Soros, “babë e nënë e shumë “kopilëve”...!?

Opinione

Soros, “babë e nënë e shumë “kopilëve”...!?

Nga: Xhevat Mustafa Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 09:41
Xhevat Mustafa

shfrytëzuar me strategji të hollë dhe vizion të largët kushtetutën, shtetësinë, qytetarinë, pasaportën, lehtësirat dhe detyrimet amerikane, Xhorxh Soros arriti brenda një kohe të shkurtër të bëhej një “piramidë” brenda shtetit amerikan. Natyrisht, pa iu kundërvënë dhe duke qenë tepër korrekt si biznesmen e taksapagues, si qytetar amerikan dhe ndërkombëtar, si familjar, si “filantrop”, si “humanist”...Nga një lojtar apo aktor amerikan ai u bë kontinental e ndërkontinetal. Për këtë u ndihmua edhe nga mos shqetësimi prej ndryshimeve politike të presidentëve dhe partive në Shtëpinë e Bardhë! Nga vështrimi kohor mund të thuhet se periudha e lulëzimit, e fuqizimit sa të bëhet përcaktues krizash qeveri-rrëzuese dhe rrotacion-realizuese, nisi me dekadën e viteve 1990, që përkon me dy mandatet presidencialë të Bill Klintonit(1993-2001), me meritë historike fushatën ushtarake kundër Jugosllavisë së Milosheviçit, përmbyllur me çlirimin e Kosovës.

Ndërsa në mandatin e parë presidencial Borack Obama- Hilari Klinton...i shtoi ndjeshëm në fillimisht në SHBA, pastaj në Azi, Afrikë, Evropë...shtrirjen, kredencialet, ndikimet, pushtetet, “rrjetat e merimangave gjigande” të tij... Mendja, duart, milionat, misionarët, “kukullat” e tij janë të pranishme dhe me role përcaktuese në disa konflikte, kriza, luftra rajonale në Azi dhe Afrikë. Në këto fronte ka kryer hapur apo fshehurazi ndërveprime, bashkëveprime dhe “ndarje të përfitimeve apo të plaçkës së luftërave” sipas masës së investimeve dhe rolit edhe me Rusinë, Kinën, Turqinë, Iranin, Indinë, me disa vende arabe...Mund të përmenden luftërat në Afganistan, Pakistan, Bangladesh, Gjeorgji-Oseti-Abkhazi, “lufta civile” në Taxhikistan, luftërat Rusi- Çeçeni, Azerbajxhan-Armeni...Mendja, duart dhe milionat e tij kanë qenë të pranishme edhe në Liban, Siri, Libi, Jemen; në krijimin dhe monstruozimin e ISIS-it; në protestat popullore, deri në rrëzimin e qeverisë në Sri Lanka në ditët e para të korrikut 2022, pasi “recetat Soros” shkaktuan falimentimin ekonomiko-financiar të këtij vendi...Ndërsa në Evropë “tentakulat e oktapodit Soros” janë dukur në falimentimin e Bankës së Anglisë, mes shtator 1992, çka i hapi atij rrugët e miliardizimit të shpejtë; në krizat politike në Itali, Greqi, në Maqedoni dhe Malin e Zi, në luftën në Ukrainë...

Në Kosovë, filoserbizmi dhe antishqiptarizmi sorosian u shpreh më 1998-1999, në luftën e UÇK-së e të NATO-s për çlirimin e Kosovës; në mbështetjen e hapur të krimeve çnjerëzore e genocidiste Milosheviçit dhe të ushtrisë së tij. Më vonë, për rritjen e ambicieve aneksioniste dhe e agresivitetit të Serbisë në veri të Kosovës e sidomos për Trepçën, si dhe në kuadër të Minishengenit Ballkanik dhe Ballkanit të hapur...Në Shqipëri, Soros ka krijuar qysh në fillim të viteve 1990-të Fondacionin “Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, me homologe apo simotra edhe në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Serbi...Ky, ka pjellë “kopila” dhe “kopilesha”, OJF dhe organizata, që janë prezantuar si të pavarura. Tufa pjesëmarrësish në ato u futën dhe kapën pozita, edhe të larta, në PD, PS, PR, PSD...si dhe në institucione të larta të qeverisjes dhe të shtetit, në sindikata...

Pasi “u thithën pangijshëm e pashpirtësisht” qumësht, gjak, djersë...këtyre ”lopëve” apo “dosave”, si dhe pasi pasuruan shpejt e fort, duke u bërë edhe me disa vila e apartamente, në qytete e plazhe si dhe duke i lënë “pisllëqet” e tyre në derën e PD-së, në shërbim të sloganit të Rama-parti-qeverisë se “të dy palët janë njësoj, i braktisën pa pikë keqardhjeje dhe mëdyshjeje. Për më tepër e më keq: duke u vënë në rrolin e profesorit e të profesoreshës dhe duke u dhënë shumicës së popullit të thjeshtë leksione demokracie!? Për nga bindja dhe anshmëria politike, për nga misioni, veprimet...,të gjitha këto shoqata kanë qenë e janë “të majta”, të kontrolluara dhe në shërbim të Nano- Rama-parti-qeverisë...Ato kanë përpirë e përvetësojnë pareshtur asete publike, fondet e ndihmave ndërkombëtare për luftën kundër varfërisë dhe zhvillimin e demokracisë, sidomos për kryerjen e disa reformave, me receta ndërkombëtare, mes të cilave “bëjnë ligjin” ato sorosiane...

Njëherazi, kanë sulmuar dhe dëmtuar ndjeshëm opozitën, shoqërinë civile, kundërshtarët dhe konkurrentët...Me të gjitha këto, kanë përhapur dhe përhapin pareshtur e masivisht zhgënjim dhe indiferentizëm ndaj demokracisë dhe nostalgji ndaj diktaturës e plot të këqija të tjera, që po i përjetojmë gjatë këtyre 3 dekadave...! përdorur çdo mënyrë kanë korruptuar e korruptojnë diplomatë e zyrtarë të huaj...! Në vendin tonë, gjatë këtyre viteve të fundit, investimet, OJQ-të, misionarët e Sorosit kanë qenë përcaktues për përçarjen, dobësimin, formalizimin apo defaktorizimin e PD-së dhe të opozitës...Por, edhe për shpalljen “non grata” dhe dënimin me “arrest shtëpie” të Berishës...! Këto luftëra, konflikte dhe kriza ekonomike, politike, sociale, morale...Xhorxh Soros dhe “ushtria e tij e paarmatosur”, por me tufa të shumta me “kuaj dhe pela Troje” deri në majat e piramidave qeveritare të shumë vendeve, i kanë shfrytëzuar për të përmbytur vendet më të zhvilluara e më të mëdha të BE- së, si si dhe SHBA e Kanada me rreth 10 milionë refugjatë në dy dekadat e para të shek.21! Këto valë masive e të pandërprera refugjatësh kanë provokuar vështirësi, sforcime, dobësime të ndjeshme ekonomiko- financiare si dhe pakënaqësi dhe protesta popullore në këto vende! Shembujt më të freskët janë Italia, Franca, Gjermania, Belgjika, nga 2020 e në janar 2024...

Misionarët e OJQ-ve të Sorosit ndihmuan Aleksandar Vuçiçin dhe partinë e koalicionin e tij për “fitoren e pistë” në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme dhe lokale në Serbi, të kundërshtuara me të drejtë, edhe me protesta masive disa ditore nga opozita serbe dhe me mbështetje ndërkombëtare. Për të qenë sa më konkret dhe bindës ndihmojnë disa burime mediatike dhe politike nga SHBA, që e njohin mirë “perandorin” Xhorxh Soros si dhe “piramidën Soros”. Sipas njërit prej këtyre burimeve të mirinformuara, në mes janar 2023, njoftohej se Soros kontrollon dhe financon në SHBA dhe në vende të tjera: senatorë, kongresmenë, guvernatorë shtetesh, gjyqtarë e prokurorë; 253 media, 184 europarlamentarë,19 gjyqtarë në Strasburg, prokurorë dhe gjyqtarë ne shumicën e vendeve të Evropës Lindore ish socialiste. Nëpërmjet ojq-ve, organizimeve të tjera dhe misionarëve të tij, Soros merr përsipër “reforma në drejtësi” dhe të llojeve të tjera, të cilat më shumë provokojnë se sa eliminojnë dhe zbusin kriza e probleme të moçme e të më vonshme. Në një shkrim të publikuar më 13.01. 2023 nga gazetari Alexander Hall në FOX NEWS, thuhet: “Pata një bisedë me guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott, i cili më shpjegoi se çfarë bën George Soros...! Ai dhuron para për ekstremistët e majtë, për prokurorë rajonalë apo politikanë...Ai e ka kuptuar herët se nga ku dhe si kapet pushteti. Ti mund të mendosh se kjo arrihet “me anë të një senatori”, por në të vërtetë, jo. Janë prokurorët rajonalë, politikanët dhe drejtuesit kryesorë në nivel shteti...” “...Ai dëshiron marrëzisht që krimi të lulëzojë, nuk lufton për të vërtetën dhe drejtësinë...- shtoi Rogan!? Këtë të vërtetë ne shqiptarët e kemi parë me sytë tanë me praninë e Alex-it në krahë të Edi Ramës dhe të Aleksandar Vuçiçit në çdo takim në kuadër të “Ballkanit të hapur”, me rast më freskët edhe në konferencën me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë të BE-së, në Shkup, më 21 janar 2024!? Ndërsa Quin Hillyer, në Washington Examiner, më 23.12.2022, mes të tjerave shkruan: “...

Fushata e suksesshme në shtetin Oregon më 2020, në thelb për legalizimin e heroinës, kokainës, metamfetaminës dhe drogave të tjera të forta, është një nga katastrofat më të këqija politike publike e viteve të fundit...Dokumentet e IRS tregojnë se një nga donatorët më të mëdhenj për këtë ligj të gabuar ishte Open Society Policy Center, një krijesë e George Sorosit, në bordin prej katër personash të të cilit Alex Soros, djali i George Soros, është lojtar kyç. OSPC dha 690 mijë dollarë për fushatën. Një vit më herët, nga rreth 6 milionë dollarë të shpenzuar për miratimin e ligjit, rreth 5.5 milion, apo 92%, erdhën nga njësi të financuara nga Soros. Ai dhuron miliarda dollarë për kauzat e të majtës ekstreme dhe financon fushata për prokurorë të butë me krimin dhe korrupsionin...Partia Demokrate në SHBA as nuk përpiqet ta fshehë ndikimin e Sorosit, aleancën me atë dhe mirënjohjen ndaj tij! Kjo është e kuptueshme.

Falë mbështetjes prej tij, më 3 nëntor 2020, u largua Trump dhe u vendos Biden në Shtëpinë e Bardhë. Fakti që Xhorxh Soros është non grata dhe i urryer në shumë vende të botës shpreh se pakënaqësitë ndaj tij nuk janë subjektive apo shprehje mosmirënjohjeje. Edhe nga bamirësitë ai nuk jep 100 dollarë pa iu kthyer si përfitim, e pakta 10 dollarë më tepër...! Përndryshe, nuk do të ishte bërë multimiliarder dhe do të kishte falimentuar! Xhorxh Soros është një figurë kontradiktore dhe kontraverse! Edhe pse është me origjinë hebreje, ai është kritikuar nga pushtetarët më të lartë izraelitë si burim e nxitës antisemitizmi!? Edhe pse është i shpallur “non grata” edhe nga Rusia dhe Putini, me plot veprime Xhorxh Soros i ka bërë shërbime të mëdha zgjerimit dhe forcimit të ndikimit rus në Evropë, Azi, Afrikë, madje edhe në SHBA. Gjithashtu, është për të theksuar se ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë veprime të pamoralshme, por jo të paligjshme e penalizuese. Mund të thuhet se për gjëmat shumëfish më të mëdha se të mirat, që u ka bërë shumë vendeve dhe popujve, ai e ka merituar me kohë gremisjen në humnerën më të thellë e më të prushtë të ferrit...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat