Cila është prapavija e rrahjes dhe burgosjes së politikanit serb, Nikolla Sanduloviç nga BIA, alias UDB-a e Serbisë?

Opinione

Cila është prapavija e rrahjes dhe burgosjes së politikanit serb, Nikolla Sanduloviç nga BIA, alias UDB-a e Serbisë?

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 7 janar 2024 Në ora: 14:22
Nikolla Sandullovi

Në çdo shtet të mirëfilltë demokratik, ku mendimi dhe shprehja e lirë janë të garantuara me ligj dhe Kushtetutë, deklaratat e kryetarit të Partisë Republikane serbe, z. Nikolla Sandulloviç, parti në opozitë, i cili ka disa vite që publikisht e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, i cili madje i ka vizituar edhe varrezat e familjes Jasharaj në Prekaz vitin e kaluar gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke vu buqetë lulesh mbi varrin e heroit tonë kombëtar, Adem Jashari, do të konsideroheshin akte dhe veprime krejtësisht normale dhe njerëzore.

Mirëpo, duket se z. N. Sandulloviç, e ka harruar faktin, se në Serbinë e tij ende sundon një regjim fashist dhe diktatorial, në krye të cilit që 12 vite gjendet radikali më ultra-nacionalist serb, nxënësi i kriminelit të luftës, V. Sheshelit, që quhet Aleksandar Vuçiq, një shtet ku nuk ka fare demokraci dhe as liri të fjalës dhe mendimit të lirë, përfshirë të drejtën për qëndrime ndryshe politike për të bërë opozitarizëm të lirë.

Me këtë rast, duhet theksuar faktin, se Serbia kurrë gjatë historisë nuk ka qenë as si mbretëri, as si shtet një vend demokratik, përkundrazi ka qenë shtet pushtues, vrastar dhe okupues, në krye të së cilës gjithmonë kanë qenë regjime fashiste dhe gjenocidale, që nga shekulli i 12-të dhe deri më sot. Dhe, mjerisht, këtë fakt të tmerrshëm gjatë shekujve kurrë nuk e kanë kuptuar popujt dhe vendet perëndimore, përjashto këtu luftën dhe gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë (1989-1999), për shkak të cilit, falë më shumë amerikanëve sesa evropianëve, ajo do të bombardohet nga forcat e NATO-s, duke ia ndërprerë turrin e egër dhe pushtues të gjitha regjimeve fashiste të Serbisë, siç ishte regjimi i kriminelit S. Millosheviq, i cili vetëm në Kosovë vrau dhe masakroi mbi 13 mijë shqiptarë.

Tani vijmë tek pyetja, se cila është prapavija e rrahjes për vdekje dhe e burgosjes së z. Nikolla Sandulloviç, ku sipas disa analistëve, shkaku kryesor i këtij akti brutal ndaj tij, nuk është fare pranimi nga ana e tij e pavarësisë së Kosovës dhe as vizita e tij tek varri e heroit tonë, Adem Jashari, veçse i njëjti me urdhër të presidentit serb, A. Vuçiq, është arrestuar, rrahur dhe burgosur nga BIA, alias UDB-a, për të krijuar një "fake" aferë politike në Serbi, se gjoja regjimi aktual nuk lejon asnjë serb, kushdo qoftë ai, që ta tradhtoi kauzën nacionale serbe kundrejt Kosovës, si pjesë e saj. Madje ky skandal ka ndodhur në vazhdën e qëndrimeve të "prera" të regjimit aktual në Beograd, "se Serbia dhe ai personalisht derisa të jetë president, kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës", meqë në krye të saj e ka patriotin më të madh serb, A. Vuçiqin..!?

Pra, me qëllimin për të krijuar në Serbi opinionin, se me rrahjen dhe burgosjen e "tradhtarit" serb, N. Sandulloviç, për shkak të gjoja njohjes së tij të pavarësisë së Kosovës, t'i amortizojë dhe zbus sulmet dhe akuzat e ashpra të opozitës ndaj tij, e cila vazhdimisht A. Vuçiqin e ka quajtur tradhtar (izdajnik) të kombit serb, sepse me marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën në Bruksel, në veçanti pranimi nga ana e tij të marrëveshjes së BE-së prej 11 pikave (franko-gjermane) si dhe atë të 18 marsit 2023 në Ohër, është A. Vuçiqi ai i cili faktikisht dhe juridikisht e ka pranuar Kosovën si shtet të pavarur. Dhe këtë njohje, sipas opozitës serbe, e dëshmon më së miri pranimi i targave të automjeteve të Kosovës në të cilat shkruan RKS (Republika e Kosovës).

jam shumë i bindur, se regjimi aktual në Serbi, dhe vetë A. Vuçiq me grupin kriminal afër tij, në krye me M. Radojçiqin, janë në gjendje të ndërmarrin çdo lloj akti kriminal, siç ishte sulmi terrorist në Banjskë me 24 shtator të vitit të kaluar, vetëm e vetëm që të ngelin sa më gjatë në pushtet, sepse me ardhjen eventuale në pushtet të forcave pro-perëndimore dhe demokratike në Serbi, të gjitha këto grupe kriminale do të përfundojnë në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat