Ribashkimi përmes koalicionit të partive të konsumuara dhe të dështuara AAK dhe NISMA!

Opinione

Ribashkimi përmes koalicionit të partive të konsumuara dhe të dështuara AAK dhe NISMA!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 19 janar 2024 Në ora: 20:09
Ismail Muçiqi

Shoqëria Kosovare është në krizë të thellë të identitetit të saj. Kështu shtresa e të ashtuquajturës inteligjencë e dikurshme pothuajse nuk ekziston fare. Ky pasivitet i aktivizimit politikë e shoqërorë u ka mundësuar grupeve të ashtuquajtura parti politike të cilat më shumë u përngjajnë grupeve familjare dhe farefisnore se ndonjë subjekti real të organizimit politikë. Mendësia e kulturës primitive po vazhdon plotë qe dy decenie. Kjo u pa edhe këto ditë ku Aleanca e Ramush Haradinaj dhe Nisma Social Demokrate e Fatmir Limajt bënë koalicion parazgjedhorë për tu kthyer sërish në pushtet.

Një thënie antologjike e popullit: “se syrin e njeriut e nginë vetëm dheu”. Këto të ashtuquajtura parti politike të cilat në vazhdimësi ishin në pushtet i kanë sjellë dëme të pariparueshme Shtetit të Kosovës. Këto ishin bartëse të kriminalizimit të ekonomisë së Kosovës përkatësisht të aseteve ekonomike dhe resurseve tjera pasuri të qytetarëve të Kosovës. Këto parti janë përgjegjëse për gjendjen e mjerueshme në Sistemin e Arsimit, në Sistemin e Shëndetësisë, në Sistemin e Drejtësisë, në Agjencione dhe Ndërmarrje Publike si dhe në shumë veprimtari dhe agjenci tjera të cilat janë mekanizma të institucionit të Shtetit.

Pasojat e keq Qeverisjës të këtyre koalicioneve janë të njohura për opinionin e gjerë. Kështu procesi i privatizimit u dëmtua dhe kriminalizua nga përfaqësuesit e grupeve të interesit, dhe nga liderët e partive politike të cilët duke blerë prona shoqërore e gllabëruan, me qindra e qindra hektar tokë të shtetit. Përmes politikës të zhvatjes të aseteve ekonomike grupet e interesit përfituan pasuri marramendëse në dëmë të qytetarëve dhe Shtetit të Kosovës. Këto parti që tani po mundohen të kthehen serish në pushtet janë përgjegjëse për gjendjen në Telekomin e Kosovës, për fryrjen e listave të veteranëve të UQK-së barrë kjo e cila po rrinë mbi supet e Qeverisë dhe institucioneve tjera të vendit.

Nga qeverisja e keqe e ish partive të cilat tani janë në opozitë Shteti i Kosovës në ditët më të vështira rezervat e shtetit ishin në pikën zero, e mos të flasim për punësimin familjarë dhe nepotizmin në të gjitha mekanizmat e shtetit përmes formave më të ndryshme korruptive. Andaj po të kishte fare pak moral dhe vetëdije bartësit e këtyre subjekteve politike do të kërkonin falje para qytetarëve e jo përpjekje për tu rikthyer sërish në pushtet. Andaj kam shpresë se kurdo qoftë të shpallen zgjedhjet në Republikën e Kosovës qytetarët që kanë logjikë të shëndosh dhe fare pak moral duhet tu a kthejnë shpinën të gjithë atyre që abuzuan me paratë dhe resurset ekonomike të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat