Shkalla e vdekshmërisë në Turqi (2019-2022)

Opinione

Shkalla e vdekshmërisë në Turqi (2019-2022)

Nga: Faik Miftari Më: 25 janar 2024 Në ora: 14:45
Autori Faik Miftari

Në këtë vështrim do të prezantoj statistikat e vdekshmërisë në Republikën e Turqisë, gjatë katër viteve të fundit(2019-2022), me ç’rast vdekshmëria në tre vitet e fundit ka shënuar një rritje tej mase, të paparë gjer tani sa i përket të dhënave të personave të vdekur në Turqi.

Gjatë viteve 2008-2018 shkalla e vdekshmërisë në Turqi ishte në suaza të një rritjeje normale në shkallë prej 0-4% nga viti në vit, duke shënuar herë pas here një rritje të vogël, apo gjatë ndonjë viti ka qenë e njëjtë, apo më e vogël në krahasim me vitin paraprak gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare (2008-2018) në Turqi.

Në këtë elaborim për shkallën e vdekshmërisë në Turqi kam marr periudhën katërvjeçare (2019-2022), ashtu që për bazë kam marrë vitin 2019 kur shkalla e vdekshmërisë ishte në suaza të rritjes së vogël para pandemisë, vitin e pandemisë 2020, vitin e vaksinimit masiv 2021 dhe vitin 2022 vitin e vaksinimit pasiv.

Dua të theksojë këtu se vaksinimi në Turqi kundër Covid-19 ka qenë në një shkallë të themi pothuajse absolute, pasi që shumica e qytetarëve të Turqisë kanë marrë 2 vaksina, ndërsa një numër i tyre ka vazhduar vaksinimin gjer në dozën e 5- të.

Sipas shënimeve zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Turqisë përqindja e qytetarëve nga mosha 18 vjeçare e më lartë që janë vaksinuar me dozën e parë përqindja ka qenë 93,96% ose gjithsejtë 57.951.057 qytetar të vaksinuar, me dozën dytë përqindja ka qenë 85,69% ose gjithsejtë 53.187.203 qytetar, ndërsa me dozën e tretë ka qenë 48,71% ose gjithsejtë 28.831.702 qytetar të vaksinuar.

Sa për ilustrim dua të cek, se në Republikën e Kosovës në krahasim me Republikën e Turqisë shkalla e vaksinimit ka qenë në një masë më të vogël, ashtu që sipas shënimeve zyrtare të Institutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike të Kosovës të muajit dhjetor, 2022, me një dozë janë vaksinuar gjithsejtë 904.519 qytetar, që do të thotë 52,00% nga numri i gjithëmbarshëm i popullsisë së Republikës së Kosovës prej 1.739.825 qytetar rezident sipas regjistrimit zyrtar të Kosovës së vitit 2011, me dy dozë janë vaksinuar gjithsejtë 824.947 qytetar që do të thotë 47,41%, me dozën e tretë janë vaksinuar 105.421 qytetar që do të thotë 6,06%. Natyrisht edhe në Kosovës, sikurse në Turqi shumica e qytetarëve të vaksinuar ishin nga mosha 18 vjeçare e më lartë.

Gjatë vitit 2019, një vit para pandemisë, në Turqi kanë vdekur gjithsejtë 436.624 persona që në krahasim me vitin 2018 ka qenë një rritje në suaza të vogla prej 2,3% me ç’rast kanë vdekur gjithsejtë 426.785 persona gjatë vitit 2018.

Gjatë vitit 2020, vitit të pandemisë, kanë vdekur 509.048, me ç’rast është shënuar një rritje prej 17% në krahasim me vitin 2019, si pasojë e vdekjeve nga korona virusi COVID-19. Gjatë vitit 2021, viti kur është aplikuar vaksinimi pothuajse masiv në Turqi, kanë vdekur 566.485 qytetar, që është një rritje enorme prej 30% në krahasim me vitin 2019. Këtu duhet të cek se gjatë vitit 2021 ka pas persona akoma që kanë vdekur nga pasojat e korona virusit, por në një shkallë më të ulët se që kanë vdekur gjatë vitit 2020. Gjatë vitit 2022 kanë vdekur 504.839 qytetar, që është një rritje prej përafërsisht 16% në krahasim me vitin 2019, edhe pse korona virusi COVID-19 pothuaj ka përfunduar.

Rritja enorme e vdekjeve në Turqi prej afër 16% në vitin 2022 në krahasim me vitin 2019, kur rritja ishte 2,3% është jashtëzakonisht shqetësuese, frikësuese dhe alarmuese, dhe se është rezultat i qartë i parashikimeve ogurzeza se si pasojë e efekteve anësore nga vaksinimi pritet rritja e vdekshmërisë prej 10-15% në nivel të popullatës së gjithëmbarshme në botë gjatë periudhës në vijim.

Kryesisht, gjatë këtyre tre viteve(2020-2022) krahas personave të moshës së shtyrë kanë vazhduar të vdesin shumë persona të moshës së mesme e besa edhe persona më të rinj dhe atë duke vdekur papritmas kudo, në shtëpi, në banesë, në lokal, në vendin e punës, në oborr, në rrugë, në mal, në zyre, në ballkon, në shkollë, në xhami, në kishë, në park, në aeroplan, në autobus, në veturë,në fusha sportive, etj. Një dukuri e tillë e vdekjeve gjer tani nuk është shënuar kurrë më parë.

Personat që po vdesin papritmas, kryesisht po përjetojnë, sulm në zemër, sulm në tru, pneumoni, mpiksje gjaku, etj., si rrjedhojë e efekteve anësore të shfaqura pas vaksinimit të qytetarëve me vaksina mRNA kundër korona virusit Covid-19.

Do të shtoja këtu, përveç tjerash, se të gjitha parashikimet e miliarderit dhe “humanistit” Bill Gates kanë janë realizuar. Do t’i përkujtojë në këtë vështrim vetëm disa nga thëniet e t’ia të shumta të dhëna gjatë kohës para dhe gjatë pandemisë.

Bill Gates me 3 prill të vitit 2015 e ka parashikuar pandeminë e virusit COVID-19 me ç’rast përveç tjerash ka cek:” i bëjë thirrje liderëve botëror që të përgatiten për pandeminë në të njëjtën mënyrë si po përgatiten për luftë”.

Me 1 qershor 2020 Bill Gates ka paralajmëruar :“Duhet zvogëluar popullsinë botërore në shkallë 10-15%, duhet bota të karantinohet,duhet të bëhet testimi sa më i madh i njerëzve, bota duhet përgatitur për vaksinim masiv, për vaksinat nuk garanton se do të jenë të sigurta dhe duhet të vaksinohen 7,5 miliard njerëz në botë, dhe se pandemia numër 2 e cila pritet të ndodh në vitin 2025 duhet të jetë në formë të sulmit bioterrorist”.

Në dhjetor të vitit 2020 në prag të vaksinimit, Bill Gatesi i cili ishte donator më i madh i programit të prodhimit të vaksinave kundër virusit COVID-19, ka paralajmëruar për efektet anësore të vaksinave duke thënë:” pasojat nuk janë super serioze, por ekzistojnë, dhe qëllimi ynë është që së paku 70-80% të popullatës në botë të vaksinojnë me më së paku nga dy dozat e pranuara”.

Në përfundim të këtij vështrimi iu mbetet lexuesve të vlerësojnë vet se a ishte pandemia e COVID-19 dhe vaksinimi kundër COVID-19 “teori konspirative” apo skenar i përgatitur , i planifikuar dhe i detajuar “per exellent” nga elita globale botërore, e cila pritet të plasojë pandeminë e dytë, të ashtuquajtur “X” gjatë vitit 2025 për “të mirën e civilizimit njerëzor në botë”.

Do të përmbyll këtë vështrim me citimin e një porosie të shkëlqyeshme universale:“njerëzit e mirë kudo që jeni, qëndroni të guximshëm pasi që jemi të pajisur me fuqinë e nevojshme që të luftojmë për atë ditë kur drita më në fund do të depërtojë errësirën dhe kurrë ne, të cilët respektojmë dhe e vlerësojmë trashëgiminë tonë universale, do të shpërthejmë dyert e burgut tonë, duke shpallur fitoren e lavdishme të lirisë, të vërtetës, të dashurisë dhe drejtësisë”.

P.S. Statistikat e personave të vdekur në Republikën e Turqisë janë marrë nga ueb faqja zyrtare e Turqisë, Türkiye Istatistik Kurumu-Instituti Statistikor i Turqisë, publikuar me datë 22 qershor 2023.

25.01.2024 Av. Faik MIFTARI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat