Opozita në Kosovë dhe zgjedhjet e parakohshme

Opinione

Opozita në Kosovë dhe zgjedhjet e parakohshme

Nga: Skender Kapiti Më: 22 janar 2024 Në ora: 11:06
Skender Kapiti

Opozita në Kosovë apo segmente të saj sikur kanë filluar e po bëjnë zhurmë për zgjedhje të parakohshme, por më shumë kjo sa për t’u dukur se ekzistojnë. 

Opozitën  nuk është se po e kërkon kush në Kosovë për ta sjellë  atë në pushtet, pasi ajo politikisht është në vëndnumro për të mos thënë se po shkon edhe më teposhtë. Kjo për faktin se pushteti i dikurshëm i kësaj opozite e ka konsumuar aq shumë atë sa që pse mos të thuhet se sot politikisht opozita është e falimentuar. Arësyeja kryesore pse është kështu, është fakti se qeveria Kurti vazhdon të përballet dhe do vazhdojë që të përballet edhe për shumë kohë  me zullumet, me pasojat e me mëkatet politike, shoqërore, juridike, ekonomike, korruptive  dhe demokratike të cilat Kurti i trashëgoi nga paraardhësit.

Do të duhen vite që shoqëria kosovare  t’i “harrojë” ato se cfarë dëmi të madh i ka shkaktuar politika e vjetër Kosovës, shtetit dhe qytetarëve të saj  politika  që keqqeverisi në kohën e saj.Nëse do të mbaheshin zgjedhje sot në Kosovë nuk dihet se me çfarë alternative opozita do të ballafaqohej kundër pushtetit të qeverisë Kurti dhe se çfarë programi  do të paraqiste ajo  para publikut, kur ajo tashmë si opozitë vazhdon e po konsumohet edhe më shumë pasi po dalin në dritë  përditë të gjitha skandalet dhe prapësitë e papërgjegjshëritë korruptive dhe zullumet e mëdha.

Opozitës i ka humbur durimi se iu kanë prerë mundësitë dhe burimet  për përfitime, abuzime dhe për favore pasurimi e korrupsioni që ua mundësonte pushteti dhe qeverisja si dhe imuniteti dhe pandëshkueshmëria ligjore.

Nuk  mund të shlyhen nga ndërgjegjja kombëtare ato manovra tradhtie në dëm të Kosovës , ato marrëveshje me pasoja të jashtëzakonshme të demshme te politikës qeverisëse të opozitës së sotme.

Populli i Kosovës mund të falë gjitcka , por kurrë nuk ta fal pabesinë dhe pazaret që bëhen në dëm të shtetit e të territorit të Kosovës.

Nuk i harron populli i Kosovës ato, dhe mos të shpresojë opozita në Kosovë se atë mund ta ndihmojnë  politika ndërkombëtare dhe as ajo e qeverisë Rama në Shqipëri kundër dhe për t’a rrëzuar qeverinë Kurtit pse Kurti është i pakorruptuar dhe pse ai mbron dinjitetin, sovranitetin e shtetit dhe territorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat