Zelensky ftesë Trump – it, që për 24 orë ta ndalë luftën!

Opinione

Zelensky ftesë Trump – it, që për 24 orë ta ndalë luftën!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 23 janar 2024 Në ora: 12:19
Sherif Ramabaja

Qe dy vite luftë. Qe dy vite shkatërrime dhe ankth. Qe dy vite bombardime dhe vrasje të civilëve. Qe dy vite mobilizim dhe viktimizim të ushtarëve për apetitet e Putinit.

Kundër kësaj lufte OKB ishte ngritur në këmbë. Më vonë u ngrit edhe EU, e cila shpesh cilësohet si tigër prej letre. NATO rrinte anash sepse ishte frika e konfrontimit ushtarak, që pasojat nuk mund të parashikohen.

Perëndimi u mobilizua. U aplikuan sanksione. EU pranoi ta përballoi të ftohtin, vetëm ta bllokonte gazin rus. U bë e njohur se po të binte Ukraina, apetitet e Putinit ishin përtej parashikimeve.

Filloi armatosja e Ukrainës. Putinit filloi ti tërhiqej freni. U stopua. Filloi të zihej, edhe pse nuk jepej. Pushtimin brenda një jave, vetëm ëndërr mund ta shihte.

Perëndimi erdh duke i shtuar ndihmat ushtarake për Ukrainën. Rusët me humbje të mëdha, vetëm po vendnumërojnë.

U bënë vlerësime se Rusia nuk është e pamposhtur. Tash po thuren plane edhe për gjunjëzimin e saj, por frika është te armët bërthamore, me të cilat po e kërcënon botën ish presidenti Medvedjev.

Si duket dy palët, perëndimi dhe Putini, janë pajtuar për zgjatjen e konfliktit: Rusia për atë se nuk po arrin ta pushtoi Ukrainën, kurse perëndimi nga frika e luftës bërthamore.

Pra që të dyja palët ndodhen në një pat pozicion. Nga ky pat pozicion, Putini e ndezi Lindjen e Afërt. Kryetari i SHBA Biden këto ditë personalisht deklaroi se po të binte Ukraina, lufta do të shpërthente edhe në Ballkan. Mendohet se Serbia nga dehja e fitores së Putinit do ta sulmonte Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

 Po ashtu dyshohet se Vuçiqi (pasardhës i Milosheviqit) vetëm urdhrin e Putinit e pret, që ta sulmoi Kosovën. Një test provues, me urdhër të Vuçiqit, paramilitarët serb e ndërmorën në shtatorin e 2023  në Banjskë. Putini është i bindur se serbët për lojën e tij, tashmë janë të gatshëm.

Kosova po ashtu është e vetëdijshme se të gjitha opsionet me Serbinë, janë të hapura. Po filloi të zien, askush nuk garanton se si përfundon dhe kush deri ku do të arrijë. Shqiptarët synim mund ta kenë Nishin, nëse nuk ia mësyjnë edhe Beogradit.

Në gjithë këtë katrahurë lindi një yll i shuar, që njerëzimin po e mbush me shpresë. Ai ishte këtu në tokë, po ishte pa fuqi veprimi. Gjërat po fillojnë të kristalizohen. Koha e zgjedhjeve në SHBA, njerëzit po i mbush me shpresë. Unë po të kthehem në Shtëpinë e Bardhë, për 24 orë do ta përfundoi luftën Rusi – Ukrainë, deklaroi.

Ky lajm e mori dhen. Papa organizoi meshë në Vatikan. Në Mekë u rezervuan hotelet për pritjen e miliona njerëzve në Haxh. Aty do të derdhen milionat për organizimin e lutjeve në përfundimin e luftës.

Zelensky i entuziazmuar në përpjekjet për përfundimin e luftës (brenda 24 orësh) e ftoi këtë personalitet botëror ta vizitoi Ukrainën, që të bisedojnë për planin e tij.

Ftesa është bërë, po vizita e tij po stërzgjatet. Së pari më duhet kthimi në Shtëpinë e Bardhë, pastaj me mua vjen edhe paqja. Si duket pritja do të zgjas, derisa lufta s´ka të ndalur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat