Mbështetje amendamentit të Bashës për ushtrinë e Kosovës

Opinione

Mbështetje amendamentit të Bashës për ushtrinë e Kosovës

Nga: Skender Kapiti Më: 22 janar 2024 Në ora: 14:50
Autori Skender Kapiti

Amendamenti i Bashës që kërkon ndihmë prej 50 milion euro për Kosovën vjen nga ky politikan dhe kryetar i opozitës i cili  vlerëson si duhet momentet e paqëndrueshmërisë në Ballkan , kur Serbia armatoset cdo ditë e më shumë dhe që provokon për destabilizimin e Kosovës, gjë e cila përbën  kërcënim për të gjithë paqen në rajon. 

Kosova është  qëllimi kryesor për destabilizim nga ana e Serbisë dhe Rusisë. 

Në këto rrethana ajo e cila është mëse e motivuar për t’a ndihmuar Kosovën është Shqipëria, pavarësisht se më shumë dhe më seriozisht Kosovën e mbështesin  SHBA, Turqia dhe Kroacia, por nuk është vonë që Kosovën ta mbështesë edhe Shteti Shqiptar i Shqipërisë.

Kosova nuk është cështje e vetëm shqiptarëve të Kosovës por është cështje mbarëkombëtare, dhe ndihma prej 50 milion eurosht për ushtrinë e Kosovës nuk përbën ndonjë kërcënim për buxhetin e Shqipërisë, kur këto euro Shqipëria i merr vetëm nga taksa që paguajnë kosovarët për kalimin  në “Rrugën e Kombit”. 

Prandaj nuk besoj se do ketë  ndonje debat politik, mediatik dhe as kundërshti nëse qeveria shqiptare do të akordojë ndihmë financiare për mbrojtjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat