A do të lind një tjetër diplomat si Ismail Qemali?

Opinione

A do të lind një tjetër diplomat si Ismail Qemali?

Nga: Vilhelme Vrana Haxhiraj Më: 23 janar 2024 Në ora: 20:11
Vilhelme Vrana Haxhiraj

Në fundshek. e XIX, pas luftës Ruso-turke, Traktati i Sh.Stefanit (1878)e Kong. i Berlinit, e bënë kurban Shqipërinë, sikur ishte humbësja e shteteve ndërluftuese. Kjo padrejtësi i revoltoi shqiptarët me banim jashtë vendit, që në vazhdimësi të aktivitetit, krijuan shoqata atdhetare kulturore- patriotike. Kjo lëvizje e nisur herët, u quajt Rilindja Kombëtare. Disa syresh, me poste të larta në Perandorinë Osmane, i shfrytëzuan këto poste për përgatitjen e terrenit për Pavarësinë kombëtare.

* Zanafilla e Pavarësisë ishte Lidhja e Prizrenit me atributin e Qeverisë së Përkorme, i pari formacion politik kombëtar.

*Ruajtja e kulturës, gjuhës dhe traditës, jo vetëm si dëshmi, por si faktorë vendimtarë të autoktonisë së kombit,që i mençuri Ismail Qemal Bej Vlora i përdori me diplomaci, përmes së cilës shfrytëzoi dobësinë e P.Osmane, për të bërë gjënë e duhur.

* Plaku flok’argjend, me kulturë të gjerë, njohës i disa gjuhëve, për interesa të kombit shfrytëzoi karrierën politike,si dhe bashkëjetesën e tri besimeve fetare, gjë që ka ruajtur etninë dhe vëllazërimin e shqiptarëve.

*Me maturinë e tij, evitoi përçarjet mes shqiptarëve dhe vuri në plan të parë çështjen madhore, kombin.

*Si Guvernator i Varnës, priti Perandorin Franc Jozefi, të cilit i parashtroi gjendjen e Shqipërisë dhe kërkesat e tij për Pavarësi.

*U zgjodh Kryetar i Komisionit N/kombëtar në Danub, post që e përdori në favor të kombit.

* Më vonë Kryetar i Dhomës së Deputetëve në Parlamentin turk, që i shfrytëzoi për Pavarësinë.

*Analiza social-politike e I. Qemalit mbi gjëndjen e Perandorisë në Egjipt, mbi çështjen e Kretës dhe luftën ruso-turke, ku Turqia humbi, u bë një përvojë paraprake për shpalljen e Pavarësinë Kombëtare.

*I. Qemali refuzoi postin e Ministrit të Jashtëm e atij Shëtitës, se dëmtonin çështjen shqiptare.

*Takimi me rrethet përparimtare, personalitetet politike e diplomatike të Evropës, bënë të njohur problemin shqiptar në opinion botëror.

*Ndërsa ishte Kryetar i Partisë liberale turke, I. Qemali, ardhjen e turqëve të rinj e quan anarki të rëndë e të rrezikshme.

*Kur emërohet Guvernator në Tripolitani, ai nuhati rrezikun, kërkoi strehim politik në ambasadën angleze, e cila e nisi në Athinë. U mirëprit nga mbreti Georg i I-rë i Greqisë dhe nga shqiptarët me banim aty.

* Që aty nisi fushatën diplomatike nëpër oborret e Europës, i shtyrë nga shqiptarët e Australisë (në Athinë).

* Më parë shkoi në vende ku njihej çështja shqiptare, Romë, Kalabri e Siçili.

* Si diplomat i hollë, shfrytëzoi mosmarrëveshjet Austri- Itali për influencën në Shqipëri, e cila kishte dalje strategjike në Adriatik.

*Ai zvogëloi dhe frenoi disi përpjekjet për epërsinë ndaj Shqipërisë si të Austrisë, Italisë, Greqisë e Serbisë.

*Me shkathtësi, ai shfrytëzoi situatat politike mes shteteve evropiane dhe secilit në veçanti.

* I. Qemali vlerësonte shtypin,ndaj shkoi në Gjenevë, Bruksel.

*Pati rëndësi të madhe takimi me Faik Konicën për të reklamuar aktualitetin kombëtar në gazetën e tij “Albania”, në gjuhën shqipe.

* Dalja e gazetës së I.Q “Shpëtimi i Shqipërisë”, në gjuhë shqipe, greke dhe turke, ringjalli ndjenjën kombëtare te shqiptarët në botë.

* Në vizitën e tij në Londër për vdekjen e mbretëreshës Viktoria të Anglisë, ku u takua me personalitete të politikës botërore për interest kombëtare.

*Prej andej shkoi në Egjipt, ku kishte shumë shqiptarë. Aty nuhati intrigën e Mehmet Ali Pashës, i cili kishte hapur opinionin sikur P.e Lartë i kishte ofruar I.Qemalit fronin e Shqipërisë dhe ai gjoja s’e kishte pranuar për hir të origjinës me sulltanin. Ai e përgënjeshtroi këtë lajm, por sulltani, për hesape të vjetra, e dënoi me vdekje në mungesë

.* Ai shfrytëzoji bukur shkërrmoqjen e P. Osmane që po kalonte çaste të vështira për shkak të kryengritjeve në Ballkan.

* I. Qemali shfytëzoi ndarjen e turqve të rinj më 1908 në 2 grupe.

*Nga përvoja diplomatike dhe vizitat nëpër Europë, ai u mbështet në 2 Fuqi të Mëdha: Austro-Hungari dhe Itali, që për qëllimet e tyre, ishin kundër pushtimit të Shqipërisë nga Greqia dhe Serbia.

*Puna me shtypin dhe bisedimet me lëvizjen përparimtare në Athinë, Romë,Vjenë, Paris, Londër, Kajro, Bukuresht me shqiptarët jashtë vendit, ndryshuan opinionin e Europës, që na konsideronin pa ideale kombëtare.

*Pas Memorandumit të Gërçës, hartuar nga I. Qemali e H. Prishtina nisën kryengritjet e përgjithëshme 1909-1911.

* I.Qemalit si largpamës dhe vazhdues i Rilindasve, për realizimin e Pavarësisë kërkonte mbështetjen e ndërkombëtarëve për këto çështje:

1- Kushtetutë dhe Autonomi administrative për popujt e ndryshëm të Perandorisë.

2- Shqipëria të ketë 2-3 apo 4 vilajete me krahina shqiptare.

3- Hapja e shkollave shqipe dhe botimi i librave shqip në trevat ku flitet shqip.

4- Gjuhë zyrtare - shqipja.

5-Të krijohej policia, postë telegrafa, marrëdhënie diplomatike me Perëndimin dhe fqinjësia e mirë.

6- Kërkesa për autonomi dhe jo Pavarësi, përputhej me kushtet ekonomike të vendit.

7-Ai, si diplomat i hollë, kërkoi organizimin e një shteti europian, se Shqipëria në shekuj ka qënë lidhur ngushtë me Perëndimin.

Jemi në prag të 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, e nisur nga situata ndërpolitike shqiptare, me të drejtë pyes: “A do të lind në Shqipëri një tjetër diplomat si Ismail Qemali , i cili në kushte pushtimi shekullor ,arriti ta bënte Shqipërinë të njohur si shtet të pavarur, fal finesës së tij diplomatike?! Shqipërisë s’ i mungojnë mendjemprehtët, por duhet të lenë pas egon, hakmarrjen e t’i kthehen paqes, vëllazërimit e mirësisë!

Vlorë 17/10/2014- ribotim, sot më 24, 1.2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat