Skandaloze: Dardan Krivaqa “feston”, Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e Marigona Osmanit!

Opinione

Skandaloze: Dardan Krivaqa “feston”, Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e Marigona Osmanit!

Nga: Faton Mehmeti Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 15:16
Autori Faton Mehmeti

“Kolegji i shkallës së dytë, ka ardhur në përfundim se në këtë çështje penale, aktgjykimi përmban shkelje esenciale nga dispozitat e procedurës penale, pasi që mungojnë arsyet për faktet vendimtare të cilat janë thelbësore për vërtetimin e përgjegjësisë penale të akuzuarve," kështu fillon arsyetimin Gjykata e Apelit për vendimin e saj skandaloz për kthimin në gjykim të rastit të Marigona Osmanit. Vetëm 18-vjeçare, kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt. Krivaqa e Sejdiu, e kishin dërguar trupin e pajetë të viktimës në spitalin e qytetit dhe më pas ishin larguar në drejtim të panjohur.

Por, kjo nuk e bind Gjykatën e Apelit sipas të cilës "nuk ka pasur të dhëna të qarta dhe konkrete “nëse veprimet e të akuzuari janë në pajtueshmëri me tiparet e veprës penale për të cilën i njëjti është shpallur fajtor”.

Ky vendim skandaloz kur dihet, dhe vet të akuzuarit e kanë pranuar veprën, me të drejtë ngreh dyshime për këtë vendim. Për më tepër, ky vendim veç sa mund të fut në telashe familjen e Marigonës, e " detyruar" për të reaguar, nëse gjykata merr vendim tjetër pas kthimit të rastit në gjykim.

Këtë e ka paraljmëruar vet babai i Marigonës, Muhabi Osmani, pasi e ka quajtur skandaloz vendimin ka paralajmëruar se “Janë duke na shtyrë në një situatë që na ta marrim vetë ligjin në dorë gjë që nuk e kemi preferuar”. Kjo përligj atë që kemi thënë gjithmonë, problemi më i madh në drejtësi janë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, ndaj edhe Vettingu është nevojë urgjente. Pastrimi i drejtësisë nga ata që në emër të drejtësisë krijojnë padrejtësi, duhet të jetë prioritet mbi çdo tjetër. Skandaloz dhe i papranueshëm ky vendim i Gjykatës së Apelit, si i tillë vetëm sa nxit të tjerët të marrin vet drejtësinë në duart e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat