Cili politikan i Kosovës ishte i lidhur me prodhimin e Bitcoin-it në veri?

Opinione

Cili politikan i Kosovës ishte i lidhur me prodhimin e Bitcoin-it në veri?

Nga: Faton Mehmeti Më: 25 janar 2024 Në ora: 17:39
Autori Faton Mehmeti

Pagesa e energjisë elektrike nga serbët në veri sigurisht se eliminon pothuajse fare prodhimin e kriptovalutave. Që nga paslufta në veri nuk është paguar energjia elektrike gjë që ka mundësuar që serbët atje të bëjnë biznes me kriptovalutat.

Prej ardhjes në pushtet të Kurtit janë kryer shumë aksione: Një herë janë konfiskuar 59 makina për kriptovaluta në rrugën “Çeta e Minatorëve”, në veri të vendit.

Vetëm në fshatin Trebicë të Komunës së Leposaviqit, janë konfiskuar 272 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Gjithashtu, prodhimi i kriptovalutave u ndalua nga institucionet e Kosovës më 29 dhjetor 2021, pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan me shumicë votash vendosjen e masave emergjente në furnizim me energji elektrike.

Një serb mesatarisht ka fituar rreth 2 mijë euro në muaj me makinat e prodhimit të kriptovalutave, edhe këtë e kanë bërë siç shprehen "Kam llogaritur, e gjithë bota po prodhon (kriptovaluta), po paguan energjinë elektrike. Ne këtu nuk paguajmë rrymë, kështu që pse mos t’i prodhoj”,

Pas vendimit të qeverisë i cili ndalon prodhimin e kriptovalutave në tërë territorin e Kosovës, për shkak të krizës me energji elektrike, dhe konfiskimit e tyre ka filluar rënia e këtij biznesi.

Dihet se pajisjet që prodhojnë kriptovaluta konsumojnë sasi të madhe të energjisë elektrike, pa pagesë serbët kanë fituar shumë.

Politikanët e opozitës kur ishin në pushtet asnjëherë nuk penguan prodhimin e kriptovalutave, rrjedhimisht shtrohet pyetja a kishte ndokush prej tyre lidhje indirekte me bitcoin-in, a ka fituar dikush shuma të mëdha të parave? Koha do të tregojë më mirë, por mundësia nuk përjashtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat