Në Prishtinë, koalicioni LDK-PDK drejt fundit, dështim total

Opinione

Në Prishtinë, koalicioni LDK-PDK drejt fundit, dështim total

Nga: Faton Mehmeti Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:55
Faton Mehmeti

Koalicioni LDK-PDK asnjëherë s’ka prodhuar rezultate të mira as në nivel komunal dhe as nacional.

Aktualisht koalicioni më i madh mes tyre është në Prishtinë, i formuar e formuar me shumë bujë pas fitores së Përparim Ramës ndaj Arben Vitisë së Vetëvendosjes në fund të vitit 2021.

Deri tani ky koalicion s’ka prodhuar rezultate të mira dhe fërkimet kanë vazhduar për të kulmuar me largimin nga detyra nënkryetaren e Komunës, Donjeta Sahatçiun, e cila vjen nga radhët e PDK-së.

Për më tepër Sahatçiu është liruar edhe nga pozita e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së Arsimit. Shkarkimin e nënkryetares, kryetari Rama njofton se e ka marrë "për ristrukturim të kabinetit qeverisës të kryeqytetit".

Përplasjet mes kryetarit Rama nga LDK dhe zonjës Sahatçiu nga LDK datojnë qysh nga koha kur kryetari Rama kishte miratuar vendimin për formimin e një komiteti konsultativ për Hartimin e Planit Zhvillimor dhe Hartës Zonale. Ky plan – që orienton zhvillimin e kryeqytetit - do të ishte tetë-vjeçar.

Pra, sherri mes dy partive në pushtet komunal ka të bëjë me mos-mbështetjen e PDK-së për hartat zonale. Pavarësisht se Donjeta Sahatçiu ka pasur marrëdhënie 'të komplikuar' me partinë e saj, duket se përqarjet janë mes partive dhe jo individëve.

Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që koalicioni mes LDK dhe PDK të prishet shpejt, pavarësisht se interesi i të dy palëve është vazhdimi, e dinë se çdo ndasi do u kushtojë në zgjedhje, me VV që pritët të merr vota më shumë se në zgjedhjet komunale në Prishtinë.

Deri tani nuk është se kanë bërë punë të madhe, veç se kanë vazhduar keqeverisjen e nisur kudo që kanë punuar bashkë.LDK, më mirë punon pa PDK, kur janë bashkë dështojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat