LDK dhe PDK takime në diasporë, a po ia kthen mërgata shpinën Vetëvendosjes?

Opinione

LDK dhe PDK takime në diasporë, a po ia kthen mërgata shpinën Vetëvendosjes?

Nga: Faton Mehmeti Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:23
Autori Faton Mehmeti

Mërgata është aset i çmuar i Kosovës, si shtylla kryesore e proceseve në të gjitha etapat e vendit tonë. Edhe në zgjedhje, votat e mërgatës janë të rëndësishme, çka edhe ndikojnë dukshëm në rezultatin final. Deri tani, Lëvizjen Vetëvendosje gëzon mbështetje të madhe atje, ku në zgjedhjet e fundit parlamentare i mori rreth 80 për qind të votave nga jashtë.

Shumë mërgimtarë në shkurt të vitit 2021 kishin ardhur me autobusë për të votuar për LVV-në. Kjo edhe bëri që VV të fitonte me 50.28% të votave. Duket se opozita po imiton VV, duke u munduar që të joshi angazhimet e shtuara në diasporë. PDK dhe LDK kanë shtuar aktivitetet jashtë vendit, me LDK, e cila para dy vjetësh ka themeluar një ekipin politik për këtë çështje. Pjesë e saj janë katër zyrtarë për ta ringjallur në diasporë partinë më të vjetër të Kosovës.

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni dhe dy anëtarët e Kryesisë, Sokol Haliti e Armend Zemaj janë në përbërjen e këtij ekipi, ndërsa atyre iu është bashkuar edhe Shkumbin Gashi, koordinator teknik në LDK. Zyrtarët e LDK-së janë parë së fundi në tubime në Zvicër, ashtu si dhe të PDK-së, mes rivalitetit për të dalë e dyta në diasporë. Duke marr parasysh vendin ku jetojnë, kulturën politike atje, duket shumë e vështirë që mërgimtarët të besojnë tek ata që për 20 vjet e kanë shkatërruar shtetin.

Nuk mund ta blesh, shantazhosh apo kërcënosh mërgimtarin, siç kanë vepruar këto në Kosovë, andaj kush mund të besoj tek PDK kur flet për shtet ligjor, kur vet këta e kanë kapur shtetin dhe ende s’po mund të shkapet, sepse rrënjët i kanë thellë. Pavarësisht propagandës së tyre, e vështirë për të besuar se mërgata do bie në kurthin e mashtrimeve të atyre që kanë shkatërruar vendin. Janë më të zgjuar se dikush mendon, diaspora është aset dhe vlerë është zemra e pastër dhe mendja e ndritur e kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat