BE-ja do të gërryhet nga brenda!

Opinione

BE-ja do të gërryhet nga brenda!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 21:22
Ilustrim

“Populistët e djathtë do të jenë të suksesshëm në vitin 2024”, kështu mund të lexojmë së fundmi, ishte një raport i ri nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili tregoi se partitë radikale në të djathtë ka të ngjarë të fitojnë zgjedhjet e BE-së në nëntë vende të Evropës Qendrore, përfshirë (Francën, Poloninë dhe Austrinë). Përveç kësaj, partitë populiste të krahut të djathtë ndoshta do të përfundojnë në vendin e dytë ose të tretë (në nëntë vende të tjera të BE-së), përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Portugalinë dhe Suedinë….)

Nga këta parametra, ne duhet të presim një politikë krejtësisht të re (reaksionare) në fusha të tilla si klima, imigracioni dhe siguria, sepse  marrëdhëniet e Evropës në Evropën e “bashkuar” po kundërmojnë grupe politike të cilat urrejnë BE-në, bashkimi do të gërryhet nga brenda!

Pra kësaj gjendjeje i shtohen edhe  zgjedhjet kombëtare, që do të mbahen në mbi 60 vende në vitin 2024, duke përfshirë fuqitë e mëdha si India, Rusia dhe SHBA…)
Është ky një turne global i demokracisë që i bën studiuesit të parashikojnë një kundërmim qelbanik  dhe të pashembullt të dezinformimit në të ardhmen….) Prandaj, ajo që duhet të kemi më shumë frikë në këtë vit, nuk është lufta apo ndryshimet klimatike, por është poezia e spërkatun me një spray të mallkuar.

Viti 2024 është platformë e fabrikimeve të rreme, krijuesëve të videove të rreme, për hakerët, teoricienët e konspiracionit, robotët budallenj të inteligjencës artificiale dhe për pasanikët që do të zotërojnë platforma të mediave sociale si Meta, X dhe TikTok…)

Një sondazh i BE-së në vjeshtën e kaluar tregoi se X/Twitter është platforma e mediave sociale që përhap më shumë budallallëqe, duke u përfshirë tonelata lajme propagandistike të fabrikuara nga Kremlini. Putini ka forcuar armët e tij të manipulimit masiv pas pushtimit të Ukrainës dhe po përdor magjinë e tij për të joshur votuesit evropianë në anën kafe të errët. Shteti rus po "kontaminon publikun tonë me gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra për të krijuar një nocion të rremë se demokracia nuk është më e mirë se autokracia", tha komisionerja e BE-së për vlerat dhe transparencën, Vera Jourova, kur u publikua hetimi.

BE-ja duhet të lavdërohet se është kah përpiqet të na mbrojë nga ndotja e publikut, edhe pse në fakt jemi ne vetë, përgjegjës për pjesën e delegjitimimin tonë jokritik në mediat sociale. Megjithatë, ka një ndryshim midis goditjes së shurranit mes këmbëve dhe propagandës politike, dhe ka një ndryshim midis rregulloreve që prekin kompanitë kundrejt individëve. Sidoqoftë, pyetja është nëse është e sigurt të besojmë se politikanët tanë na duan mirën, veçanërisht nëse autokratët populistë vendosin gjithçka.

Në tetor 2022, një ligj i ri për dezinformimin u prezantua në Turqi për të luftuar lajmet e rreme. Ai që vendos se çfarë është e rreme, është presidenti, Recep Tayyip Erdoğan. Një raport i ri për Turqinë tregon një rritje të padive kundër gazetarëve dhe redaktorëve pas prezantimit të ligjit. Në të paktën 33 raste, "dezinformimi" është përdorur si pretekst për të hetuar, ndjekur penalisht dhe arrestuar gazetarët. Nëntë prej rasteve ndodhën pas tërmetit masiv të një viti më parë, kur qeveria mori shumë kritika për punën e dobët të ndihmës.

Tani presidentit nuk i mungojnë mjetet për të mbytur opozitën në Turqi, por dezinformimi është deri tani mjeti më i mirë që ai, sepse është e paqartë se si mund të godasë, përderisa e vërteta juaj është gënjeshtra e një njeriu tjetër. Merrni Kuranin, për shembull,  kur shumë ekspertë të pavarur do të thonë se ai përmban pjesë të të lajmeve jo të vërteta, por Presidenti turk nuk është dakord, shkruan, Stian Bromark, ish redaktor i debatit në Dagsavisen, tani redaktor në Agenda Magasin dhe Res Publica.
Britma duke qajtë nga friga për rrezikun; është ujku, është ujku, përfundimisht jemi ne, kopeja e deleve, sepse nuk do të jemi më në gjendje t'i njohim qentë e mirë. E që skandalet politike dëmtojnë besimin tonë te politikanët dhe demokracia, frika e tepruar nga dezinformimi gjithashtu mund t'i bëjë lexuesit të mos besojnë më në asgjë. Mediat e njohura i bashkohen trendit së bashku me mediat alternative.Në këtë kuptim, paralajmërimet për dezinformimin bëhen një profeci vetëpërmbushëse, kjo kontribuon në uljen e besimit dhe rritjen e pranimit të kufizimit të lirisë së shprehjes në internet.

Gjithëçka tingëllon si një plan i ndërlikuar dhe i ulët, sikur të ishte nxjerrë nga fabrika e magjistarëve të Kremlinit. Pra, kështu siç po duket, nuk do të jemi më në gjendje të bëjmë dallimin midis demokracisë dhe autokracisë, por gjithashtu nuk do të shohim dallimin midis faktit dhe trillimit, 1 Prill do të kemi, 365 ditë në vit….)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat