Tre vjetori i Albinit në qeveri, shumë suksese e pak dështime, të sigurt e ka edhe një mandat

Opinione

Tre vjetori i Albinit në qeveri, shumë suksese e pak dështime, të sigurt e ka edhe një mandat

Nga: Faton Mehmeti Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 13:19
Autori Faton Mehmeti

14 shkurti i 2021 shënon fundin e tranzicionit politik mbi njëzet vjeçar. Largimi nga politika i atyre që e quanin veten "krahu i luftës" dhe tjetërsimi i LDK që nga vdekja e Rugovës, ka krijuar një realitet ndryshe. Fitorja plebishitare e Vetëvendosjes, në fakt është fitore e vetëdijes së shëndoshë qytetare mbi propagandën e atyre që në emër të UÇK vodhën edhe në varreza të dëshmorëve.

Fitorja me mbi 52% e VV nuk duhet parë si shifër, pasi në vetvete ngërthen dëshpërimin masiv të shoqërisë me ata që i vodhën e i "përzunë" nga vendi mbi 200 mijë qytetarë. Në tre vjetorin e kësaj fitore historike duhet parë se ku jemi sot, a janë realizuar pritjet e qytetarëve ndaj Albin Kurtit, dhe a ka diçka që nuk është realizuar. Besoj, ndryshim ka edhe pse pritjet janë më të mëdha, shpesh edhe përtej mundësive në periudhën afat shkurte.

Duhet të përmend disa gjëra pozitive që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe tre vjeçare. Së pari, gjendja në veri është 100% më ndryshe se para tre viteve, strukturat paralele janë eliminuar, është shtri sovraniteti si dhe, Serbia më s’po mundet të financoi grupet kriminale atje. Të gjithë çfarë nuk kanë bërë të tjerët për 20 vjet e bëri Kurti për tre vjet.

Gjendja në ekonomi është më e mirë, këtë e thonë raportet ndërkombëtare, paraja publike ruhet më mirë, ndihmat ekonomike janë rritur dhe është zgjeruar skema për përfituesit duke nisur nga fëmijët, që nga dita e parë e ardhjes së tyre në jetë. Pastaj, ekonomia informale është luftuar, pavarësisht se ka ende punë për t'u bërë. Monopoli i oligarkëve më nuk ekziston, ashtu siç nuk ekziston edhe korrupsioni në nivele të larta.

Fondi për ushtri është afër 300 milionë, siguria është shtuar dhe forcuar, mekanizmat tjerë shtetëror janë në funksion të shtetit të së drejtës. Natyrisht, se ka shumë punë, mirëpo janë arritur shumë suksese. Të kujtojmë se qeveria Kurti u përballë me pandeminë, me inflacionin dhe pengesat tjera, gjithsesi nuk kanë munguar sukseset. Me punën e bërë deri tani, Kurti e ka siguruar edhe mandatin tjetër, për këtë edhe opozita është e vetëdijshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat