Pse çdoherë kur Kosova fiton e ushtria forcohet, opozita dhe Vuçiqi reagojnë njësoj ndaj Kurtit?

Opinione

Pse çdoherë kur Kosova fiton e ushtria forcohet, opozita dhe Vuçiqi reagojnë njësoj ndaj Kurtit?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 14 janar 2024 Në ora: 10:02
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kur në vitin 2009 u formua FSK, buxheti i saj ishte qesharak, edhe kur në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës, prap se prap nuk është se ndyshoi shumë.

Kështu, vazhdoi derisa në krye të qeverisë erdhi Albin Kurti. Për tre vite qeverisje buxheti i FSK tejkaloi shumën e 200 mijë eurove. Natyrisht se kjo gjë e shqetëson shumë Serbinë, me Kosovën që vazhdon të forcohet.

Para pak kohësh, mediat turke shkruanin se Kosova do të furnizohet nga Turqia me sistem të mbrojtjes ajrore “ROKETSAN SUNGUR” dhe pajisjet përkatëse. Përveç sistemit të mbrojtjes, Kosova nga Turqia do të furnizohet edhe me automjete të blinduara “STM KARGU Kamikaze” dhe “ZMA-15”.

Sistemi i Mbrojtjes Ajrore “SUNGUR” është një sistem raketor që përdoret në mbrojtjen ajrore me rreze të shkurtër të njësive dhe objekteve të lëvizshme/fikse në fushë betejë.

Së fundi, erdhi dhe një lajm i mirë nga SHBA, përkatësisht nga Departamenti amerikan i Shtetit i cili njoftoi se ka miratuar shitjen e mundshme të raketave “Javelin” për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se Kosova ka kërkuar blerjen e 24 sistemeve dhe 246 raketave Javelin FGM-148F.

Arsyetimi amerikan ishte se “Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Për vendimin në fjalë ishte informuar Vuçiqi nga ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill.

Sipas mediave kroate, Vuçiqi ka qenë mjaft nervoz pas këtij njoftimi.

Se Serbia po tronditet nga forcimi i FSK e shpejgon edhe ish ministri serb i mbrojtjes serbe, Dragan Shutanovac, i cili ndër të tjera shton se me “blerjet e fundit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, përfshirë dronët turq, dhe veçanërisht me synimin për pajisjen e FSK-së me raketa antitank, Kosova praktikisht do të ketë një ushtri, e cila sigurisht paraqet një “sfidë të re” të sigurisë në rajon”, çka rikonfirmon frikën e tyre.

Fatkeqësisht, gëzimit të shqiptarëve të Kosovës nuk iu bashkua as opozita e cila edhe në raste si këto sulmon kryeministrin e qeverinë, pavarësisht se ky lajm veç për Serbinë nuk është i mirë.

Derisa ishin në pushtet, opozita e sotme edhe e zvoglonte buxhetin për FSK-në, siç ka ndodhur në 2019, e një pjesë e tyre bënin propagandë që mos të financohet Fondi për Ushtrinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat