Pyetje politikanëve maqedonas, nga ju vjen rreziku, nga shkrimet qirilike serbe-bullgare apo nga alfabeti latin i shqiptarëve?

Opinione

Pyetje politikanëve maqedonas, nga ju vjen rreziku, nga shkrimet qirilike serbe-bullgare apo nga alfabeti latin i shqiptarëve?

Nga: Sulejman Mehazi Më: 7 janar 2024 Në ora: 16:55
Sulejman Mehazi

Ju që na konsideroni njēsoj si nacionalitetet tjera pakicë në shtetin me emrin e popullit tuaj, Maqedoni, që na urreni pa kufij, sikurse serbët, grekët e bullgarët që s'ju duan juve, ashtu edhe ju të njëjtët veprime bëni ndaj nesh. Po ju bëjmë disa pyetje  të logjikshme e kurrsesi cinike e nënçmuese politikanëve maqedonas:

Ç'jeni ju, maqedonas antikë, apo maqedonas sllavë? Po të ishit popull antikë atëherë do duhej ta flisnit ose greqishten ose shqipen, pasi argumentet historike e shkencore vërtetojnë se  në këto territore kanë jetuar dy popuj me gjuhët e tyre të veçanta helase e ilire. Kjo argumenton se prejardhja e juaj është sllave, ardhacakë të ardhur në këto troje nga Rusia e largët;

Nëse ju bashkështetasit e mi maqedonas do ishit popull me tradita kulturore, tradicionale, folklorike, gjuhësore e fetare autoktone e origjinale, pse atëherë grekët s'ua pranojnë identitetin tuaj kombëtar?, mos vallë identiteti juaj kombëtar është i dyshimtë?, pse bullgarët s'ua pranojnë identitetin tuaj gjuhësor?, mos vallë identiteti juaj gjuhësor është i dyshimtë?, pse serbët s'ua pranojnë kishën tuaj autoqefale ortodokse maqedonase?, mos vallë identiteti juaj fetar është i dyshimtë?
Pra, rrezikshmëria e qenies suaj kombëtare, gjuhësore e fetare nga cila anë vjen, nga shqiptarët që i urreni deri në pafundësi, apo nga serbët, grekët dhe bullgarët?

O ju popull i dashur maqedonas , si mund të jetë e rrezikshme për ju, gjuha shqipe, kur kurrgjë s'ka të përbashkët me maqedonishten si nga aspektet leksikore, fonetike, morfologjike, sintaksore e alfabete-drejshkrimore? Aq jeni popull i pa marrë vesh e aq keni budallej politikanë e intelektualë sa që nuk e kuptojnë se nga ju vjen rreziku i qenies suaj kombëtare, gjuhësore e fetare.

Po nga ju vjen rreziku, a nga shkrimi qirilik serb e bullgar, apo nga alfabeti latin i shqiptarëve?, nga gjuha e juaj motër serbe-bullgare, apo nga shqipja e veçantë?, nga feja juaj e njëlloj ortodokse serbe,-greke-bullgare, apo nga bashkështetasit tuaj shqiptarë me fe islame? Mos kjo tregon e argumenton se me të vërtetë ju nuk mund t'i dalloni armiqtë tuaj të vërtetë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat