Prof. Kolinda Grabar Kitaroviç-it apo ish-presidentes së Kroacisë - një portret

Opinione

Prof. Kolinda Grabar Kitaroviç-it apo ish-presidentes së Kroacisë - një portret

Nga: Agron Shabani Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 17:10
Autori Agron Shabani

Tunduese, pikante, ekskluzive, ekzotike, e shkëlqyer (brilante), e përmbajtur, e përgjegjshme, kompetente, profesionale, viskoze, elegante, kontemplative, komprehensive, e mençur, intelektuale dhe tepër komplementare, suplementare dhe inteligjente në paraqitjen ose prezantimin e saj superlativ para elitës ose prominencës intelektuale, politike, diplomatike, gazetareske ose mediale (mediatike) të globit dhe kontinentit tonë...Oratore e shkëlqyer ose tepër brilante, e cila me karismen, shkëlqimin ose brilancën e njohur shkencore, intelektuale, profesionale ose akademike: Podiumit ose audiencës me të lartë intelektuale, politike dhe diplomatike të globit; Shpeshherë ua ka shpalosur, deshifruar dhe bërë të qarta vlerat dhe thesarin e pashtershëm shpirtërorë, mendor, intelektual dhe kulturorë të shtetit të njohur kroat së bashku ligjet, normat, vlerat, parimet dhe postulimet e njohura shkencore dhe humaniste të politikës dhe diplomacisë së kualifikuar, komplemtentare dhe suplementare.

Kur u angazhua ose inkuadrua në jetën ose botën e njohur shkencore, akademike, intelektuale, kulturore, politike dhe diplomatike: Ish Presidentja e shquar e Kroacisë, znj. Kolinda Grabar Kitaroviç, si dukët, pos tjerash i kishte parasysh edhe figurën, portretin ose personalitetin ekskluziv dhe tepër ekzotik të Kleopatrës së Egjiptit.

Kleopatra e Egjiptit, ishte gruaja me bukur, me e mençur, me e famshme dhe me e arsimuar ose emancipuar në Antikë. Kleopatra kishte afinitete ose njohuri të jashtëzakonshme në fushat e ndryshme politike, ushtarake dhe të tjera. Ishte oratore, interprete ose celebruese e shkëlqyer dhe ekselente e artit të njohur politik dhe diplomatik...Ishte poliglote ose njohëse e spikatur e shumë gjuhëve të ndryshme në kohën e saj....Ndërkohë që ishte edhe femra (gruaja) me e bukur, me e zgjuar dhe me e famshme e planetit, e cila me zgjuarsinë (mençurinë), sharmin, lookoun (pamjen), inteligjencën, karizmin, delikatesën, performancën dhe ekskluzivitetin e saj, atëbotë i tërhoqi dhe bërë për veti edhe Jul Cezarin, Mark Antonin, Oktavianin, si dhe shumë mbretër, perandor, strateg ose komandant të shquar ushtarak ose luftarak të shfaqur në Antikë.

"Femrat ose gratë e mençura; të bukura, intelektuale dhe inteligjente lindin ose krijojnë njerëzit së bashku me ngjarjet dhe veprat e mëdha." (Roman Rolen)

E lindur me 29 prill të vitit 1968 në Rijekë të Kroacisë, ku e mbaroi edhe shkollën fillore dhe një pjesë të gjimnazit ose shkollës së mesme që e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në Los Alamos të SHBA-së: Kolinda Grabar Kitaroviç është Magjistër e Shkencave Politike në temën e "Marrëdhënieve ruso-amerikane në kohën e Administratës së Presidentit Reagan dhe përfundimit të luftës së ftohtë"-pranë Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit të Zagrebit (viti 2OOO).

Në Universitetin prestigjioz "George Washington" në Washington DC të SHBA-së, në vitin 2OO2 dhe 2OO3, si stipendiste e zgjedhur e Institutit të njohur "Fulbricht", e ka mbrojtur dhe absolvuar me sukses titullin e vicedoktorantës së specializuar në fushën e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Zonja Grabar Kitaroviç ndodhët në prag të promovimit ose disertacionit në shkenca politike. Ajo është e diplomuar dhe lauruar edhe në Akademinë diplomatike të Vjenës, si dhe në instanca ose institucione tjera relevante ndërkombëtare.

Përveç postit ose funksionit të lartë të Presidentes së Kroacisë, Znj. Grabar Kitaroviç, ka ushtruar ose udhëhequr edhe shumë poste ose funksione të tjera politike dhe diplomatike. Ka qenë shefe e diplomacisë kroate, këshilltare e speciale dhe profesionale e ish Sekretatarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Kofi Anan, ambasadore ose udhëheqëse e misioneve diplomatike të Kroacisë në Bruksel, New York, Uashington, Otavë (Kanada) etj.

Kolinda Grabar Kitaroviç, i flet dhe shkruan rrjedhshëm dhe në mënyrë të shkëlqyer ose aktive gjuhën angleze, spanjolle dhe portugeze, ndërsa në mënyrë pasive gjuhën gjermane, frënge, italiane, ruse etj.

Ndërkaq, sipas prognozave ose parashikimeve të shumta politike, ushtarake, diplomatike dhe të tjera: Presidentja Kolinda Grabar Kitaroviç, është njëra prej kandidateve me të preferuara dhe kryesore për postin e lartë të Shefës (Sekretares) së Përgjithshme të NATO me seli në Bruksel.

Kolinda Grabar Kitaroviç pos tjerash është edhe profesoreshë e politologjisë në Fakultetin e Shkencave Politike pranë Universitetit të Splitit.

U mor vesh se kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe inteligjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentet e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, emancipimin, afirmimin dhe avancimin e gjithmbarshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjerë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.

Me kyçjen, angazhimin, involvimin dhe inkorporimin e grave (femrave) të njohura feministë në botën dhe jetën e përgjithshme shtetërore, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shteteve, sistemeve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës, diplomacisë etj. Sidomos në shtete të ndryshme gjithandej globit, nëpër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj.

Se këndejmi, sipas ideve, teorive, koncepteve dhe definicionëve të njohura feministe: " Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj.

Politika, shteti dhe pushtet sipas intelejtuales dhe feministes së famshme amerikane, Susan Anthony,: Janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor.

Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist (ose gneseologjiko-epistemologjik) të edukatës dhe kulturës së gjithmbarshme shtetërore, nacionale, familjare, institucionale, konstitucionale, politike, diplomatike, kulturore, historike, gjeografike etj.

Ndonëse, për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :"janë shpikur ose zbuluar nga gjinia mashkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit"! Atëherë, gjithnjë sipas teorive feministe, redformatore dhe iluministe, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë intelektuale, profesionale, inteligjente, ligjore, fizike (organike), politike etj.

Ndërkaq, modernizmi ose postbiehorvinizmi modern, pos tjerash i kanë determinuar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme metateorike, normativo-ontologjike, epistemologjiko - gneseologjike, kritkio-dialektike, materialisto-dialektike, racionale ose empiriko-pozitiviste etj. në mes atyre që lindin, kriojinë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dinë, zgjedhën dhe fitojnë.

Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat, konkurrenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ,qytetar-, kulturor dhe politik, global ( universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo race ose gjini etj. Ky realitet është padyshim aparent dhe transparent, për sa kohë që femra (gruaja) intelektuale, profesionale dhe inteligjente jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide dhe e barabartë me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombëtare.

Pushteti dhe fuqia e njohur e grave (femrave) të bukura, të mençura, intelektuale ose inteligjente, janë me të fuqishme dhe me të pushtetshëm se gjithë të tjerat, thonë filozofët dhe socio psikologët.

Ndërkaq, të drejtat, liria, barazia dhe pavarësia e njohur ligjore, gjinore, racore, shtetërore, nacionale, etnike, profesionale, institucionale, funksionale, klasore, sociale, kulturore, historike dhe politike së bashku me lëvizjet e njohura feministe dhe të tjera, kanë qenë objekt i studimeve, analizave dhe interpretimeve të njohura shkencore ose metodologjike që nga etapat ose periudhat e njohura revolucionare, pararevolucionare ose postrevolucionare dhe deri me sot. E sidomos feminizmi ,i cili në fillim, me tepër ishte si të thuash organizatë ose lëvizje politike, se sa koncept ose pozicion i definuar shkencor ose humanist në mënyrë praktike dhe teorike.

Nda, çfarë mund të mësohet më konkretisht nga filozofia politike dhe diplomatike e Profesor Kolinda Grabar Kitaroviiç...?

Se këndejmi, duke parë, dëgjuar, lexuar, reflektuar dhe interferuar në deklarata, prononcimet, shkrimet, studimet dhe analizat e përgjithshme të Profesoreshës së lartpërmendur të shkencave politike nga Universiteti i Splitit, respektivisht ish Presidentes së Kroacisë, znj. Grabar Kitaroviç: Pos tjerash, në radhë të parë mund të, mësohet mbi çështjet ose aspekte të ndryshme të rendit (sistemit) dhe pushtetit politik. Mbi punët ose angazhimet e njohura intelektuale, profesionale dhe inteligjente të figurave dhe autoriteteve me të larta të pushtetit ose politikës që kanë të bëjnë.

me aspiratat dhe interesat me të larta shtetërore dhe nacionale. E sidomos aty ku është e pranishme, dhe gjithmonë aktuale dhe udhërrëfyese intelektualja e lartë politike, shkencore, kulturore ose akademike si Kolinda Grabar Kitaroviç. Mbi politiken dhe diplomacinë e kualifikuar si vlerë, normë, postulim dhe parim të njohur në domenin (kontekstin) e njohur kolokfial, tekstual, lingustik, konceptual, terminologjik, apo shkencorë ose akademik etj....Mbi politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, robuste, profesionale, inteligjente, komplementare ose suplementare si mjete dhe qëllime të autorizuara dhe kompetente për zgjidhjen, sanimin ose tejkalimin e problemeve ose mosmarrëveshjeve të ndryshme në planin e brendshëm dhe të jashtëm. E sidomos atëherë kur ka tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit racional dhe kritik në një institucion ose instancë të lartë morale dhe kompetente që e bën të pamundur përthithjen, globalizimin dhe postulimin e tyre si vlerë shkëmbimi përmes kyçjes, involvimit ose inkuadrimit të gjinisë së bukur në çështjet ose aspektet e ndërlikuara, komplekse dhe vendimarrëse. Gjithnjë duke menduar dhe reflektuar në shkëlqimin ose brilancës e përgjithshme, si dhe në vlerat dhe superlativet tjera të Znj. Kolinda Grabar Kitaroviç. Znj. Grabar Kitaroviç, përveç. tjerash, i bën të qarta dhe i afirmon çështjet, aspektet dhe instrumentet e njohura shkencore ose metodologjike për zgjidhjen dhe tejkalimin e problemeve, luftërave, konflikteve të ndryshme ndërshtetërore, ndërnacionale, ndërqeveritarë, ndërparalementare, ndërkombëtare dhe të tjera, në kuadër të njohurive dhe "horizontit metafizik"; "etikës protestante", si dhe koncepteve e doktrinave të tjera shkencore ose humaniste që kanë për qëllim idealet, vlerat, parimet, postulimet, rregullat dhe kontrollin e kualifikuar, suplementar, komplementar, profesional dhe inteligjent të tregut global të vlerave, mallrave dhe kapitalit në veçanti, si dhe të botës ose shoqërisë globale (si totalitet ose universalitet) në përgjithësi.

Kjo për faktin se çdo brez ose gjeneratë e re (aktuale), bartin mbi supe mbi kurriz, apo mbi shpatullat e tyre, peshën (barrën) e gjeneratave të ardhshme që do lindin ose vijnë pas tyre.

Në të kundërtën, sipas politologjisë dhe filozofisë politike: Asnjëherë nuk mund të ketë paqe dhe marrëveshje të sinqerta mbi ruinat ose gërmadhat e luftërave të padrejta dhe të pabarabarta.

Ndonëse, sipas Platonit dhe Aristotelit: Lufta çlirimtare dhe patriotike, nuk duhet parë dhe kuptuar ndryshe, vetëm si mjet dhe qëllim esencial, substancial dhe ekzistencialist të paqes dhe lirisë së gjithmbarshme individuale dhe kolektive të një shtetit dhe populli (kombi) të tërë.

Ndaj, meqë sipas Herodotit dhe Tukididit: Lufta nuk i bën djemtë ose ushtarët e ri në front, vetëm burra,epror, komandant, akter dhe protagonist të saj, por edhe viktima, heronj, martir ose dëshmor...Ndërkaq, sipas Friedrich Nietzsches ( Fridrih Niçe): Në luftë, në fe dhe politikë, asnjëherë nuk ka fakte, argumente, besim, miqësi dhe dashuri të sinqerta, por vetëm frikë, interes dhe interpretime të ndryshme kontradiktore dhe antagoniste: Do shtuar në fund se esenca (substanca) dhe sekreti kryesorë i politikës dhe diplomacisë së kualifikuar (profesionale), racionale, intelektuale dhe inteligjente të znj. Kolinda Grabar Kitaroviç, qëndron në interpretimin , shquarjen dhe universalizimin (globalizimin) e vlerave, idealeve, normave dhe parimeve të larta shkencore dhe humaniste, si dhe në realizimin e tyre praktik dhe teorik.

Në rast të zgjedhjes së pritshme dhe merituese të znj. Grabar Kitaroviç për shefe ose lidere të NATO: Edhe aspiratat dhe interesat e Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe të tjerëve në rajon, sigurisht se bëhen me të realizueshme ose praktike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat