Kisha ortodokse serbe, ka qenë dhe është një celulë kriminale, madje anti-Krisht dhe anti-Zot!

Opinione

Kisha ortodokse serbe, ka qenë dhe është një celulë kriminale, madje anti-Krisht dhe anti-Zot!

Rexhep Elezaj Nga Rexhep Elezaj Më 5 janar 2024 Në ora: 19:18
Patriarku serb në vizitë sot në Hoçë të madhe..

Kishës ortodokse serbe, gjenezën e formimit dhe veprimtarisë së saj nuk e ka të ndërtuar mbi bazën e besimit në Zot, në Bibël dhe në porositë e profetit Jesu Krisht (Isa a.s.), sepse tërë doktrinën fetare të saj e ka përmbys kokëposhtë për shkak të ambicies së popullit serb për zgjerim territorial në dëm të popujve tjerë ballkanik, i cili, populli serb, në shekullin e - VII -të si grupe nomade sllave do zbresin nga malet Karpate për t'u vendosur në pjesët jugore të lumit Danub, përkatësisht në rajonin e quajtur më vonë Zeta, kur në shekullin 12-të do arrijnë ta formojnë mbretërinë e parë serbe (1217) të Nemanjiçve, kryekëput mbi toka të huaja të pushtuara dhe uzurpuara me dhunë.

Pra, që nga ajo kohë do formohet edhe Kisha ortodokse serbe, si pjesë e Kishës ortodokse ruse, e cila për shkaqe politike dhe nga frika e dështimit të shtrirjes dhe zgjerimit të tyre drejt jugut të Ballkanit, në vend se Kishën dhe mësimet e Fesë së krishterë, ato të Biblës dhe profetit Jesu Krishtit (Isait a.s.), t'i zbatojnë në jetë, sidomos ndaj popujve tjerë, ashtu siç predikon Feja e krishterë e ritit ortodoks, ata, klerikët ortodoks serb, kishën e tyre do e shndërrojnë në çerdhe dhe bastion të krimit (rasti i sulmit në Banjskë) dhe luftës së tyre kundër popujve jo serb në Ballkan. Pra, kisha dhe kleri ortodoks serb do e merr mbi vete rolin kryesor për të vrarë dhe dëbuar nga tokat e tyre popujt autokton në Ballkan, siç ishin dhe janë shqiptarët, boshnjakët dhe disa grupe tjera etnike.

Me një fjalë, Kisha ortodokse serbe, duke e marrë mbi vete rolin e mbretërisë dhe më vonë edhe të shtetit serb, si dhe duke e keqpërdorë në mënyrën më antihumane Fenë ortodokse, si mjet dhe armë për pushtime dhe zgjerime në Ballkan, veprim që ishte kundër të gjitha mësimeve fetare, urdhërave dhe predikimeve të profetit Jesu Krisht (Isait a.s.) si dhe apostolëve të tij, gjithë këtë përmbytje e bën për interesa nacionale serbe si dhe për qëllime pushtuese në Ballkan, duke shkel brutalisht mbi gjitha këto vlera të krishtera, duke u bërë instrument politik si dhe mjet strategjik në zbatimin e planeve të tyre hegjemoniste në Ballkan, madje deri në ditët e sotme.

Pra, Kisha ortodokse serbe, është çdo gjë tjetër, përveç se jo instituion fetar, e cila për obligim e ka ruajtjen e paqes dhe harmonisë midis feve dhe popujve, ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes popujve, angazhimin kundër të keqes dhe luftës midis popujve, predikimin e vlerave hyjnore të Biblës dhe porosive të profetit Jesu Krisht, e jo që vetë ajo të bëhet bartëse kryesore e ideologjisë dhe politikës nacional-shoviniste serbe, e nxitjes së dhunës, vrasjeve, konflikteve dhe luftërave kundër popujve tjerë në Ballkan, vetëm se nuk ishin serbë.

Kisha ortodokse serbe këtë politikë dhe veprim anti-Krisht dhe anti-Zot, kurrë nuk e ka ndryshuar gjatë shekujve, ajo gjithmonë u ka prirë dhe ka qenë në krye të luftërave pushtuese dhe shkatërruese serbe në Ballkan, siç veproi njëjtë edhe në luftërat e fundit kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, duke vrarë barbarisht popujt e këtyre shteteve, me synim të formimit, njëherë e përgjithmonë, të Serbisë së madhe, e ashtuquajtur viteve të fundit si "Bota serbe"..!?

Më poshtë po e sjellë sa për ilustrim rolin destruktiv dhe hegjemonist të Kishës ortodokse serbe në Ballkan dhe sidomos në Kosovë, ku gjatë vizitës së sotme ( 5 janar 2024) të patriarkut serb, Porfirije në Kishën e Deçanit, ai ndër të tjera ka deklaruar;

"Uniteti, paqja dhe harmonia lindin nga takimi. Prandaj është e rëndësishme të vini këtu, të takoni njerëzit që jetojnë këtu, të dëgjoni dyshimet dhe dilemat e tyre, si dhe që ata të dëgjojnë tuajat. Në atë dëgjim, me siguri do të lindë diçka e vlefshme. E përsëris edhe një herë, gjëja më e rëndësishme është të dihet se mirëkuptimi, harmonia dhe paqja nuk mund të arrihet përmes trazirave (fjalën e ka për trazirat në Serbi). Mbani mend, nuk mbrohet paqja, harmonia, dashuria, as Kosova në YouTube dhe Twitter, por ejani dhe shikoni, merrni një pjesë të kryqit dhe një pjesë të dhimbjes me vete, ndani të mirat që i keni më të tjerët, lëreni krahërorin tuaj të pushojë mbi të koka që është e lodhur, dhe, atëherë, ti dhe kushdo tjetër që ka nevojë, Zoti do të kujdeset për ne që të kemi paqe dhe dashuri", përfundon citati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat