Heshtja dhe vetëdorëzimi i shtresës Intelektuale në Kosovë!

Opinione

Heshtja dhe vetëdorëzimi i shtresës Intelektuale në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 20:49
Autori Ismail Muçiqi

Askush nuk ka besuar se pas Çlirimit të Kosovës dhe Shpalljes së Pavarësisë të Republikës ish elita “intelektuale” e Kosovës do të qëndrojë e heshtur dhe të vetëdorëzohet para sfidave për zhvillimin e shoqërisë dhe ndërtimin e shtetit. Kjo është një prej fatkeqësive shumë dimensionale që i ndodhën Shoqërisë Kosovare gjatë kësaj periudhe.

Për shkak të kësaj gjendje pasive pa invencion dhe ide për të dhënë kontributin intelektual, për tu prirë proceseve zhvillimore në skenën e re politike pa meritokraci depërtoj gjenerata e pasluftës e cila u rreshtua nëpër të ashtuquajtura parti politike, më shumë të përbëra nga klanet familjare, farefisnore pa përgatitje shkollore, pa përvojë profesionale me plotë defekte tjera. Këto parti politike tani të konsumuara deri në fund po qëndrojnë në politikë gjatë duke i dëmtuar proceset dhe rrjedhat në të gjitha sferat institucionale të një shteti normal. Parlamenti i Kosovës është shndërruar në arenë të akuzave dhe kundër akuzave ndërpartiake të individëve dhe grupit të interesit duke ja zbehur imazhin institucionit më të lartë Legjislativë të Kosovës.

Këto fenomene negative të cilat po e dëmtojnë të ardhmen po ndodhin për shkak të pasivizimit qytetarë nëpër fshatra Bashkësi Lokale dhe vendbanime tjera. Mjerisht kësaj gjendje po i kontribuojnë edhe shumë mjetet e informimit të cilat u themeluan shkel e shko pa i mbushur kriteret profesionale etike dhe kodet tjera të sektorit të informimit. Sot nëpër televizionet private të cilat janë shndërruar në kaos politikë të debateve pa asnjë vlerë janë instaluar të ashtuquajturit “analistë” të cilët janë bërë të neveritshëm për opinionin.

Është fatkeqësi për Kosovën të malltretohen qytetarët vite me radhë përmes ekraneve televizive nga të njëjtit njerëz të cilët bredhin nga televizioni në televizion për interesat e tyre financiare, karrieriste të lidhur me stafin udhëheqës të mediumit përkatësisht në politikën editoriale të pronarit biznesorë. Nuk di ae din opinion i gjerë se disa nga emrat e këtyre opinionistëve tani më të (zhveshur) shumë shpesh janë prezentë me intervista të ndryshme në mjetet e informimit të Serbisë duke dhënë deklarata të turpshme kundër Qeverisë së Kosovës dhe udhëheqësve Shtetërorë. Shoqërinë Kosovare “intelektuale”, po e fundos edhe servilizmi mungesa e karakterit dhe integritetit intelektual të njeriut të Kosovës.

Kësaj kolone here pas here po i bashkohet edhe një pjesë e Shoqërisë Civile të cilët kauzë kryesore e kanë interesin materialo financiare duke koketuar, me të gjitha partitë politike dhe strukturat institucionale që nga pas lufta. Paradoksi i pajustifikueshëm qëndron tek Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës si Institucioni më i lartë i shkencës dhe i kultures. Roli dhe autoriteti i kësaj Akademie është larg përgjegjësive që duhej ti kishte ky institucion. Këto janë fenomenet që po i ndodhin Shoqërisë Kosovare vite me radhë e të cilat po i degradojnë vlerat njerëzore, intelektuale, profesionale, shkencore e tradicionale që i kishte Shoqëria Kosovare para luftës, edhe pse nuk kishte liri të mjaftueshëm dhe Pavarësi në shprehjen e mendimit intelektual, politikë dhe kombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat