Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë, do të duhej të kthehet në vendin ku ishte vendosur!

Opinione

Lapidari i UÇPMB-së në Preshevë, do të duhej të kthehet në vendin ku ishte vendosur!

Nga: Refik Hasani Më: 21 janar 2024 Në ora: 16:58
Autori Refik Hasani

Më datën 20 janar 2013, është hequr dhunshëm Lapidari i Dëshmorëve të UÇPMB-ës, gjatë një rrethimi të hekurt në Preshevë, nga forca policore të armatosura.

Me rastin e 11-të vjetorit të heqjes së Lapidarit, me këtë datë, duke ndezur qirinj, jo vetëm në Preshevë por edhe në Prishtinë, Tiranë e gjetiu.

Më datën 20 janar 2024, publikisht propozoj, që gjithë liderët politik dhe institucional të Luginës së Preshevës, së bashku me Shoqatat e dala nga lufta e UÇPMB-ës, dhe Shoqëria Civile, të bëjn homazhe. Kjo datë të shënoi, një kthesë edhe duke adresuar peticion të përgjithshëm për adresim në institucione më të larta të Serbisë dhe instanca e mekanizma të BE-së.

Në radhë të parë Kryetari i Preshevës , Shqipërim Arifi, për çdo ditë në media ankimohet në adresw të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Gjithë vullnetin të manifestoj për krijimin e një uniteti, duke kërkuar në adresim në institucione më të larta të Serbisë dhe instanca e mekanizma të BE-së për kthimin e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.

ashtu, i drejtohem duke bërë publike me propozim Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, që Lapidarë kushtuar dëshmorëve të rën në luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanocë, të ngriten LAPIDARE edhe në Tiranë e Prishtinë.

Propozimi, që datën 20 janar, të gjithë në përkrahje të kthimit të Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë. Gjithë mediat nga e gjithë hapësirat tona Shqiptare, do të duhej të jetë krye lajm kthimi i Lapidarit të UÇPMB-ës, në vendin ku ishte.

i Shqipërisë dhe Parlamenti i Kosovës, duke përfshi edhe kryeministrat dhe dy presidentët, të kërkojnë kthimin e Lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë.

Nuk di nëse, nga subjektet politike të Luginës së Preshevës, kanë ndërmarrë ndonjë veprim konkret si këshilltarët komunal të tri komunave, së bashku me kryetar e kryesues të Kuvendeve Komunale të Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit, duke përfshi edhe Këshillin Nacional të shqiptarëve.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, asnjëherë nuk ka bërë homazhe te Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë, ndoshta më shumë do të ketë kohë, pas vdekjes së idesë së “Ballkanit të Hapur”, pas disa dështimeve në propozime për Republikën e Kosovës.

Tani Kryeministri i Shqipërisë, është momenti i fundit të ndërron diskursin ndaj Serbisë. I propozoj të ftojë një Konferencë të Donatorëve për Krahinën e Preshevës, por edhe të ngritë diskriminimin në BE e instanca të OKB-ës, duke menduar edhe organizimin e një Konference Evropiane për gjetjen e statusit politik, për krahinën e Preshevës, pasi ka mbajtur Referendumin më datën 1 e 2 mars të vitit 1922.

Dëshmorët tanë meritojnë respekt dhe homazhe për të treguar se ata janë gjithmonë në mendjet, ndjenjat dhe në gjitha zemrat tona shqiptare që u sakrifikuan për ditë të mira për popullatën e kësaj krahine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat