Letër pa adresë...!

Opinione

Letër pa adresë...!

Nga: Agron Shabani Më: 30 janar 2024 Në ora: 09:53
Autori Agron Shabani

I dua dhe çmojë aq shumë popullin (kombin) dhe atdheun tim, saqë në mendjen, zemrën dhe shpirtin tim, nuk ka asnjë trohë (mikromilitër) vend për te urryer, xhelozuar ose poshtëruar askënd.

Nuk rrojë as në erë, as në re dhe as në qiell, por kam lindur në këtë truall (tokë) që i thonë: Shqipëri. Midis këtij populli dhe këtyre njerëzve që janë me gjene dhe gjak të pastër shqiptarë.

Ndaj, gjaku shqiptar që me vlon ndër dej, shpirti shqiptar që me frymëzon fjalën dhe mendimin, rrethi shqiptar, ambienti dhe traditat shqiptare që, duke ma përshkuar anë e mbanë jetën dhe botën time mendore e shpirtërore, shpërthejnë ndër hove të shpirtit, ndër ndjenja dhe zakone, nuk mund të zhduken prej meje, mesa mund të zhduken prej nesh Zoti dhe natyra!

Të nderuar!

Atdhetarizmi ose patriotizmi, është një ndër vlerat dhe idealet kryesore të iliro-shqiptarëve.

Ndaj, nuk mund të jemi të shqiptarë të mirë, pa qenë njerëz të mirë dhe patriot (Preludim nga vepra monumentale e At (Patër) Anton Harapit : "Njësimi kombëtar dhe ideali kombëtar" si preludim elokuent ose interaktive ndaj problemeve tona të brendshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore dhe të tjera.

Se këndejmi, parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, tek shqiptarët vlerësohet si gati i shenjtë.

Ndaj, kur e tërë lënda e pasur e librave shqiptare, do të dalë në dri­të, do shohim se, ndikimi i kulturës shqiptare në qytetërimin dhe historinë euro perëndimore ose oksidentale, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot.

Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës ose Augustinit, duhet studiuar, analizuar dhe kuptuar në hollësi dhe brendi, dhe jo si jo të rastësishme. Sidomos dëshira e njëjtë ose identike, për të pajtuar luftën çlirimtare dhe patriotike me filozo­finë dhe teologjinë etj.

"Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriot- deri në vdekje!", do thoshte dikur H. Charles Ëoodsi.

Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike.

Shqiptarët janë popull trim, tolerant, bujar dhe tepër fisnik, të cilët edhe në kohë lufte ose konfliktesh dhe armiqësish të ndryshme me të tjerët, ua njohin, ua ruajnë (mbrojnë) dhe respektojmë varret, flitë, hyjnitë, ritualet, kishat, manastiret ose objektet e ndryshme të kultit, fesë (religjionit), nderin, moralin, traditën dhe kështu me radhë, njerëzve dhe popujve të tjerë. Thuhet se edhe gjatë kohës së luftës së fundit, dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët nuk e dogjën, nuk e prishën ose nuk e shkatërruan asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë. Nuk e prishën ose rrënuan asnjë varrë të tyre etj. Absolutisht jo!

Bile, fisnikët ose trimat e njohur shqiptar, edhe gjatë luftërave të mëdha botërore ose ballkanike, thuhet se i kanë marrur në besë, strehuar, mbrojtur dhe shpëtuar serbët dhe të tjerët.

Nga kjo rezulton se fizionomia, identiteti, dinjiteti (dinjiteti), autenticiteti, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njeriut ose popullit (kombit) shqiptar, në esencën ose substancën e tyre, konsistojnë në lirinë, nderin, moralin, respektin dhe konsideraten maksimale ose optimale ndaj palës tjetër.

Është në nderin, moralin, kulturën dhe traditën e njohur të Gjergj Kastriotit dhe Lek Dukagjinit që të mos merret gjak, ose të mos vritet hasmi ose gjakësori, nëse e ka një grua (femër) ose fëmijë (kalama) të vogël me veti. Apo, nëse fëmijët dhe familja e tij, nuk kanë miell në maxhe ose bukë në sofër.

Ndërkohë që shqiptarët e vërtetë përveç Zotit (Hyjit)-nuk i njohin "figura supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit!

Shqiptarët e vërtetë dhe patriot, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prenë kurrë tehu i shpatës së mbretit ose sulltanit! E sidomos kokat e përulura ose nënshtruara, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jo kurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjeve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë!

Shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretet ose fotografitë e heronjve, aktorëve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjeve, ndodhjeve, figurave dhe personaliteteve kryesore ose monumentale të historisë së tyre kombëtare.

Në të kundërtën, askush prej tyre nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lexuar, njohur dhe kuptuar mesazhet (porositë), ngjarjet, zhvillimet, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetet dhe zërat e kohës, shpirtit dhe historisë së njohur shqiptare!

Ndonëse, dikush duke u munduar ose përpjekur për t'i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me shkrimet, vargjet, ose artin e tij vizatimor, letrar, fetar, kulturor, politik, diplomatik, analitik, gazetaresk ose publicistik, si padashur dhe kujtuar as vet, i shërben blasfemisë ose apostazisë! Pse (përse) ndodh kjo?

Sepse, populli ose opinioni i gjerë publik, me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial ose audicional.

"Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, dënuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema.

Thuhet së Mësuesit Kolë të Shkodrës dikur i vdiq gruaja shumë herët! Nuk kishte se kush t´i bënte më hyzmet në shtrat dhe nevoja të tjera fiziologjike, biologjike, organike etj.

Kështu që Mësuesi Kolë u martua prapë.

Pas martesës, me t´u kthyer në klasë, apo në orën e mesmit, Kola i vëren në dërrasën e zezë fjalët e shkruara nga nxënësit e tij: " Mësuesi Kolë me nuse t´ re, mirë për m´suesin e mirë për ne"!

Por, Mësusi Kolë u gjegj me inati dhe plot dhe nervozizëm me fjalët: " Kur ka kenë ky Kola i ri, shumëkujt tezët ua ka asi!" ( fund i citatit).

Inati i shqiptarit...me i madh se sa trupi, truri, takati (fuqia) ose organizmi i tij.

Si duket edhe kësaj radhe jemi "martuar" ose "kurorëzuar" keq ne shqiptarët?!

Nuk po na ndez (ndez) as prinë fati (ters) askund.

Ndonëse, siç po shihet, ne shqiptarëve nuk po na zë bota! I shitemi njëri tjetrit si trima, të ditur, të mençur, inteligjent ose patriot. Edhe pse nuk po na njeh dhe pranon askush.

Në të kundërtën, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora, humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk kemi asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë. E sidomos në fe (religjion), kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci etj.

Heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditshmërinë tonë: Buzëqeshja është arti ose mënyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruar ato. Ndaj, “mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj...Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) më së shumti...Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni)

Me fjalë tjera, veset, cemet ose ligësitë tona objektive dhe subjektive, nuk kanë asgjë të përbashkët me historinë, traditën, heroizmin, guximin, trimërinë, origjinën dhe kulturën autoktone ose autentike të iliro-shqiptarëve?

Ndaj, nuk është mirë dhe aspak e ndershme (dhe aq me pak burrërore) me i përqeshur, injoruar, stigmatizuar, demonizuar (satanizuar), skematizuar ose denigruar figurat ose personalitetet monumentale, epokale ose emblematike të luftës, heroizmit, sakrificës dhe krenarisë tonë shtetërore, nacionale dhe historike!

Na mallkojnë Zoti, populli (kombi) dhe atdheu! Gjaku i heronjve ose dëshmorëve të kombit dhe vuajtjet ose sakrificat e panumërta biblike ose mesianike të ilir shqiptareve den baba den...Na ndëshkon historia.

"Nderi, morali, ideali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena dhe tradhtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.", tha dikur Viktor Hygo.

Në të kundërtën, në një shtet, pushtet ose sistem jo të lirë, jo qytetar ose pseudo demokratik, ti mund të linçohesh, izolohesh, qortohesh, vritesh ose dënohesh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë. E sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimesh ose opinionësh të ndryshme 'pro & contra'!

Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe patologjisë individuale dhe kolektive të një shteti, populli ose kombi të tërë.

Ç ‘është e vërteta, trimat, burrat, intelektualët dhe patriotët e mirëfilltë dhe ekselent, nuk i shajnë, nuk i përqeshin dhe s'i injorojnë kurrë pjesën monumentale dhe emblematike të kombit dhe atdheut.

P. S. "Anton! Aq shumë më ke nervozuar sa që, po ta kisha revolen me vete, do të vrisja!” – do ngutej dikur një kolegu i tij mistrec ose malicioz- para Anton Pashkut të Madh, i cili nuk pajtohej me qëndrimet e larta profesionale dhe meta estetike të Anton Pashkut. Përderisa, Anton Pashku do i injoronte fjalët e pamatura te "kolegut" stupid, nebuloz, analfabet, demagog dhe hipokrit, me gjakftohtësi, elegance dhe indiferencë te larte intelektuale dhe profesionale, duke i thënë: "A e ke me leje, a pa leje atë revole?!” Duke mos iu dhënë kurrfarë rëndësie fjalëve dhe nervozes së kolegut mistrec, kompleksiv, malicioz, prepotent, cinik, injorant, intrigant, megaloman, prepotent, komplotist, konspirativ ose dekonspirativist. Si dhe duke mos e ngacmuar ose provokuar më asgjë.

Thonë se burrin, popullin (kombin) dhe shtetin, me tepër i ruajnë dhe shquajnë fjalët e matura, urtësia dhe mençuria, se sa fjalët e nxehta, rutina, ngutia etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat