Viti i Ri dhe liberalizimi i vizave

Opinione

Viti i Ri dhe liberalizimi i vizave

Nga: Dr.Arber Neziri Më: 5 janar 2024 Në ora: 20:32
Dr.Arber Neziri

Lajmi i mirë është padyshim liberalizimi i vizave, një vendim që më parë ishte vendosur, por tashmë është zbatuar.Kjo është padyshim një arritje e madhe e shtetit dhe padyshim një lehtësim i madh për qytetarët tanë.Lëvizja e lirë ka një rëndësi të madhe, si për emancipimin individual, ashtu edhe për zhvillimin e shtetit tonë.

Si popull me kulturë të lashtë, mendoj se duhet ta kishim pasur këtë mundësi të vizitonim vendet evropiane pa viza; kjo do të ishte e mirëseardhur në shumë aspekte kulturore, arsimore dhe ekonomike. etj.Mendoj se procesi i dhënies së vizave është një fenomen sa fyes aq edhe poshtërues, për të mos thënë nënçmues.

Kujtojmë radhët e gjata për të marrë vizë kur kishim arsye shumë fisnike, si p.sh. pjesëmarrje në kongrese të ndryshme shkencore etj.Por këtë problem e kishin vetëm ata qytetarë që kishin vetëm një pasaportë, atë të Kosovës.

As ata që kishin pasaporta të tjera nuk i kishin këto pengesa. E kam fjalën për qytetarët e Kosovës, sepse disa prej tyre kanë pasur edhe pasaporta të huaja të vendeve mike, gjegjësisht vendeve evropiane apo amerikane, pastaj Maqedonia e Veriut dhe një pjesë e Serbisë – shteti që vazhdimisht konteston qytetarët tanë dhe vazhdimisht punon kundër shtetit tonë.Mendoj se shumica dërrmuese e popullatës e ka respektuar pasaportën e shtetit tonë, pra të Kosovës. Kjo pikë e fundit ka përcaktuar, në njëfarë kuptimi, patriotizmin tonë.

Por një pjesë e popullatës sonë kishte dhe ka 2-3 pasaporta, përfshirë edhe atë të Serbisë, ku pranuan nënshtetësinë e Serbisë!..Çfarë mund të thuhet për këtë fenomen?

Nuk dua të dënoj askënd, por më vjen në mendje që ju uroj para së gjithash liberalizimin e vizave për qytetarët me një pasaportë, pasaportën e Kosovës, e pastaj për ata me pasaportë shtesë të vendeve mike, qofshin ata. vijnë nga Europa ose Amerika. , dhe në fund ata që vepruan me logjikën “Ku shkova?” me pasaportë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat