Kush po e kërcënon me vrasje Albin Kurtin?

Opinione

Kush po e kërcënon me vrasje Albin Kurtin?

Nga: Faton Mehmeti Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 08:24
Autori Faton Mehmeti

Kërcënimet, planet për atentate ndaj liderëve institucional janë të shpeshta dhe shoqëria është imune ndaj lajmeve të tilla. Varet edhe nga lloji i kërcënimeve dhe peshës politike ndaj personit të kërcënuar. Së fundi u dha njoftimi i një plani për atentat ndaj Albin Kurtit gjatë vizitës së tij në fundjavë në Shkup. Thuhet se kërcënimet kanë qenë serioze, duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

Edhe gjatë vitit 2021 ka ekzistuar plani për eliminimin fizik të kryeministrit Kurti. Sipas të dhënave personi që do të kryente qitjen ishte nga Shqipëria dhe përveç Kurtit në shënjestër ishin edhe dy të tjerë. Personi i dyshuar sipas Njësisë Kundër Terrorizmit në Kosovë, është identifikuar si Prek Kodra. Pra, ndaj Kurtit nuk janë të pazakonshme kërcënimet nisur edhe nga fakti se pesha politike e tij është e madhe.

Pas Rugovës, asnjë lider tjetër s'ka pasur mbështetje kaq të madhe, kjo edhe ka ngritur shqetësim për jetën e kryeministrit Kurti. Sigurisht se kërcënimet vijnë nga Serbia, siç e pohoi edhe vet Kurti, pasojë e shtrirjes së sovranitetit të Kosovës në veri dhe luftën ndaj terroristëve në veri. Veriu ka qenë parajsë për botën e krimit, ndaj edhe kriminelët duan të hakmerren për prishje të rehatisë.

Disa, nga opozita që u tallën me kërcënimin ndaj Kurtit nuk befasohet, janë të njëjtit që edhe atentatet ndaj Rugovës nuk u bënin përshtypje.

Nuk ia vlen me u marr me të mjerët. Kërcënimet ndaj Albin Kurtit janë serioze, dëshmi se kriminelët, bandat dhe Vuçiqi janë në hall e rrjedhimisht Kosova po ecën në rrugë të drejtë. Albini është sinonim i sukseseve të Kosovës, ndaj edhe armiqve u pengon çdo sukses, por s'mund të ndalin as Albinin dhe as Kosovën të ecin në rrugën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat