Tri tema për fillim-viti

Opinione

Tri tema për fillim-viti

Nga: Genc Xërxa, Sociolog Më: 10 janar 2024 Në ora: 13:59
Autori Genc Xërxa, Sociolog

Tema e parë do jetë situata socio-ekonomike. A është Kosova vend i cili mund të jetohet? A kemi nje siguri të mirëqenies apo të jetesës normale në këtë vend?

Sot një zonjë u ankua në ngritjen e vazhdueshme të çmimeve në një shitore ushqimesh. Poashtu gruaja që punonte në arkë çuditej me çmimet e reja e të ngritura që u kishin ardhur sot, si njoftim shumë nga artikujt ishin me rritje! A do u bëjmë ballë gjithë këtij inflacioni me stagnim apo degradim të pagave në vend. S’ka sektorë në vend që nuk po shfaqë paknaqësi dhe protestë për gjendjen në të cilat familjet e tyrë po ballafaqohen, çdo ditë me probleme të shumta ekzistenciale. Banka Botërore sipas statistikave të saja thotë që rreth 20% prej tyre në Kosovë jetojnë me më pak se 1.85 euro për ditë, apo gati 15% prej tyre me 1.45 euro për ditë. A jetohet me këto kushte në shtetin e së ardhmës? A po bëhemi gjithnjë e më të varfër? Sot shtrohet pyetja se çka kuptojmë me varfëri? Mos-qasja në internet, informacion dhe në të mira publike kuptohet në të sotmën se është varfëri! S’është vetëm mbushja e barkut apo uria përcaktues i varfërisë sot, ajo formë i bie, e skajshme radikale, “që mendohet se është në zhdukje e sipër në Europë”!

Varfëria e bënë shoqërinë shumë të thyeshme për gjitha pushtetet, sidomos ato të paafta dhe diktatoriale, sepse “në luftë për ekzistencë të varfërit s’kanë kohë e forcë me u përballë më pushtetet duke u munduar disi ta shtyejnë ditën”! Sa muajë prej familjeve në Kosovë do qëndronin pa punë e nuk do degradonin skajshmërishtë mirëqenien e tyre e duke ra në varfëri! Shumica e familjeve në Kosovë mendohet se jetojnë në varfëri apo buzë saj qoftë edhe me pagat e tyre kufizuese që fitojnë me punën e tyre qoftë në sektorin publik apo privat! Pra varfëria po i godet edhe të punësuarit, që është indikator mjaftë shqetësues i mirëqenies në vend, aty ku hyjnë (siguria në punë, sigurimi shëndetësor apo përkrahjet tjera si shujta, transporti, meditjet…)

Tema e dytë do jetë siguaria apo situata me Serbinë. A po mundohet pushteti që gjitha dështimet e lartëpërmendura socio-ekonomike t’i fsheh me kamuflimin e sigurisë dhe luftës potenciale me Serbinë. “Shukatni se luftë mund të bëhet”! A po bëhet sllogan i ri i vitit 2024 i qeverisë në neutralizimin e zërave kundërshtues. A e kuptojë qeveria se pos sigurisë duhet të zhvillohet edhe jetë civile ne veri të vendit. E kush do udhëheq me atë jetë civile nëse jo vetë ata që jetojnë aty. Pra asociacioni apo autonomia siç po e quajm, do e rregullon jetën e tyre civile, e dal nga marrëveshja e Kurtit me Vuçiç që do jetësohet së shpejti si obligim shtetëror qoftë nga kjo qeveri apo ndonjë tjetër në ardhje. E pranuar si pakt normalizues nga kjo qeveri ekzistuese. Pra dialogu degradoi nga ai i njohjës reciproke në ato të normalizimit. Kush i provokoi gjithë këto ekcese, e kujt më shumë i konvenuan incidentet, secili nga perspektiva e vet mund ta shoh. Po sot Kosova jo-konstruktive gjindet në sanksione nga faktori ndërkombëtar. Shtrohet pyetja gjithë ky mund dhe degradim i pozicionit në skenën ndërkombëtare, “kujt në fund do i dhurohët autonomia si pjesë e siguruar dhe e rregulluar mirë në emër të rendit dhe ligjit”? Vuçiçit apo sërbëvë lokalë të integruar në juridiksionin kosovar?

“Serbia detyrimet e saja që i morri në Ohër pothuajse i zbatoi të gjitha me përpikmëri”, mbeti Kosova tani të zbatojë vetmenagjimin etnik teritorial! Eskalimi i situatës në Ballkan dihet kujt i konvenon, “por apo luan Kosova në vijë me të, duke ra pre e provokimeve apo ka diçka më shumë aty”? Situata me Republikën Serbe veçse po përkeqësohet, dita-ditës nga aspekti i sigurisë! Shumica e traktateve qindvjeçare këtë vit do përmbyllën. Apo merr formë tjetër rendi i ri global me luftërat në lindje të mesme dhe në Europë duke mos-anashkaluar situatën e brishtë në Ballkan?! Kosova me çfarë karte po luan? A do duhej të ishte në vijë të ngushtë kordinimi me aleatë?!

Tema e tretë zgjedhjet parlamentare. A do ketë zgjedhje sivjet? Unë mendojë se në çfarë pozite është qeveria, asaj më së shumti do i konvenojnë zgjedhjet, PSE? Qeveria është vë shumë ngushtë me implementimin e draftit të asociacionit të imponuar, draftë të cilin nuk ishte në gjendje ta propozojë vet e që e shoh unë si dështim e si obligim i marr nga marrëveshjet me Serbinë.

Nëse tani fillon ta zbatojë thuaja në fund të mandatit, pushteti e di që do i kushtojë keq me votë, pasi që një nga premtimet e saja ishte mos-zbatimi i saj. Tani do I konvenonte ta sigurojë mandatin tjetër katër vjeçar dhe pastaj të filloi t’i zbatojë detyrimet që kjo qeveri i morri karshi Serbisë për normalizim. Pra, unë mendojë që do i drejtohet sovranit me pyetjen a dëshironi të implementohet vet-menxhaimi territorial apo jo. Por mënyra se si do i qaset kësaj do jetë intersante. Do dal absurd para elektoratit të thotë që është për mos-zbatim kur vet e ka pranuar në bisedime. Të thotë më votoni që ta zbatojë, do jetë e papranueshme për shumicën, për shkak të diskursit negativ që e instaloi vet karshi asociacionit. Ashtu që është thikë me dy teha, si ti qaset sovranit. A e dim bukur mirë që gjithsesi do duhej zbatuar si pjesë e detyrimit që ka marr Kosova në tavolinën e bisedimeve! Ky vit do ec “tërhiq e mos-këput” nëse nga aspekti i sigurisë diç tjetër nuk na vie e përshkallëzohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat