Kushtetuta e Presidentit është humori i Ramës

Opinione

Kushtetuta e Presidentit është humori i Ramës

Nga: Ilir Levonja Më: 20 janar 2024 Në ora: 17:18
Ilir Levonja

Shumë nga shqiptarët treguan indinjatë me presidentin për miratimin rrufe që u bëri dekreteve të qeverisë. Rasti i fundit ishte ligji për heqjen e të drejtës opozitës mbi komisionet hetimore. Madje me arsye bajate si, ''mbyllja e dyerve i shërben transparencës'' etj. Që ta themi që në fillim, Shqipëria nuk ka president. Shqipëria ka vetëm një zot, një perandor, një mbret a një diktator. Quajeni si të doni, vetëm president jo, pasi demokracia aty ka vdekur. Do të kishte nëse do ishte produkt i proçesit zgjedhor, por ne nuk i kushtojmë vëmendje asnjëherë proçesit, i kemi dhënë fjalën Njëshit. Proçesi zgjedhor është ai që cakton Njëshi. Për presidentin shqiptar është njësoj si për kryeministrin, e njëjta mendësi se opozita edhe aq sa ka, çelsat e kashtës, opozita ka shumë. Çfarë mutin do më, opozita. Avokatin e popullit? Pse ta ketë? Kontrollin e shtetit? Pse ta ketë? Komisione hetimore?

Pse t'i ketë? Reformë zgjedhore? Pse? Mjafton që marrin rrogën dhe aq, po u bëjmë nder. Kjo është mendësi shqiptare. Kaq! Mendësi force. Mendësi uni. O bëhet si dua unë o s'ka. Ky do futet në librin e rekordeve se sa kohë të jetë aty do miratojë gjithçka që i sjell qeveria. Eshtë thjesht një sekser dhe aq. E kemi përsëritur dhe ripërsëritur se autorë të vrasjes së demokracisë, pas Edi Ramës janë edhe shpura pas tij.

Një shtyp i tërë që të mbyt me propagandë pasi ka marrë me thasë para nga inceneratorët fantazmë ose ca landfille bajate që po thithin taksat tuaja. Por edhe vet shqiptarët në përgjithësi me absurdin llogjik se kë tjetër të votojmë? Sot Shqipëria ka rënë në një batak social sa thuajse në një masë prej 90% merren me opozitën.

Askush nuk merret me katastrofën shqiptare, të gjithë të çmendur pas opozitës, Salës. Do futemi në histori pasi vetëm ne merremi me opozitën, vetëm ne e trajtojmë opozitën si qëmoti, armik i popullit, kulakë, të deglasuar. Sot herët në mëngjes radioja e Londrës, BBC transmetonte një emision mbi luftën që po bën ushtria e Ekuadorit, karteleve të drogës, apo bandave të gangsterëve. Një nga gazetaret e rikthyer në punë po thoshte se Ekuadorin e kanë në dorë bandat e kartelit të drogës, karteli shqiptar. Deri në Ekuadorin e largët kemi shkuar, megjithatë inteligjenca shqiptare apo akademikët shqiptarë, shtypi, dikasteret, shoqatat etj., nuk gjejnë kohë të merren me firot e vendit, pse kemi shkuar deri këtu, si është raporti social i investimit në shoqëri për një plan afatlargët mbi këto produkte shqiptare. Asesi. Të gjithë sulmojnë opozitën. deri për arsye perverse personale.

Presidenti? Ka Kushtetutë humorin e Edi Ramës. Kaq... Kur shqiptarët të kuptojnë se në demokraci shoqëria merret me qeverinë, jo me opozitën, do jetë shumë vonë. Por ne vonë edhe kemi lindur dhe kjo nuk përbën ndonjë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat