Të mos shtyhet vendimi për dinarin, BE nuk e respekton valutën e saj

Opinione

Të mos shtyhet vendimi për dinarin, BE nuk e respekton valutën e saj

Nga: Faton Mehmeti Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 17:45
Autori Faton Mehmeti

Euro që nga 1 janari i vitit 2002 është valuta zyrtare e Bashkimit Evropian (BE). Tetëmbëdhjetë shtete anëtare e kanë përshtatur, këto vende së bashku njihen si Eurozona.

Valuta gjithashtu përdoret edhe në pesë shtete tjera me marrëveshje formale gjashtë shtete tjera pa marrëveshje të tilla. Si rezultat, euro është valuta e vetme për mbi 330 milion Evropianë.

Në mesin e tyre edhe Kosova e përdor këtë valutë ndonëse në veri nuk është zbatuar.

22 vjet pas, qeveria e Kosovës ka marr vendim që kjo valutë të jetë e vetmja që përdoret kudo në vendin tonë, derisa në kundërshtim me veten, BE qorton qeverinë për këtë vendim.

Pra, nga 1 shkurti nuk do të vlejë më dinari apo ndonjë valutë për pagesa të pensioneve apo ndihmave që qarkullojnë përmes bankës. Sot ka hyrë në fuqi një rregullore e re e Bankës Qendrore të Kosovës, që ndër tjerash, synon ta largojë nga përdorimi dinarin serb.

Ajo parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa në vend. Mirëpo, reagimet erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e QUINT-it, që kanë kërkuar pezullimin e vendimit duke shprehur shqetësimin për ndikimin e tij te qytetarët serbë,

Qeveria njoftoi të mërkurën për një “tranzicion të lehtësuar” për zbatimin e këtij vendimi, pa specifikuar se sa do të zgjasë kjo periudhë. Vendimet e BQK s’kanë pse shndërrohen në vendime politike mes kërkesës së pakuptueshme të BE, që Kosova këtë çështje ta shqyrtojë në dialog dhe zgjidhja të dalë nga negocimi me Serbinë.

Vendimet e brendshme të shtetit në respekt të valutës që vet BE e ka prodhuar dhe e përdor, s'mund dhe s'duhet assesi të negociohen. Kosova mund të përdor edhe lekun, jam i bindur se presioni nga BE do të ishte i madh, faktikisht duhet falënderuar Kosova për veprimet e saja në respekt të vendimeve të BE-së. Kështu që, vendimi i BQK-së s’ka pse negociohet apo shtyhet, të zbatohet sa më parë dhe në plotni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat