Profesor Agim Vinca, zoti e jo zotëri

Opinione

Profesor Agim Vinca, zoti e jo zotëri

Nga: Sulejman Mehazi Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 08:58
Sulejman Mehazi

Dalin do sqepkojrila pa farë kompetence gjuhësore e kritikojnë profesorin e vyer, Agim Vincën, pse paskësha thëne" zoti e jo zotëri"

Profesor Agim Vinca me shumë përgjegjësi gjuhësore e thotë e jo kuturri sikurse komentuesit e paditur.

Dallimi i parë është se nëse bisedohet për perëndinë, Hyjin, Allahun është emër i përveçëm e shkruhet me shkronjë -Z të madhe-Zoti madh, nëse bisedohet për një person të autoritetshëm shkruhet me (z) të vogel-zoti kryetar, zoti drejtor, poashtu (zoti) me z-të vogel përdoret "T'i dalim zot vatanit", "zoti i shtëpisë", "zoti i pasurisë" "I zoti i fabrikës", apo "është i zoti i punës së tij",

Dallimi "zoti" dhe "zotëri" janë sinonime me shumë pak dallime: "zoti" ka kuptime autoritative shtetërore, politike, artistike, familjare, kurse "zotëri" ka kuptimin e fisnikërisë, zemërgjerësise e bujarisë, psh. " është zotëri burrë", zotëri i familjes, "zotëri djalë" etj, etj.

Pra Zoti fetar shkruhet me (Z) të madhe (Zoti), kurse për  personalitete njerëzore politike, shkencore, artistike etj. me shkronjë (z) të vogël (zoti) apo zotëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat