Zgjedhje mund të ketë në dhjetor, por fituesi dihet

Opinione

Zgjedhje mund të ketë në dhjetor, por fituesi dihet

Nga: Faton Mehmeti Më: 11 janar 2024 Në ora: 10:07
Autori Faton Mehmeti

Opozita vazhdimisht thirret në zgjedhje të parakohshme ndonëse kanë mbetur afërisht 12 muaj deri në zgjedhjet e rregullta. Gjithsesi, zgjedhjet edhe mund të organizohen brenda këtij viti kalendarik me ligjin që ua mundëson vakumi ligjor i mbajtjes së tyre deri gjashtëdhjetë ditë. Para afatit të mbajtjes së zgjedhjeve të fundit.

Kështu që, në fillim të muajit dhjetor mund të ketë zgjedhje nacionale, pak ka rëndësi a mbahen në dhjetor, janar apo shkurt, fituesi tanimë dihet. Albin Kurti do të fitojë mbi 50% të votave bashkë me partinë " Guxo".

Opozita ka një arsye pse kërkon zgjedhje sa më shpejt, synojnë që VV mos të merr mbi 50% të votave duke e detyruar të bëj koalicion me ndonjë nga partitë opozitare. Më e interesuar është AAK e Ramushit, të etur për pushtet dhe me rënien e lirë të trajektores së sondazheve, lutën ditë e natë që ty mbahen sa më parë zgjedhjet, VV mos të merr mbi 50% e këta pastaj të bëhen pjesë e qeverisë.

Edhe LDK nuk duhet përjashtohet nga ky kombinacion, derisa PDK me ish liderët e saj në Hagë nuk "guxon" të veprojë ndryshe nga urdhrat nga lart.

Opozita e di besoj rezultatin përkatësisht humbjen e saj, nuk ka me çfarë të merret, nuk gjen hapësira reale për kritika, edhe aty ku ka mundësi të kritikojë nuk ka kredibilitet. Janë të pabesueshëm në bindjen e opinionin publik, humbjen e kanë në xhep, nuk janë reformuar, kanë ngel në vend. Nuk e kanë lexuar mesazhin e 14 shkurtit të 2021, meqenëse nuk e dëgjuan populli do ua përsëris prapë. Humbja është e garantuar dhe me meritë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat