Lajm i keq për opozitën, Vjosa dhe Albini më të bashkuar se kurrë

Opinione

Lajm i keq për opozitën, Vjosa dhe Albini më të bashkuar se kurrë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 dhjetor 2023 Në ora: 18:12
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Mezi presin të ketë diskutim normal për të analizuar edhe lëvizjet dhe gjuhën trupore të tyre për të shpërndarë dezinformata për tensione mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.

Një takim krejt normal në Kuvendin e Kosovës, në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, opozita përdori mediat nën ndikimin e saj për gënjeshtrën e radhës. Pavarësisht se presidentja e sqaroi " tensionin" për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista", dhe në anën tjetër zëdhënësi i qeverisë "në xhirime shihet kryeministri duke i folur presidentes për këtë çështje", referuar kritikave të Kurtit për diskutim i kryeministrit për bllokim të ligjeve nga Kushtetuesja.

Opozita shpërtheu në delir sikur të kishte fituar zgjedhjet. Të mjerët harruan se demokracia nënkupton edhe mos pajtime, mendime të ndryshme, diskutime për të arritur deri tek harmonizimi i mendimeve me të mira. Tandemi Vjosa-Albini ka shembur klasën politike 20 vjeçare e cila kishte kapur shtetin në të gjitha dimensionet e saja.

Andaj, këta që sot janë në opozitë e kanë të vështirë ballafaqimin me të vërtetën dhe nuk u ka mbet asnjë shpresë për rrëzimin e qeverisë Kurti. Të vetmen shpresë, pa shpresë e kanë në ëndrrat e tyre se mos prishen raportet mes Vjosës dhe Albinit, si e vetmja mundësi që të vijnë në pushtet.

Por, jo, kjo nuk ndodh pasi raportet e tyre janë të bazuara mbi parime e jo pazare. Opozita do të mbes gjatë ku është me shpresa pa shpresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat