për ta vazhduar Radoiçiq me sulmin fizik ndaj ish kryetarit( serb) të komunës së Zveçanit i cili ende shëtitet i lirë në përgatitje të diçkaje të re.

Dhe, ju zotëri euro-amerikanë, këta të parët përgjegjës kryesor për dështimin e bisedimeve, të cilët nuk mund ta pranojnë, janë bërë sikur rriqëri kur të kapet për trupi e nuk të largohet duke kërkuar takime sipas diktateve të Serbisë. Ajo kërkon sekuencimin sipas interesave të saj imponuese siç i konvenojnë ndërsa Republika e Dardanisë bashkë me juve, duhet të luaj vallen sipas muzikës së saj.

Zotëri, më këto veprime, jo që kurrë nuk do të keni sukses e as paqe, qoftë edhe me shtimin e masave të reja ndaj Dardanisë sepse, nuk mund të durojmë e as ta pranojmë që ajo ende të sillet sikur të ishim nën okupimin e saj. E kemi paguar shtrenjtë lirinë.

Sot, kur përkujtohej 26 vjetori i Epopesë së UÇK-së duke e nderuar Familjen Heroike në krye me Komandantin Legjendar pinjoll i kësaj Familje Adem Jashari njëherit edhe themelues i kësaj Ushtrie krenari kombëtare, nuk ishte prezent askush nga Kori Diplomatik qe i bie, ashtu do ta kuptoja unë se, po na i jetë hatri Serbisë dhe do të keni telashe për ta ulur në tavolinën e bisedimeve. Zotëri, nuk ka shans që populli dhe institucionet e dala nga vota e sovranit të cilët do të heqin dorë nga ky përkujtim madheshtor jo vetëm dardan por gjithëkombëtar. Në Prekaz është ylli polar orientues i gjithë shqiptarëve.

As sakrifica e kësaj familje, rast unikat në botë, flijimi, masakrimi dhe gjenocidi i këtij shteti kriminel në krye me kryekriminelin Aleksandër Millosheviq - Vuqiq, Gebelsi i Hitlerit të Ballkanit, nuk ua ndryshoi mendjen që edhe ju të solidarizoheni më ketë familje.

Nuk është befasi nëse “për nevoja politiko-diplomatike” nuk ishit prezent por, pse dy udheheqësit e partive opozitare, PDK dhe LDK nuk ishin prezent. I bie që, këto parti nuk janë pjesë e këtij Manifestimi të ngjarjes së madhe historike në Prekazin e Drenicë së Kuqe Heroike, i cili, për shqiptarinë është simbol i njëjti më Krujën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skendërbeu, i njëjtë me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878 dhe, për besimtarët krishterë Vatikani ndërsa për besimtarët islam, Meka.

Populli është i lodhur dhe ia keni futur frikën nga këto kërcënime të fqinjit verior dhe diktatorin në Ballkan dhe Evropë duke grumbulluar e herë larguar nga vija kufitare forcat ushtarake, kuptohet i dirigjuar nga Rusia cariste e shekullit 21 nën udhëheqjen e Carit Putin, okupatorin pa paralajmërim të Ukrainës më qellim që ta shtrijë edhe në Ballkanin Perëndimor.

Këtij despoti, po i ndihmojnë edhe (b) analistët e gazetarët e “shitur” në studio e televizione hibride të cilët veprojnë me zell ashtu siç ua mbushin legenin sponziruesit e tyre qe më së paku janë me ndjenja shqiptare.

Kur Qeveria dhe Kryeministri po e alarmon popullin për rrezikun nga Serbia, këtë e thonë edhe njohës të aspektit të sigurisë nga disa qarqe euro-amerikane me qëllim që populli të jetë i përgatitur për ndonjë sulm eventual, tani shumë më i fuqishëm se ai i Banjës, opozita këtë e kualifikon si “populizëm për grumbullimin e votave” për zgjedhjet e ardhshme ose, siç trumbetojnë ani pse nuk janë të gatshëm sepse qe tani e dinë rezultatin disfatues, të shkohet në zgjedhjet e parakohshme. Shkoni.

Do t’i kuptoja të gjitha kritikat , kur bëhet fjalë për shumë çështjet tjera ekonomiko-sociale, arsim, shëndetësi, pagat e ulëta ama, të refuzosh të jesh prezent në një ngjarje të këtillë, është jashtë çdo logjike kur është në pyetje siguria e atdheut dhe rreziku nga Serbia, këtë nuk po mund ta kuptoj sepse, duke tentuar që t’i fshehin të bamat e tyre gjatë udhëheqjes njëzet vjeçare të karakterizuara më skandale të cilat ende të gjithat nuk kanë dalë në sipërfaqe në tërësi, si, krimi, korrupsioni, pasurimi përmes formave të ndryshme të hajnisë, gatishmëria për të falur territore ndaj dy fqinjët tanë, Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi pa e përfunduar demarkacionin më Serbinë, falë zgjedhjeve demokratike e civilizuese, erdhën në pushtet ata të cilët, nuk janë nën kësi lloj akuzash të cilët po mundohen që ta ushtrojnë sovranitetin deri me tani me suksese, ta forcojnë shtetin, ta rrisin e përgatisin ushtrinë më armatim bashkëkohor dhe kapacitet e saj, të angazhohen për investime dhe, për një zhvillim ekonomik.

Ndërkombëtarët euro-amerikan, “për ta disiplinuar Qeverinë” edhe ata po i fryejnë kësaj muzike e cila, është një zë i shterur sepse, asgjë më dhunë dhe kundër dëshirës së popullit nuk mund të këtë sukses e as prosperitet.

Sipas akuzave të opozitës, “Qeveria është pengesë” për mos suksesin e bisedimeve por jo edhe ndërmjetësuesit ndërmjetësuesit duke qenë miop para Serbisë si pengesa dhe rreziku qe ajo po i bënë, Ballkanit, Evropës por edhe Amerikës duke shpresur në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë dhe Evropë. Këtë e dinë edhe ndërmjetësuesit ama, është më lehtë të shtypet viktima, Dardania e të ledhatohet Serbia. Kështu, fatkeqësisht mendojnë ata por janë gabim.

I N S U R R E C T I O N ( K R Y E G R I T J E)

(Donald Trump u amnistua nga Gjykata Supreme e SHBA-ve, duke ia dhënë të drejtën për të kandiduar për President)

Për habinë e shumicës së qytetarëve amerikan, ndodhi diçka e pa pritur dhe e pa besueshme kur Gjykata Supreme mori vendim t’i lejojë ish Presidentit Trump tani pretendent për President, të kandidojë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili, me 6 janar 2021 është përgjegjës për kryengritjen dhe sulmin masiv nga përkrahësit të tij në Capitol Hill ku pati edhe viktima e që ka mund të ndodhë edhe me përmasa më tragjike po mos të intervenonte Garda Kombëtare për ta vënë nën kontroll të gjithë situatën.

Kjo Gjykatë thjeshtë e amnestoi Donald Trump duke u thirrur në Amendamenti 14 të Kushtetutës Amerikane i cili gjoja daton nga koha e luftës qytetare.

Fatkeqësisht, brenda kësaj Gjykate janë tre kandidat republikan konservativ të nominuar në kohën kur Donald Trump ishte President i SHBA-ve, tani po ia kthejnë të mirën që ai ua bëri të zgjidhen gjykatës të përjetshëm.

As skandalet të cilat e përcjellin aferat më femra dhe dënim i shqiptuar prej 455 milion dollarëve si dëmshpërblim dhe shpenzimet rreth këtyre skandaleve.

Ajo qe me brengosë më së shumti është se, me ardhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, situata në Republikën e Dardanisë do të merr kahje tjetër që i shkon për shtati Vuqiqit-Serbisë kur të merren parasysh deklaratat rreth NATO-s i cili shprehet se, nëse shtetet nuk i paguajnë 2% të GDP-së, do t’i jep Putini kurajë që të sulmojë edhe shtetet tjera evropiane.

Para disa dite në një artikull timin të botuar në Bota sot, i kom dhënë detajet se kush sa ka paguar sipas shënimeve të vitit 2022 ku shumë shtete jo që kanë paguar 2% por edhe mbi 3% të GDP-së ndërsa, pas agresionit rus të pa paralajmëruar ndaj Ukrainës, shumë apo të gjitha shtetet i kanë kryer këto obligime. Ky është mik i Putinit dhe aleatëve të tij siç e keni vërejtur edhe takimet me Kryeministrin hungarez Viktor Orban i cili para sa dite e vizitoi Millorad Dodikun e Republikës Serbe.

Sipas qëndrimeve të tij dhe të ish - dërguarit të tij për dialogun Richard Grenel njeriu i paguar nga Aleksandër Vuçiq për lobim, sipas parashikimeve të disa shërbimeve inteligjente, ekziston droja se, si shprehej ky se problemin Ukrainë-Rusi do ta zgjidhte për 24 orë, mendohet në një sulm taktik të mundshëm nga ana e Serbisë i cili, do t’i shërbente për ta balansuar situatën duke ia lënë Putinit pjesët e okupuara të Ukrainës ndërsa kësaj të fundit një siguri dhe rindërtim ndërsa, problemin Dardani-Serbi, për fillim, Trepça dhe Ujmani të jenë prona të përbashkëta ashtu siç pat tentuar në takimin Vuçiq-Hoti në Shtëpinë e Bardhe, pasi Thaçit iu ndërpre udhëtimi duke ia komunikuar vendimin për akuza të rënda i cili duhej të udhëtonte për në Hagë, me qellim të themelimit të Asociacionit sipas kërkesave të Serbisë që i bie një qetësi e përkohshme me mundësinë e shkëputjes së mëvonshme të veriut në këmbim me disa livadhe apo kodrina të Dardanisë Lindore.

E vetmja shpresë është të Kongresi i cili për fatkeqësinë tonë udhëhiqet nga shumica republikane e cila siç e keni vërejt po i bllokon ndihmat rreth Ukrainës të kushtëzuara me çështjen e emigrantëve të cilët nga Meksiko i vërsulën Amerikës në numra të pa kontrolluar që vërtetë paraqesin rrezik për Amerikën pasi mund të ketë i divid më karakteristika kriminale, etj.

Gjatë javës së kaluar, të dy pretendentët për President e vizituan kufirin Meksikë- Amerikë më një distancë në mes tyre prej disa mija kilometrash.

Brenga e ime është se, Serbia duke i përdor të gjitha metodat, gënjeshtare, propagandistike e korruptive, mund të ndodhin të pa priturat e rrezikshme.

Dilema e amerikanëve në mes moshës së Joe Bidenit i cili në të vërtetë është më vital se sa duket nga televizioni dhe Trumpit i përfshirë skandalet amorale e ato financiare e tatimeve, do të mbetet në vetëdijen e tyre derisa t’i afrohen kutive të votimeve.

Të shpresojmë e të punojmë ne këtu në SHBA që megjithatë të fitojë miku i madh dhe avokuesi i pa ndalur ndaj çështjes së Dardanisë, Joe Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat