Çmilitarizimi i Serbisë, garanci për paqen në Ballkan dhe në Evropë

Opinione

Çmilitarizimi i Serbisë, garanci për paqen në Ballkan dhe në Evropë

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 12 janar 2024 Në ora: 15:34
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

1.   Statusi i Kosovës është i mbyllur me Kushtetutën e saj në fuqi (15 qershor 2008). “ Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. (Neni 1, pika 1). Në këtë kontekst, nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi politik afatgjatë apo afatshkurtër me Serbinë kolonizatore (1912-1999).

Mirëpo, nëse lind nevoja për ndonjë korrigjim të tij, atëherë, statusin politik, juridik, kushtetues dhe ndërkombëtar të Republikës së Kosovës ka të drejtën ta ndryshojë vetëm SOVRANI me anë të REFERENDUMIT. Askush tjetër, as Hashimi, as Albini, as Vjosa e as Konjufca, ose cilido të vijë pas tyre në pushtet, s’kanë rëndësi emrat dhe funksonet e tyre.

Pra, pa pëlqimin unanim të popullit qoftë me REFERENDUM, qoftë me PLEBISHIT, nuk mund të revidohet statusi i Kosovës së pavarur dhe sovrane. Çdo veprim ndryshe, përgjegjësia dhe faji do të bjerë mbi ata shtetarë, që do të nënshkruanin  ndonjë marrëveshje a traktat për ndryshimin e statusit të mbyllur në fuqi (17 shkurt 2008-2024).  

Së pari, njohja de fakto dhe de jure e Kosovës nga Serbia, pastaj marrëveshje a traktate me Beogradin

Mirëpo, nëse qeveria e Serbisë së Aleksandër Vuçiqit (president) dhe e Ivica Daçiqit (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) nuk njeh Kosovën de fakto dhe de jure, atëherë qeveria e Kosovës nuk ka të drejtë  morale, ligjore e as kushtetuese, që të formojë “associacionin” e komunave me shumicë serbe në Kosovë, sepse bie në kundërshtim edhe me të drejtën ndërkombëtare, duke qenë se Kosovën deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete anëtare të OKB-së ( 17 shkurt 2008-024).

Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk njohin kompromis politik me Serbinë agresore kolonialiste. Kjo do të thotë se statusi i Kosovës është mbyllur në favorin e së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes në përputhje me dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashksuara dhe të parimeve të së drejtës publike ndërkombëtare. Këtë të vërtetë e pati vlerësuar pozitivisht, edhe GJND-ja, më 22 korrik 2010 në Hagë, duke miratuar opinionin këshillues se, shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në përputhje të plotë me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, askush nuk e ka atë të drejtë , që ta hedhë poshtë këtë vlerësim juridik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si “organi më i rëndëssishëm gjyqësor kryesor, i themeluar nga Karta e Kombeve të Bashkuara”.(Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare, Neni 1, f.81, 1987).

2.    Procesi i çmilitarizimit dhe i shkolonizimit të Serbisë, i domosdoshëm për Ballkanin

Po qe se bashkësia ndërkombëtare me Kombet e Bashkuara në krye, është e interesuar dhe e vendosur, që të mos ketë luftëra në Ballkan (ashtu sikurse në vitet ’90 të shekullit XX, kur Serbia militariste dhe hegjemoniste me Slobodan Milosheviqin në krye ishte “detonatori” kryesor i “bombardimit”  të RSFJ-së së Titos), atëherë  zgjidhja duhet kërkuar në demilitarizimin dhe shkolonizimin e tërsishëm të Serbisë, duke qenë se kjo prerazi ka dekalruar se kurrë nuk do ta njohë Kosovën e Pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008), kjo do të thotë se rreziku dhe opsioni i luftës, tanimë ka ngelur i hapur, që mund të ndodhë në çdo moment. – Vetëm se po pritet  urdhri i   Vladimir Putinit derisa  Moska të tërheqet nga agresioni  në Ukrainë (24 shkurt 2022).

Ndaj, nuk ka asnjë dyshim se, militarizimi i përditshëm i Serbisë, duke importuar armëë moderne luftarake nga Rsuia dhe nga Kina (aeroplanë dhe dronë etj.), dhe duke i vendosur ato rreth kufirit të Serbisë me Kosovën, është sinjal konkret se Beogradi zyrtar, në vend të dialogut paqësor me Prishtinën zyrtare, ka zgjedhur  politikën e përdorimit të forcës, të përzierjes në çështje të brendshme dhe të kërcënimit të përditshëm, se një ditë, do të sulmojë Kosovën, ashtu siç provoi, po nuk i ndezi me rastin e ndërhyrjes agresive  në manastirin e Banjskës, më 24 shtator 2023, me ç’rast forcat terroriste paramilitare dhe policore të Serbisë, të fshehura dhe të barrikaduara me armë në këtë Manastir, vranë policin shqiptar, Afrim Bunjaku dhe plagosën një koleg të tij, po ashtu shqiptar. Me këtë agresioni tentuan që të ndeznin zjarrin dhe t’i  fusnin flakën e luftës pjesës veriore të Kosovës, për t’i  sulmuar dhe vrarë shqiptarët, si dhe policinë dhe sigurinë e tyre mbrojtëse  (FSK-në dhe PK-në).

Mirëpo, në saje të  guximit, të gatishmërisë dhe të aftësive të larta profesioniste,  njësitet speciale të FSK-së dhe të Kosovës, arritën për t’i kapur të gjallë  “30 terrositë serbë” me gjithë armatimin dhe arsenalin ushtarak të tyre, të fshehur në Manastirin e Banjskës së Mitrovicës.   

PK-ja dhe KFOR-i mbrojti me sukses sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës

Ky aksion i sukseshëm i mbrojtjes së Kosovës nga  ana e forcave speciale të Kosovës në bashkërendim me KFOR-in, bëri që Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i të reagonin ashpër kundër këtij akti agresor të Srbisë, me  ç’rast urgjentisht kërkuan nga bashkësia ndërkombëtare (OKB-ja, BE-ja, OSBE-ja dhe NATO-ja), që ta ndëshkonin  Serbinë, për skak të shkeljes së sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës, gjë që ky akt flagrant i agresionit, është i ndëshkueshëm sipas Kartës së OKB-së ( Kreu VII, Neni 39, ku flitet “për rrezikimin, për prishjen e paqes dhe të kryerjes së një akti agresioni.”).

Mirëpo, megjithëkëtë, OKB-ja ende nuk ka  marrë kurrfarë masash penalizuese për këtë akt agresisoni të Serbisë kundër Kosovës, më 24 shtator 2023.

Serbia duhet shkolonizuar dhe demilitarizuar, ndryshe nuk do heqë dorë nga politika e saj  kolonialiste dhe neokolonialiste

Në vend të sanksioneve,  atëherë Serbia le të shkolonizohet, duke u detyruar sipas së Kartës së OKB-së dhe, sipas së drejtës ndërkombëtare që të heqë dorë nga kolonitë ekzistuese shqiptare brenda Serbisë (Presheva, Bujanoci, Medvegja, Kurshumlia,  Bllaca…etj., duke qenë se  kolonizimi është vepër penale ndërkombëtare. Ndaj, sistemi kolonialist serb, duhet të marrë fund, ashtu sikurse sistemi kolonial i fuqive të dikurshme kolonialiste botërore në Afrikë dhe në Azi, pas Luftës së Dytë Botërore ( gjjatë viteve  ’60; ‘70; ’80, shek.XX). 

 Edhe  Lidhja e Kombeve  nuk e pati penalizuar kolonializmin e Serbisë në Ballkan (1919-1939)

Serbia se ka përfillur as Lidhjen e Kombeve  në Gjenevë, duke qenë se kjo, që atëherë kishte nën sundimin e saj kolonial territoret e Shqipërisë (Kosova, Nishi, Toplica, Prokuple, B;;aca. Vranja, Kurshumlia, Bllaca, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Topolla,…etj.). të gjitha këto të aneksuara dhe të kolonizuara me terror gjenocid, duke i pastruar etnikisht me qindra e mijëra shqiptarë nga këto territore të Shqipërisë Etnike (1876-2024).

Të njëjtën gjë  e ka bërë edhe me shkeljen flagrante të dispozitave të Kartës së Kombeve të Bashkuara , e cila kreu 3 agresione dhe gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999).

E drejta e paqes dhe e drejta e jetës, si të drejta elementare të njeriut nuk mund të realizohen në tërësi pa jetësimin  e shkatërrimit të sistemit të kolonializmit dhe të procesit të demilitarizimit.

Duke i mbajtur parasysh njohuritë teorike dhe empirike të fenomenit të armatimit, lind jo vetëm nevoja politike, por edhe synimi i thellë njerëzor për arritjen e çarmatimit.

Nga kjo del se, nevoja për çarmatim mund të justifikohet duke u bazuar në argumentet morale, politike dhe juridike, mirëpo kohëve të fundit (veçanërisht nga përfundimi i luftës së ftohtë, dhe dështimi i realsocializmit të ish-BRSS-së dhe shteteve të kampit socialist të tij në vitin 1989 të dekadës së fundme të shekullit XX) edhe në saje të rivendikimeve imediate ekonomike dhe sociale. Duke u mbështetur në to, pa dyshim mund të thuhet se, çarmatimi duhet të jetë objektiv, preokupim dhe interes jetik i gjithë njerëzimit. Në këtë kontekst, është e domosdoshme, që të vështrohet edhe procesi i çarmatimit të Gadishullit Ballkanik, duke filluar me demilitarizimin e Serbisë, ndryshe shkolonizimi paqësor i saj, është një iluzion i kotë dhe vetëmahstrim i faktorit politik shqiptar, ashtu edhe i atij evropianondërkombëtar.

 Sa më sipër, është e padrejtë dhe tragjike, që vetëm shqiptarët të mbahenn “pengjë” të përjetshëm të  sundimit të egër kolonial dhe të militarizmit imperialist serbomadh në Ballkan.

3.

 - Zgjidhja e drejtë përfundimtare e statusit politiko-juridik të Kosovës, është njohja de fakto dhe de jure nga ana e Kombeve të Bashkuara. Kur do të ndodhë kjo, hëpërhë askush nuk e di, duke qenë se Rusia me VETO-n e saj në Këshilin e Sigurimit e ka ngrirë statusin e Kosovës, përkundër vlerësimit  pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë (22 korrik 2010), e cila përmes Opinionit  Juridik Këshillëdhënës ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), nuk është në shpërputhje me normat dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat